Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Vala e defekteve teknologjike në SHBA, shkarkohet shefi i sigurisë kibernetike në Shtëpinë e Bardhë “Surprizat” e motit gjatë kësaj të premteje! Reshje shiu gjatë mëngjesit, pasdite të lokalizuara në ...... Ç'po ndodh me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro SecuriMeter 2026: Perceptimi mbi korrupsionin rritet në Shqipëri, bie në Rajon E premte “e zezë”/ Nga lekët tek tradhtia, për këto shenja gjithçka kthehet përmbys! Dënimi i dytë i Thaçit dhe rreziku i përplasjeve të reja në Kosovë Aksident i rëndë, gazetari sportiv përplaset nga autobusi, detajet e para Tensione para Kryeministrisë, policia nuk lejon qytetarët të protestojnë, hedhin spray lotsjellës Speca me prani të lartë nikeli/ Kroacia bllokon sërish ngarkesat nga Shqipëria, hera e pestë në pak muaj Gjobë 1 milion lekë në muaj çdo filiali poste në Durrës, ja si ngriti skemën Fetah Mataj! Zbardhen dëshmitë... Tensione te Kryeministria, policia shtyn me forcë qytetarët në trotuar “Jalta e re” zgjati 80 minuta/ Fituesit dhe humbësit e takimit historik mes Xi, Trump dhe Putin
POLITIKE

Berisha nga foltorja e Kuvendit: Vlora Hyseni u rekrutua nga kartelet, mazhoranca po mbron narkoshtetin!

P
Piranjat 5 October 2026, 15:43 · 3 min lexim
Berisha nga foltorja e Kuvendit: Vlora Hyseni u rekrutua nga kartelet,

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka rikthyer sërish në qendër të debatit parlamentar çështjen e arrestimit të ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ Kombëtar, Vlora Hyseni. Nga foltorja e Kuvendit, kreu i PD akuzoi mazhorancën socialiste për shmangie të qëllimshme të debatit publik dhe parlamentar mbi atë që e cilësoi si goditjen më fatale ndaj piramidës së sigurisë kombëtare.

Berisha deklaroi përpara deputetëve se ish-kreu i inteligjencës shqiptare është rekrutuar drejtpërdrejt nga rrjetet e krimit të organizuar dhe kartelet e drogës. Sipas tij, Kuvendi është shndërruar në një institucion që i shërben në mënyrë të verbër një strukture shtetërore të kapur nga krimi, duke lejuar që zyrtarë të lartë të mbrohen nga përgjegjësia ligjore.

“Ky Kuvend është shndërruar në një shërbëtor të shpifur të narkoshtetit. Është shndërruar në një dhunues flagrant të interesave më jetike të qytetarëve shqiptarë. Ky Kuvend është shndërruar në një institucion turpi, që po i shërben në verbëri absolute narkoregjimit, narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë.

Ju, në vend se të spostoni çdo gjë nga axhenda dhe të sillni këtu debatin për goditjen fatale, përfundimtare të shtetit shqiptar nga narkoshteti, asgjësimin përfundimtar të shtetit shqiptar nga narkoshteti i Edi Ramës, nuk bëni asgjë. A e dini se çfarë do të thotë shefja e SHISH-it, anëtare e grupit kriminal më të rrezikshëm në Europë? Grupit që dispononte qindra milionë euro për llogari të Ramës, në AKSHI. Grupit që kontrollonte internetin dhe komunikimin e mbarë vendit.

Një pjesë e juaja ka porositur vrasje, një pjesë e juaja ka bërë pazaret më të fëlliqura me kartelet e drogës. Dhe tani bëhemi avokatë të Ramës dhe të Vlora Hysenit. Ju vini mbi interesat e shqiptarëve, të Shqipërisë, por edhe mbi interesat e NATO-s e bashkëpunimit ndërkombëtar, interesat mafioze të një njeriu që s’ka as ligj e as moral, që sillet si padron në terren dhe ju si skllevër të tij.

Unë e kuptoj që lidhjet tuaja me krimin ju detyrojnë ju të mbani qëndrime të tilla. Si mund të shmangni ju një debat para shqiptarëve në një kohë kur shefen e SHISH-it e rekrutojnë bandat, mafia, kartelet? Ku e gjeni ju këtë moral dhe këtë justifikim? Jeni skllevër të padrinos. Ky Kuvend duhet të zhduket sa më parë. Ky shkelmon çdo interes të shqiptarëve.

Po të mos ishin këto, ju Edi Ramën e kishit zhveshur lakuriq, ja kishit nxjerrë të gjitha, problemi është se mbroni ato tuajt ju. Ky kuvend nuk ka moral të ekzistojë, është zëdhënës i Ballukut, i Troplinëve, i Bajrave”, u shpreh Berisha.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.