POLITIKE

Topalli: Regjimi po përjashton votën e gjysmë milioni shqiptarëve

Piranjat Përditësimi i fundit 23 Dhjetor 2025, 10:46

Topalli: Regjimi po përjashton votën e gjysmë milioni

Deputetja Jozefina Topalli ka reaguar ashpër ndaj vendimeve të Sekretariatit për Procedurat dhe Rregulloren e Kuvendit, duke i cilësuar ato si dhunë politike dhe brutalitet institucional ndaj opozitës. Ajo thekson se përjashtimi i 29 deputetëve në një ditë është i paprecedentë dhe pa asnjë bazë reale shkeljeje parlamentare.

Topalli thotë se përjashtimi dy-mujor të deputetëve të opozitës përbën heqje faktike të mandatit për një grup që përfaqëson mbi gjysmë milioni vota, në kushte zgjedhore të kritikuara edhe nga OSBE-ja.

Sipas Topallit, këto veprime tregojnë një pushtet të lëkundur, ndërsa denoncon standardin e dyfishtë: ndëshkim ekstrem për opozitën dhe mbrojtje politike për qeverinë, duke përmbyllur se “ligji për opozitën është çekan, ndërsa imuniteti për pushtetin është mburojë”.

Postimi:

Sot është mbledhur Sekretariati për Procedurat dhe Rregulloren e Kuvendit.
Jo për të zbatuar ligjin, por për ta shndërruar rregulloren në mjet dhune politike.
Deri në vitin 2013 nuk ka ndodhur kurrë që të përjashtohen 29 deputetë në një ditë.
Nuk ka ndodhur as kur deputetë janë plagosur në seancë plenare.
Sot po.
Sot përjashtohen deputetë që nuk kanë kryer asnjë veprim që, në kushte normaliteti parlamentar, të thyejë rregulloren.
Dhe sikur kjo të mos mjaftonte, po përgatitet përjashtimi 2-mujor — që në thelb është heqje mandati për një grup opozitar që përfaqëson mbi gjysmë milioni vota, të marra në kushte ku, siç thotë OSBE-ja,
vija ndarëse mes shtetit dhe partisë është fshirë.
Ky nuk është disiplinim parlamentar.
Është brutalitet institucional.
Është brutalitet politik.
Është brutalitet ndaj votës.
Kjo ndodh sepse regjimi është thellësisht i lëkundur.
Nga përgjimet po del një e vërtetë tronditëse:
grupe të pushtetit rrëmbejnë njerëz, negociojnë në zyra private, dyfishojnë shifrat e tenderave dhe veprojnë si strukturë kriminale e organizuar, pjesë e së cilës janë segmente të qeverisë sot nën hetim nga drejtësia.
Pushteti mendon se duke përjashtuar deputetët e opozitës, do ta ketë më të lehtë të mbijetojë.
Gabohen.
Kjo ndodh ndërkohë që Kryeministri ka dhënë urdhër të mos hiqet imuniteti i zëvendëses së tij, e akuzuar për vepra shumë të rënda.
Ligji për opozitën është çekan.
Imuniteti për pushtetin është mburojë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?