POLITIKE

"Betejë kriminale mes Ramës dhe Veliajt"/ Berisha: Rama kërkon mandat të 4-tërt në një kohë kur është në rreth të kuq

E.D Përditësimi i fundit 11 Dhjetor 2024, 17:02

"Betejë kriminale mes Ramës dhe Veliajt"/ Berisha: Rama

LEZHË- Kreu i Partisë Demokratike ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kryesinë e PD Lezhë. Gjatë fjalimit tij Berisha u shpreh se Edi Rama po kërkon mandat të 4-tërt në një kohë kur është në rreth të kuq. Gjithashtu ai tha se një narkoshtet është një rrezik i madh serioz, për sigurinë e fqinjëve, vendeve përreth.

"Kërkon mandat të katërt në një kohë kur është në rreth të kuq. Rezolutat e votuara muajin e fundit, atë dhe regjimin e tij, e fusin në rreth të kuq. Komplet, narkoshtet. Por Europa nuk është Amerika latine. Një narkoshtet është një rrezik i madh serioz, për sigurinë e fqinjëve, vendeve përreth. Është një shkrirje e plotë siç e thotë rezoluta, e shtetit me krimin dhe një sipërmarrje e përbashkët kriminale shtet-krim, që mbrojnë, mbështesin njëra-tjetrën. Ju e dëgjuat, shkuan të kontrollojnë Erion Veliajn, i la 1 orë e gjysëm tek dera.

Në një kohë kur kryetarin e partisë së dytë më të madhe opozitare, e morën pa mandat arresti. Nuk është e vërtetë, nuk i kanë paraqitur asnjë mandat. E rrëmbyen, e zvarritën, e goditën vetëm për të terrorizuar qytetarët. Aty pritën 1 orë e gjysëm, 2 gjer sa Velica u hapi derën dhe çfarë thanë? I morëm telefonin. Shkoi aty, e kam thënë dhe e them prap, shkoi eksponenti i klanit të Xibrakës dhe i tha Edi Ramës, se të gjithë dokumentet që ekzistojnë për pjesëmarrjen e Olsi Ramës, në klanin e Xibrakës, do të publikohen nëse nuk tërhiqesh. Dhe Edi Rama u tërhoq. Kanë shkuar në Harabel, në galerinë e saj. Thasë me euro. 220 e sa mijë euro.

Salla sa kjo për masazhe, galeri arti. Për masazhe, tajlandezë. Absolutisht po. Galeria duhet të ishte e artit gjoja. Por tani çfarë po bëjnë? Në këtë moment që po flas me ju, po bëjnë çdo përpjekje që 220 mijëshin ta shkruajnë 20 mijë. Kjo është e vërteta, janë mbledhur anëtarët e organizatës kriminale të Skapit dhe tani duan të ndryshojnë dokumentet. Në një kohë kur, u numëruan, u regjistruan 220 mijë dhe tani duan ti bëjnë 20 mijë. U ndala jo për të shuar kuriozitetin e qytetarëve, por për të treguar se çfarë tensionesh ka mes tyre, çfarë beteje kriminale ka midis tyre," tha Berisha. 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë