Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Dënimi i dytë i Thaçit dhe rreziku i përplasjeve të reja në Kosovë Aksident i rëndë, gazetari sportiv përplaset nga autobusi, detajet e para Tensione para Kryeministrisë, policia nuk lejon qytetarët të protestojnë, hedhin spray lotsjellës Speca me prani të lartë nikeli/ Kroacia bllokon sërish ngarkesat nga Shqipëria, hera e pestë në pak muaj Gjobë 1 milion lekë në muaj çdo filiali poste në Durrës, ja si ngriti skemën Fetah Mataj! Zbardhen dëshmitë... Tensione te Kryeministria, policia shtyn me forcë qytetarët në trotuar “Jalta e re” zgjati 80 minuta/ Fituesit dhe humbësit e takimit historik mes Xi, Trump dhe Putin Skandali në Postën e Durrësit/ Jo vetëm pensionet, dyshohet se u vodhën edhe pagesat e qytetarëve për Kadas... Pse kryeministri kanadez shkoi në Kinë dhe nuk mori pjesë në bisedimet e sotme për Ukrainën? Haaland i jashtëzakonshëm, arrin 68 gola sa Mbappe por me 47 ndeshje me pak Arrestohet në Shkodër 45-vjeçari i shpallur në kërkim nga Italia, pritet ekstradimi “Lulet vyshken, por dashuria mbetet gjithmonë”, Brikena Selmanaj merr dhuratën e veçantë, mesazhi i saj ngr...
POLITIKE

Debate te "Ligjet" për Territorialen/ Deputetët e PD: Po pengoni nismën e opozitës! Manja: E kemi diskutuar propozimin tuaj

P
Piranjat 5 October 2026, 13:04 · 3 min lexim
Debate te "Ligjet" për Territorialen/ Deputetët e PD: Po

Diskutimet për reformën administrativo-territoriale kanë shkaktuar debate në Komisionin e Ligjeve mes opozitës dhe mazhorancës. Deputetët e PD-së kundërshtuan mënyrën e konsultimit të projektligjit me bashkitë, duke akuzuar Kuvendin se po pengon nismën ligjore të opozitës. Nga ana tjetër, Kryetari i komisionit, Ulsi Manja, hodhi poshtë pretendimet dhe tha se propozimet e opozitës janë diskutuar në mbledhjet e mëparshme.

Demokratët theksuan se bashkitë nuk mund të ndahen vetëm mbi bazën e numrit të banorëve, duke sjellë si shembull vende të ndryshme ku ekzistojnë njësi vendore me rreth 1 mijë banorë. Ata u ndalën edhe te kundërshtimet e kryetarëve të bashkive dhe këshillave bashkiakë ndaj reformës.

Oerd Bylybashi, deputet i PD: Na thatë se keni nisur shkresën për konsultim. Unë po them këtë gjë, Durrësi nuk e ka marrë. Sot ka mbledhje të përcaktuar të Këshillit Bashkiak dhe nuk i ka mbërritur. Kështu ka ndodhur edhe në bashki të tjera me shumë mundësi. Ky është një sabotim. Kuvendi në mënyrë të qëllimshme pengon iniciativën ligjore të opozitës që të konsultohet dhe të vijnë qëndrimet në lidhje me propozimin.

Saimir Korreshi, deputet i PD: Sot kemi njerëz në rrugë për këtë punë, kryetarë bashkish të majtë, të tredhur. Sepse gjithë kësaj kohe presioni ka qenë 10 për mosmbështetjen e kësaj nisme ligjore. Në të gjithë botën, edhe pse ka bashkia apo komuna me 1000-2000 banorë të shkrihen si gjalp. Ato bashki që do të shkrihen, do të mbeten si kafaze pëllumbash. Nuk vihet në parlament me arrogancë se kemi 83 deputetë, sepse të gjithë këshillat bashkiakë kanë votuar kundër nismës suaj ligjore. Janë 15 raporte bashkish që ju thoni se do t’i modifikojmë, por nuk janë plastelinë. Kështu që prisni nismën tonë ligjore. Kjo nuk është reformë, por nismë ligjore e njëanshme. Nëse doni të bëni diçka, hajde të ulemi, t’i dëgjojmë njerëzit.

Ulsi Manja, kryetar i Komisionit: I kemi diskutuar propozimet tuaja në dy mbledhje radhazi. Përse nuk merrni fjalën për të diskutuar në parim? Mund të shprehni mendimet tuaja politike si t’i doni. Kjo nuk futet në rend dite, e kemi diskutuar një herë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.