POLITIKE

Boçi: Reforma territoriale e 2014 ka dështuar, pa konsensus ajo mbetet e kotë

Piranjat Përditësimi i fundit 28 Prill 2026, 18:25
Boçi: Reforma territoriale e 2014 ka dështuar, pa konsensus ajo

Në Elbasan ka nisur takimi i tretë i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrative Territoriale, në kuadër të dëgjesave publike me qytetarët, përpara hartimit të propozimeve konkrete për reformën.

Bashkryetari i Komisionit, Luciano Boçi, theksoi rëndësinë e këtyre dëgjesave si baza reale për vendimmarrje politike, duke nënvizuar se politikat e qëndrueshme duhet të burojnë nga problemet konkrete të qytetarëve dhe jo nga vendime të shkëputura nga realiteti. Boçi pranoi se prania e tij në këtë proces mund të perceptohet si e ndërlidhur me qytetin, por e cilësoi këtë si një vlerë të shtuar: si banor, si politikan i formuar në Elbasan dhe si pjesë e botës akademike, ai argumentoi se përfshirja e drejtpërdrejtë rrit përgjegjësinë dhe cilësinë e debatit.

Ai ngriti shqetësime konkrete mbi pasojat e reformës së vitit 2014–2015, duke përmendur mungesën e investimeve në bujqësi, nivelin e ulët të shërbimeve publike dhe mungesën e përfaqësimit për zona të tëra, veçanërisht në zonat rurale. Sipas tij, këto problematika kanë ndikuar drejtpërdrejt në përkeqësimin e jetës së qytetarëve dhe në rritjen e fenomenit të shpopullimit.

‘Pyetja thelbësore është: a e lehtësoi kjo reformë jetën e qytetarëve? Të gjitha raportet ndërkombëtare dhe vëzhgimet vendase tregojnë se jo,’ u shpreh ai. Boçi theksoi se reforma territoriale nuk duhet parë thjesht si një ndryshim hartash, por si një instrument për të përmirësuar modelin e qeverisjes vendore, duke e bërë atë më afër qytetarit dhe më efikase në ofrimin e shërbimeve.

Në këtë kuadër, ai deklaroi gatishmërinë e Partisë Demokratike për të mbështetur çdo ndryshim ligjor që forcon kompetencat e pushtetit vendor dhe rrit autonominë e tij, por duke e lidhur këtë domosdoshmërisht me një rishikim të hartës territoriale. Sipas tij, kjo nuk është një çështje politike apo partiake, por një kërkesë e drejtpërdrejtë e qytetarëve për më shumë përfaqësim dhe shërbime më cilësore.

Në fund, Boçi sqaroi se reforma territoriale nuk është një detyrim i drejtpërdrejtë i procesit të integrimit europian, por mund të ndikojë ndjeshëm në rritjen e eficiencës në përdorimin e fondeve dhe në përmirësimin e qeverisjes vendore. Në vijim të dëgjesës publike të zhvilluar në Elbasan, bashkryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrative Territoriale, Luciano Boçi, reagoi gjatë replikave me qytetarët, duke vënë në pikëpyetje vetë thelbin e rishikimit të reformës së vitit 2014.

Ai ngriti një pyetje thelbësore mbi arsyet e ndërhyrjes në hartën aktuale administrative:

“Nëse reforma e vitit 2014 ka qenë e mirë, atëherë pse po kërkojmë sot rishikim? Nuk mund të përsëriten të njëjtat argumente si atëherë, pa u treguar konkretisht ku qëndron problemi sot.”

Boçi theksoi se një proces i tillë nuk mund të përsëritë gabimet e së kaluarës, duke kujtuar se opozita ka qenë pjesë e komisionit të reformës në vitin 2014, por sipas tij është përjashtuar nga vendimmarrja përfundimtare.

“Sot, nëse secila palë del me hartat e veta pa dakordësi, gjithçka bëhet e kotë. Këtu nuk bëhet fjalë për forcë politike, por për konsensus. Ne duam një reformë për të gjithë shqiptarët,” u shpreh ai.

Replika e Boçit erdhi pas një serie pyetjesh dhe komentesh nga qytetarë të pranishëm në dëgjesë, jo vetëm nga Elbasani, por edhe nga zona të tjera të qarkut si Gramsh dhe Prrenjas, të cilët ngritën shqetësime mbi mungesën e shërbimeve, përfaqësimit dhe investimeve në zonat e tyre. Diskutimet reflektuan një shqetësim të gjerë mbi efektet e reformës aktuale dhe nevojën për një qasje më gjithëpërfshirëse në hartimin e modelit të ri të qeverisjes vendore.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë