POLITIKE

'700 mijë euro nga taksat', Cara: Kjo qeveri e quan paranë publike pronë private

Piranjat Përditësimi i fundit 23 Dhjetor 2025, 09:18

'700 mijë euro nga taksat', Cara: Kjo qeveri e quan paranë

Deputeti i Partisë Demokratike, Igli Cara, nga studioja e emisionit “Kafe Shqeto”, ditën e sotme u ndal te situata politike në vend, duke theksuar se opozita duhet të këmbëngulë me forcë për krijimin e një qeverie teknike si kusht i panegociueshëm për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme dhe të lira.

Duke u ndalur te përgjimet e publikuara së fundmi, deputeti demokrat i cilësoi ato si tronditëse dhe si provë të qartë të mënyrës se si funksionon kjo qeveri.

Cara përmendi drejtpërdrejt skandalin ku, sipas përgjimeve, numri dy i qeverisë Rama, Belinda Balluku angazhohet për të çliruar 700 mijë euro fonde publike për një biznesmen, pas presioneve të ushtruara nga persona të lidhur me pushtetin.

Ai theksoi se në këto biseda del hapur logjika e qeverisë, ku paratë publike trajtohen si pronë private për t’u shpërndarë te media dhe për të ndërtuar propagandë, me qëllim final vjedhjen e zgjedhjeve.

Sipas Carës, ky skandal nuk është një rast i izoluar, por pjesë e një sistemi të mirëorganizuar, ku krimi i organizuar, propaganda mediatike e financuar me para publike dhe manipulimi i zgjedhjeve funksionojnë si një trekëndësh në shërbim të pushtetit.

Ai nënvizoi se nuk mjafton goditja e disa emrave apo funksionarëve të veçantë, por duhet të shembet i gjithë mekanizmi i korrupsionit që mban peng demokracinë.

Deputeti i PD-së theksoi se opozita duhet të jetë e palëkundur në kërkesën për qeveri teknike, pasi çdo alternativë tjetër do të thotë riciklim i të njëjtës makineri që grabit votën e qytetarëve.

Deklarata e plotë:

"Unë mendoj që hapi i radhës së opozitës duhet të jetë këmbëngulmi me forcë për një qeveri teknike, sepse duhet patjetër që të shkojmë në zgjedhje të parakohshme, duhet që ta përgatisim me qeveri teknike.

Sepse nuk mund të bëjmë gabimin dhe të themi që kërkojmë zgjedhje të parakohshme, se nuk do të ndryshojë gjë, sepse të gjithë elementët e shtetit janë pjesë ose mekanizëm i kësaj qeverie për të për të vjedhur zgjedhjet.

Pra, pikërisht, hap pas hapi, qytetarët duhet të kuptojnë që duhet të jemi të fortë që të kalojmë në qeveri teknike dhe më pas në zgjedhjet e parakohshme. Mos harrojmë, duhet të kapim një moment dhe këtu duhet të ndalemi. Këto përgjimet ka diçka të tmerrshme.

Aty thuhet, është një përgjim ku zonja Balluku angazhohet që të çlirojë 700 mijë euro për një biznesmen se kishte ndërhyrë mik Karlo Bollino, apo jo? E bëri presion Karlo. Dhe  kjo i thotë drejtorit të rrugëve, thotë, çunat e tjerë kanë paguar nga xhepat e tyre për mediat, kurse ti më krijon probleme ku thjesht ke për të dhënë para publike. Më kupton?

Këto paranë publike e quajnë të vetën, kjo tregon gjithë filozofinë e kësaj qeverie.

Merr para publike, kalo tek media, bëj propagandë, vidh zgjedhjet. Ky është një, edhe bashkë me krimin e organizuar. Pra krim, vjedhje zgjedhore, propagandë media, ky është një trekëndësh që është në funksion të qeverisë.

Dhe pikërisht unë këtu kam dhe një thirrje dhe për SPAK-un. Nuk mundet të themi vetëm të godasim pikërisht këto elementët e kësaj qeverie të korruptuar, Balluku, drejtorët e me radhë, drejtoreshën e Nakshit e të gjitha.

Këtu duhet të futet gjithë, edhe mediat që kanë marrë para nga fondet publike, sepse ky është sistemi.

Pra ky trekëndësh nuk mund të goditet vetëm një pjesë e këtij ingranazhi të madh korrupsioni dhe krimi që vjedhin zgjedhjet. Jo, duhet goditur i tëri. Dhe në qoftë se do të bëhet kjo, atëherë do të themi që SPAK-u ka kryer detyrën.

Sepse në qoftë se ti godet vetëm një ingranazh, hoqe Ballukun dhe vure këtë tjetrin në atë detyrë, ingranazhi tjetër zëvendësohet dhe pastaj makineria vazhdon punon. Pra goditja duhet të bërë tërë sistemin.

Pra kjo është gjë për t'u ndalur dhe unë i m'shoj fort kësaj pike, që sistemi nuk goditet vetëm me një pjesë të ingranazhit. Sistemi goditet i tëri.".

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?