
TIRANA- Në një reagim për mediat delegacioni i BE-së në Tiranë shfaqi kritika ndaj mazhorancës pas një votimi ku ajo refuzoi të zbatojë një vendim të gjykatës që i kërkonte Kuvendit të votonte pro dërgimit për interpretim të mandatit të deputetes Olta Xhaçka,
“Ajo çka ndodhi dje nuk është një hap në drejtimin e duhur”, u shpreh BE.
Socialistët zgjodhën të abstenojnë ose të votojnë kundër duke e bërë të pamundur që projektvendimi të miratohej, ndërkohë që kishin rrëzuar në prill një vendim tjetër të ngjashëm të Kushtetueses.
Këto qëndrime të mazhorancës u cilësua nga gjykata si “shkelje të rënda të Kushtetutës” dhe sipas saj përbënin “cënim të themeleve të shtetit”.
BE gjithashtu vë në dukje se “zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga Parlamenti është një çështje thelbësore pasi lidhet me kontrollet dhe balancat institucionale në sistemin demokratik të vendit”.
Delegacioni i referohet raportit të fundit të BE-së mbi Sundimin e Ligjit në Shqipëri, ku janë shprehur shqetësimet lidhur me faktin që disa vendime të Gjykatës Kushtetuese nuk janë zbatuar nga Parlamenti.
“Përfshirë edhe në lidhje me këtë çështje, ku vendimi i Gjykatës Kushtetuese daton më shumë se një vit e gjysmë më parë (janar 2023)”- thuhet në reagimin e dhënë nga delegacioni për mediat në Tiranë.
Çështja e mandatit të Xhaçkës ka krijuar një precedent në marrëdhëniet mes Kuvendit dhe Gjykatës Kushtetuese, pasi PS e mbrojti Xhaçkën, së pari me procedurë parlamentare dhe më pas duke dalë kundër vendimeve të gjykatës që e “urdhëronin” Kuvendin që të votonte pro dërgimit të mocionit për interpretim.
Qëndrimet e mazhorancës bien në kundërshtim me praktikën e mëparshme parlamentare për dërgimin për interpretim në gjykatë të mandateve të deputetëve, kur ndaj tyre ka pasur akuza apo indicie se kanë shkelur nenin 70 të Kushtetutës, i cili u ndalon deputetëve të përfitojnë pasuri publike.
Xhaçka akuzohet nga opozita se ka përfituar të mira publike në kundërshtim me Kushtetutën, pasi bashkëshorti i saj, Artan Gaçi, një ish-deputet socialist përfitoi statusin e “investitorit strategjik” për ndërtimin e një hoteli me 5 yje në Dhërmi.
Gjatë kohës që Xhaçka mbante detyrën e ministres së Jashtme në kabinetin qeveritar, Këshilli i Ministrave mori vendim për të dhënë në përdorim për 30 vite brigjet e detit para hotelit./ BIRN
olta xhaçka
Artikuj te sugjeruar
r.ll
POLITIKE
13 Shtator15:05
Akuza të forta ndaj Ilir Metës, pagoi 300 mijë euro për t’i dhënë dekoratën e lartë Sulejman Rexhepit
ilir meta, sulejman rexhepi
TIRANË- Ditën e sotme në media po qarkullon një lajm me akuza të forta ndaj presidentit të Partis...
n.f
POLITIKE
13 Shtator14:59
Apeli i GJKKO lë në fuqi masën e arrestit shtëpiak për Berishën dhe Malltezin
Foto ilustruese
TIRANË- Apeli i Gjykatës së Posaçme ka vendosur ditën e sotme që të mos ndryshojë masat e si...
r.ll
POLITIKE
13 Shtator14:43
Mandati i Olta Xhaçkës/ Zbardhet letra e Spiropalit drejtuar Komisionit të Venecias: A mundet Gjykata Kushtetuese të krijojë normë të re kushtetuese?
olta xhacka
TIRANË- Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, pasi mazhoranca votoi kundër dërgimit të mandatit të Olta Xhaçk&...
n.f
POLITIKE
13 Shtator13:38
"Atë gojën çorape që ka Rama do ta mbyllim një herë e mirë", Kalaja nga protesta: Do të marrë përgjigjen e merituar në vitin 2025!
Kalaja
TIRANË- Avokatja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, Adriana Kalaja ka marrë pjesë ditën e sotme n...
r.ll
POLITIKE
13 Shtator13:18
Kërkoi zëvendësim të masës së sigurisë, Jamarbër Malltezi del nga GJKKO: Masat janë të pavlefshme, prokuroria e nënshtruar politikisht
jamarber malltezi
TIRANË- Jamarbër Malltezi ka dalë nga ambjentet e Gjykatës së Posaçme, ku ka kërkuar ndryshim të...
r.ll
POLITIKE
13 Shtator13:17
PS kundër dërgimit në GJK të mandatit të Xhaçkës, delegacioni i BE: Nuk është hap në drejtimin e duhur
olta xhacka
TIRANË- Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka reaguar lidhur me votimin e socialistëve dje në Kuvend kundë...