POLITIKE

Berisha: Sa të jetë Edi Rama, votë nuk ka! Prandaj ne duhet të rrëzojmë këtë mur krimi që na ka dalë përpara

Piranjat Përditësimi i fundit 5 Dhjetor 2025, 13:41

Berisha: Sa të jetë Edi Rama, votë nuk ka! Prandaj ne duhet

Lideri i opozitës, Sali Berisha, në takimin e sotëm me aleatët e Federatës së Opozitës së Bashkuar, tha se me Edi Ramën në pushtet “nuk ka dhe nuk mund të ketë zgjedhje”, duke theksuar se opozita ka përpara detyrën historike për të rrëzuar “murin e krimit” që ka bllokuar vullnetin e qytetarëve dhe procesin demokratik në vend.

Berisha theksoi se kjo tryezë e opozitës është mbledhur për të përcaktuar sistemin më të përshtatshëm zgjedhor dhe për të dorëzuar në komisionin e reformës zgjedhore të gjitha propozimet e hartuara nga ekspertët.

Kreu i PD tha se çdo hap i reformës do të jetë transparent dhe i hapur për qytetarët, duke nënvizuar se me qeverinë aktuale nuk ekziston asnjë garanci zgjedhore. 

Deklarata e plotë

Tani, një sqarim dua të bëj.
Këtu jemi mbledhur për të përcaktuar cili është sistemi më i përshtatshëm.
Kjo tryezë do funksionojë, do mblidhet përsëri.
Ndërkohë unë kërkoj nga ju, me specialistët që keni, të paraqisni të gjitha propozimet pranë komisionit të reformës zgjedhore.
Tani ju e shtruat me të drejtë që ka specialistë, ka edhe të tjerë përveç Oerdit.
Po, por të garantoj që Oerdi, në dijeninë time, një tjetër që të jetë marrë me të drejtën elektorale, që të kuptohemi, e drejta elektorale, siç është e drejta penale, e drejta tregtare, është e drejta elektorale.
Përcaktimet kanë qenë politike ose të imponuara dhe asnjë prej tyre individuale.
Asnjë prej tyre individuale!
Natyrisht kjo nuk është se Oerdi nuk është në një presion nga të gjitha këto sepse ka qenë përfaqësuesi ynë.
Çfarë po bëjmë ne tani?
Ne do bëjmë çdo hap me transparencë të plotë.
Oerdi, dhe jo vetëm Oerdi, aty janë disa përfaqësues, çdo hap do ta kenë transparent përpara qytetarëve dhe do vendosim.
Tani një gjë.
Erdhën zgjedhjet e 11 majit.
Asnjë kusht për t’u futur në ato zgjedhje nuk kishte.
Se në qoftë se unë them që me Edi Ramën nuk ka zgjedhje, unë atë deklaratë e kam të vërtetuar dhe ia vërtetoj kujtdo.
Por midis bojkotit dhe vazhdimit të betejës, ne zgjodhëm vazhdimin e betejës, ndonëse të bindur se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje.
Dhe këtë duhet ta ngulitim ne tek çdo opozitar.
Dhe pastaj a do pranojmë të ulim kokën apo do të pranojmë të ngremë kokën dhe të mbrojmë...
Shikoni në ç’situatë jemi ne.
Edi Rama bën gjithçka për të shtypur votën, Altin Troplini e mbron atë në mënyrën më kriminale.
Ju lutem, shqiptarët duhet ta kuptojnë, dosja 184 dhe dosja 339 u bënë famëzeza në mbarë botën se u botuan në mediat e mëdha gjermane dhe pastaj në mediat e tjera. 
Nuk mund të kishte prokuror në një vend të lirë që të mos vepronte pasi ato ishin regjistruar në përputhje me procedurën e Kodit Penal, përveç Troplinit, Pojës së Skapit dhe atij xhelatit të Sigurimit të Shtetit, Arben Krajës.
Kur dëgjoj opozitarë që bërtasin ‘rroftë Skapi’, gjëja e parë që më shkon ndërmend se këta janë fantazmagorikë, nuk dinë ç’do të thotë pluralizëm.
Më thuaj ti mua çfarë garancie ka një forcë politike që ai bën një listë krimesh dhe ai ia amniston?
A nuk është një licencë për Edi Ramën dhe kriminelët elektorale për t’i vazhduar edhe më shumë dhe i vazhduan edhe më shumë.
E theksova këtë për të parë se sa jetike është guximi dhe qëndresa jonë.
Ne do bëjmë gjithçka në përpjekje të ndershme për një ligj sa më të drejtë elektorale.
Por ne me këto në mënyrë absolute do mashtrojmë veten në qoftë se pranojmë Edi Ramën.
Sa ta pranojmë atë, votë nuk do kemi.
Ka marrë fund vota.
Në një anë e vjedh, në anën tjetër e mbron ai.
Ku është Elvis Doçi sot? Dhëndri i Troplinëve, që është kryesor në klan, dhe ka transportuar tonelata drogë drejt Italisë. I kapur.
I erdhi mandat arresti nga Antimafia Italiane, e mbajti në xhep gjersa vodhi zgjedhjet ai.
Ushtroi terror mbi zgjedhësit dhe çau ferrën dhe iku.
Ai në Shkozet është aty, po nuk shkojnë për ta kapur se është i tyri. Atë çdo natë e takon Ergys Agasi, ky shefi i mafies në kryeministri.
Prandaj miq, të bëjmë gjithçka për të përmirësuar, po të mos harrojmë se detyrën e kemi shumë të madhe.
Ne do të rrëzojmë këtë mur krimi që na ka dalë përpara.

Artikuj te sugjeruar

POLITIKE 5 Dhjetor13:07

Alimadhi: Edi Rama i vjedh zgjedhjet

Gjatë diskutimeve në takimin e opozitës për reformën zgjedhore u theksua se reforma e ardhshme nuk duhet të kufizohet vetëm...

video

Albania; 23/10/2026

Albania; 23/10/2026

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave