POLITIKE

Berisha nga Vau i Dejës: Mos votoni për pasurimin e Tom Doshit se të gjitha paratë i ndan me Edi Ramën dhe nuk ka bërë asgjë për ju

n.f Përditësimi i fundit 5 Prill 2025, 21:39

Berisha nga Vau i Dejës: Mos votoni për pasurimin e Tom Doshit se

VAU I DEJËS- Kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në takimin me banorë të Vaut të Dejës është shprehur se qeveria ka zhdukur miliarda euro. Berisha tha se fermerët i garanton se nafta do t’u jepet me çmim simbolik. Ai mori shembull se si jahtet e miliarderëve shkojën në Durrës dhe Sarandë dhe marrin naftë me 50 lekë litrin.

Berisha shtoi se më 11 maji shqiptarët duhet të votojnë për Shqipërinë e ëndrrave të të rinjve shqiptarë, për Shqipërinë Madhështore. Sipas tij ditët e kryeministrit Edi Rama kanë mbaruar. Sipas tij ai i shndërroi pasuritë e këtij vendi në plaçkë dhe i përzuri fëmijët e Shqipërisë nga Shqipëria. Më tej ai bëri thirrje që të mos votojnë për pasurimin e Tom Doshit pasi sipas tij të gjitha paratë i ndan me Ramën.

"Po, ne do e pastrojmë shtëpinë. Nuk mund të mos pastrojmë ne shtëpinë nga ky grup njerëzish që u lëshuan pas pasurive të shqiptarëve në mënyrën më të papërmbajtur. Të cilët kanë zhdukur miliarda euro. A e dëgjuat të fundit ju? Zëvendëskryeministrja Lubi Balluku shpenzon për larjen e makinës së saj 10 mijë euro në muaj. Iu garantoj që as sulltanesha e sulltanit të Bruneit nuk i shpenzon kaq.

Po si mundet një zyrtare, e njerëzve që marrin 60-70 euro pension, të imagjinojë... po i vjedh ato se këta janë hajdutë xhepash, kjo i ndan me lavazhin se nuk arrij ta kuptoj kurrë. Fermerët i garantoj se nafta do t’u jepet me çmim simbolik. I keni parë këto jahtet e miliarderëve që vijnë në Durrës dhe Sarandë. Vijnë dhe marrin naftë me 50 lekë litrin. I shtrojnë një drekë kryeministrit dhe kryeministri thotë se Shqipëria po bëhet e famshe se po vijnë. Po në qoftë se vijnë, mirë se të vijnë, por naftë falas nuk u japim dot. Vetëm naftën e jahteve e miliarderëve në brigjet tona do të mjaftonte për të gjithë naftën e fermerëve shqiptarë.

Ndaj dhe garantoj se nafta do jetë për fermerët me çmimin më simbolik. Për shqiptarët do ulet në nivelin e çmimit në Kosovë dhe Maqedoni. Çdo taksë është mbi ju, mbi xhepat tuaja, mbi ekonominë tuaj, mbi të ardhurat tuaja. Të dashur miq, 35 ditë janë. Kudo ka një entuziazëm, ka një optimizëm. Një pranverë e vërtetë e demokracisë kjo. Kam udhëtuar edhe jashtë vendit, kam takuar diasporën, kam takuar emigrantët. Ka një entuziazëm dhe vullnet të hekurt për të ndaluar këtë të keqe dhe unë me të drejtë e kam quajtur viti i diasporës.

Kështu që u ftoj të bëjmë gjithçka që çdo familjar i ynë të jetë prezent, me regjistrim ose direkt, më 11 maj për Shqipërinë tjetër, për Shqipërinë e ëndrrave të të rinjve shqiptarë, për Shqipërinë Madhështore. I them këtu para jush Edi Ramës: Ditët e tua kanë mbaruar. Bëre gjithçka, tejkalove çdo lloj norme, çdo lloj ligji, dëshmove se je një shpirt satan si i ati i tij që firmoste varjen e njerëzve. Bëre gjithçka për një Shqipëri pa opozitë. I shndërrove pasuritë e këtij vendi në plaçkë dhe i përzure fëmijët e Shqipërisë nga Shqipëria. I mbajte pensionet më të ulëta dhe bëre një të tretën e kombit të flasë me vete nga varfëria. Nuk ka gjë në botë që të shpëton.

Ke tejkaluar çdo lloj... Prandaj as Bajrët, as Çelët, as Troplinët dhe kush në botë nuk të shpëton ty.
Këtu është PD, është edhe kandidati apo kandidatët e Tomës. Tani, iu bëj thirrje banorëve të Trushit, fshatit të Tomës. Toma, i cili ka pothuajse 20 vjet si argat i Edi Ramës, çfarë bëri për ju o banorë të Trushit përveçse një rrugice, edhe atë përmes bashkisë. Pra, asnjë kontribut. Bleu një parti. Po a voton kush për parti të blerë. A votohet për parti të blerë o miq? Po kurrë o miq. Po në qoftë se ka gjë të shtirë, ajo është një parti e blerë. Pse i them këto? I them këto se çdo votë për Tomën është për pasurimin e Tomës.

Tani ju nuk keni borxh, nuk kanë borxh banorët e kësaj bashkie, as të Shkodrës, të votojnë për pasurimin e Tom Doshit. A e dini ju se ai fiton 3 mijë tendera në vit nga Edi Rama dhe bashkë me Vilma Nushin me ilaçet e tyre të skaduara, qëndrojnë në themel të gjëmës së shqiptarëve që nuk gjejnë derman nga ilaçet që marrin se i kanë pa efekte. Ndaj dhe u bëj thirrje, njerëz të mençur, njerëz të mirë, votoni për veten tuaj dhe jo për pasurimin e Tom Doshit se të gjitha paratë i ndan me Edi Ramën dhe nuk ka bërë asnjë gjë as për Trushin, as për Vaun e Dejës, përveçse për veten e tij," tha Berisha.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë