POLITIKE

Këlliçi: Kur i cilëson shqiptarët e Maqedonisë së Veriut si idiotë bën karrierë, kush i mbron shkarkohet

Piranjat Përditësimi i fundit 21 Maj 2026, 16:16
Këlliçi: Kur i cilëson shqiptarët e Maqedonisë

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka bërë ditën e sotme një reagim, në lidhje me raportimet se Denion Meidani, ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut është shkarkuar. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Këlliçi shkruan se reagimi i ministrit të Jashtëm, Ferit Hoxha, në lidhje me këtë rast nuk thotë asgjë, ndërsa theksoi se ka mungesë transparence.

Deputeti demokrat thotë se kush i cilëson shqiptarët e Maqedonisë së Veriut si idiotë bën karrierë. Sipas tij, në vend se të shkarkohej Ministri që shkakton një dëm të madh në dilpomaci dhe përçarje tek shqiptarët, shkarkohet ambasadori që qëndron në krah të shqiptarëve.

Postimi i Këlliçit

Nëse i cilëson idiotë bën karrierë, nëse del në mbrojtje të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, shkarkohesh?!
Mediat kryesore në vend e kanë bërë fakt të kryer se ambasadori i Shqipërisë në Shkup, është shkarkuar për qëndrimet që mbajti në mbështetje të protestave të studentëve që dolën në mbrojtje të gjuhës shqipe.
I gjendur në këtë trysni dhe përballë një peticioni që paskan nënshkruar shqiptarë të Maqedonisë së Veriut në favor të ambasadorit, Ministri Ferit Hoxha ka shpërndarë një njoftim, që nuk është as sqarim, as informim, as përgenjështrim!!!

Ai nuk mohon lajmin, por mohon motivet. Pra thotë se lëvizjet në Ministrinë e Jashtme bëhen mbi kritere të tjera.
Feriti kërkon të thotë se nuk ka marrë vendim ndaj tij, për shkak se mbështeti protestën, po për motive të tjera.
Sigurisht, kjo është mungesë transparence dhe në rastin e kryediplomatit tonë po bëhet gjë e zakonshme. Por nga gjithë kjo histori, ka një paradoks që nuk mund të fshihet. Kur i cilëson shqiptarët e Maqedonisë së Veriut si idiotë, siç bëri Feriti, me Edi Ramën bën karrierë, bëhesh Ministër i Jashtëm. Kur kapesh në këtë skandal, as nuk mban përgjegjësi, madje krekosesh me fodullëk para mediave duke thënë se ky etiketim është diçka e vogël, që duhet ta harrojmë.

Ndërsa në të njëjtin subjekt, në të njëjtin rrafsh, nëse del në mbrojtje të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut që u ngritën për të drejtat e tyre bazike siç është përdorimi i gjuhës shqipe, me Edi Ramën rrezikon dhe shkarkohesh. Si mund të ndodhë kjo?! Në vend se të shkarkohej Ministri që shkakton një dëm të madh në dilpomaci dhe përçarje tek shqiptarët, shkarkohet ambasadori që qëndron në krah të shqiptarëve!
Kur do mbajë një herë përgjegjësi zoti Ferit, që erdhi në këtë detyrë si aset, si zbulim i diplomacisë dhe nuk po mbyll një javë të vetme pa shkaktuar një incident.

 

Artikuj te sugjeruar

video

Reagon Cllevio!

Reagon Cllevio!

Matilda,Piranja jonë vegjetariane: gjatë javës kap të korruptuarit, të dielën thyen rekorde në male!

Deklarata e Gjestit!

7 September 2026

Pamje apokaliptike nga Puka!

7 September 2026

Aida, piranja jonë e parë, rikthehet në skuadër më e motivuar se kurrë për të kapur maniakët.

Qytetarët na frymëzojnë çdo ditë. Bisedat e mikpritja e tyre na japin motiv për punën me pasion.

Luela Gaxhja, “stari” i Piranjave, që kërkon çdo ditë rritje rroge.

5 September 2026

5 September 2026

Florjan Binaj rikonfirmon: Do kandidoj sërish si kandidat i pavarur

Edon Kuqi/Piranja jonë politike që ngatërroi ëndrrën e gazetarit me atletin 100m.

Dyshime për zjarrvënie të qëllimshme

Humbi jetën në aksidentin tragjik, një muaj më parë i propozoi për martesë.

Qytetarja denoncon me video ngacmimin ne autobus. #news

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve