POLITIKE

Berisha: Të bashkohemi në emër të familjes shqiptare, e cila është vlera themelore e përjetshme e këtij kombi

n.f Përditësimi i fundit 20 Korrik 2024, 22:01
Berisha: Të bashkohemi në emër të familjes shqiptare, e cila
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalimin e tij edhe mbrëmjen e sotme para mbështësve të mbledhur poshtë ballkonit të tij. Berisha u shpreh se demokratët duhet të bashkohen për detyrimin që kanë ndaj çdo shqiptari që është i trembur, i trysnuar, i frikësuar për ta çliruar atë nga frika me guximin. Sipas tij ky bashkim duhet të bëhet për të shkelmuar frikën dhe terrorin e këtij regjimi dhe për të çliruar Shqipërinë prej tij.

"Të dashur miq, ky bashkim jo vetëm me demokratet dhe demokratët, por me socialistët e zhgënjyer, me qytetarët pa parti dhe me të gjithë shqiptarët që janë të lënduar gjer në shpirt për zbrazjen makabre të këtij vendi, që janë të zymtë, të trishtuar për drejtimin që ka Shqipëria e udhëhequr nga Edi Rama. Që janë të keqardhur dhe përjetojnë me dhembshuri sundimin e egër të mafies mbi shqiptarët. Të bashkohemi se të bashkuar fuqisë sonë asgjë në botë nuk i reziston.


Të bashkohemi në emër të fëmijëve, të rejave dhe të rinjve shqiptarë, që si qytetarë të këtij vendi kanë të drejtën e Zotit, kanë detyrimin të ëndërrojnë dhe të ndërtojnë ëndrrën e tyre më të bukur në Shqipëri. Dhe jo të largohen dhe të marrin rrugët e dheut. Të bashkohemi për detyrimin që kemi ndaj çdo shqiptari që është i trembur, i trysnuar, i frikësuar për ta çliruar atë nga frika me guximin tonë. Për të shkelmuar frikën dhe terrorin e këtij regjimi. Për të çliruar Shqipërinë prej tij.
Të bashkohemi në emër të familjes shqiptare, e cila është vlera themelore e përjetshme e këtij kombi.


Familje që sot përjeton një agresion ideologjik, politik të paparë në histori në asnjë pushtim.
Në qoftë se ne nuk luftojmë për familjen shqiptare, në qoftë se ne nuk luftojmë për vlerat e saj, ne nuk meritojmë të quhemi më shqiptarë. Sepse është ajo që ka sjellë në shekuj e mijëvjeçarë identitetin kombëtar të shqiptarëve në këto troje. Sepse ata që me projekte makabre parashikonin zhdukjen tonë, kishin përcaktuar si objektiv kryesor shkatërrimin e nënës shqiptare, shkatërrimin e familjes shqiptare.


Ja pse ne duhet të bashkohemi me çdo shqiptar, që i thotë prindit prind, nënës nënë, babait baba, kundër këtij agresioni primitiv që kërkon t’i numeratojë ata sikur të mos ishin qenie njerëzore.
Që kërkon nënë fisnike shqiptare ta shndërrojë në një fermë tregu të mafies më të rrezikshme të Shqipërisë." u shpreh Berisha.

Ai shtoi se duhet të bashkohen për dyfishimin e rrogave dhe pensioneve në Shqipëri dhe fitoren e opozitës. Sipas Berishës të mirat e Shqipërisë duhet të shndërrohen në të mira për çdo qytetar të këtij vendi dhe jo në parajsë për klanet kriminale të Edi Ramës, trafikantët dhe bandat e drogës, ministrat dhe familjarët e tij të pangopur.

"Ne ftojmë çdo shqiptare e shqiptar, çdo pensioniste e pensiont, të bashkohet me ne. Pensioni i tyre është poshtërim për ta. Pensioni i tyre është nënçmim për ta. Të bashkohen me ne, që ne mund të shlyejmë detyrimet e mëdha që shqiptarët kanë ndaj asaj gjenerate që u shkri dhe sot numëron qindarkat për kafshatën e gojës.

Numëron qindarkat për ilaçet për shëndetin e tij. Sot qan me lot të ftohta mjerimi sepse qeveritarët vjedhin në një vit 120 përqind shumën totale të pensioneve të tyre. Të bashkohemi për dyfishimin e rrogave dhe pensioneve në Shqipëri. Shqipëria me të mirat e saj duhet të gëzojë çdo shqiptar. Të mirat e Shqipërisë duhet të shndërrohen në të mira për çdo qytetar të këtij vendi dhe jo në parajsë për klanet kriminale të Edi Ramës, trafikantët dhe bandat e drogës, ministrat dhe familjarët e tij të pangopur. Ndaj dhe le të jetë pra miq motoja e bashkimit tonë, për kauzën tonë të drejtë, motoja e ndryshimit, e qeverisë teknike, e zgjedhjeve të lira. E fitores tonë! Fitore, fitore, fitore!" tha ai.

berisha

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë