POLITIKE

Bushati: Skandali i Irena Gjokës, ‘faqja’ më e turpshme e drejtësisë së re

Piranjat Përditësimi i fundit 30 Janar 2026, 20:15
Bushati: Skandali i Irena Gjokës, ‘faqja’ më e turpshme e

Analisti Andi Bushati, në një intervistë për SYRI TV me gazetaren Armela Ferko, e ka cilësuar çështjen e gjyqtares Irena Gjoka si një nga episodet më të errëta dhe më të turpshme të historisë së drejtësisë së re.

Sipas Bushatit, pavarësisht se është faktuar se ajo ka gënjyer në formularin e dekriminalizimit dhe se vetingu i saj është nul, institucionet e drejtësisë po bëjnë gjithçka për ta mbajtur në detyrë, duke u sjellë sikur e vërteta nuk ekziston. Ai theksoi se ky qëndrim është një shërbim i drejtpërdrejtë ndaj pushtetit, duke e kthyer drejtësinë në një instrument politik.

Andi Bushati: Në historikun e shkurtër të kësaj drejtësie së rilindur, kjo është një nga faqet më të, më të turpshme, ëh? Është bërë mbi, mbi gati tre vjet që sot ne, dy vjet e gjysëm që flasim për skandalin e një gjyqtareje, që në thelb nuk duhet të ishte më gjyqtare, sepse është kapur duke gënjyer në dokumentin e dekriminalizimit. Pra, vetingu i saj është nul. Dhe megjithëse ka kaluar kaq shumë kohë, çfarë shohim sot? Sot shohim që ka një përpjekje të gjitha institucioneve të drejtësisë për ta mbajtur atë në punë. Pra, kemi një gjyqtare, e cila me dokumente false kalon në Greqi, kapet nga autoritetet greke, dënohet atje, dëbohet nga Greqia dhe, pavarësisht, ta zëmë për një moment se Greqia i ka rënë në qafë.

Minimumi që ajo kishte detyrimin të bënte, do të ishte që këto t'i shkruante, t'i pohonte në formularin e drejtësisë. Pra, pra krimi i saj nuk është vetëm ai që ka bërë në kufirin shqiptaro-grek. Krimi tjetër është edhe që ka gënjyer gjatë procesit të vetingut. Kjo gënjeshtër tashmë është e zbardhur në dritën e diellit. E ka konfirmuar edhe Prokuroria e Përgjithshme e prapë ne jemi në pikën që të gjithë sillen sikur mbreti është lakuriq dhe sikur nuk e shohim që është i, është i tillë. Në këtë, në këtë kuptim prandaj them është një histori ë, tejet e turpshme.

Është e turpshme edhe për vetë Këshillin e Lartë të Drejtësisë, ëh? Kur gazeta greke ‘Ta Nea’ e nxorri për herë të parë skandalin e Irena Gjokës, Këshilli i Lartë i Drejtësisë menjëherë doli me një deklaratë që këtu kërcënohet pavarësia e gjyqësorit e të tjerë e të tjerë. Sot kur e njëjta gjë faktohet dhe nga autoritetet shqiptare, pra nuk ka më asnjë alibi për Irena Gjokën, sot Këshilli i Lartë i Drejtësisë sillet si struc.

Domethënë, pse bëhet kjo? Kjo natyrisht bëhet sepse Irena Gjoka është kamikazja e drejtësisë së re e përdorur kundër të gjitha çështjeve gjyqësore që kanë të bëjnë me opozitën.

Janë të gjitha bashkë. E para, mund të ketë akoma çështje për të mbyllur. E dyta, për të dhënë simbolin që në këtë drejtësinë e re, njerëzit që Rilindjes i shërbejnë si kamikazë, nuk shiten kollaj. E treta, për të treguar se edhe kur denoncimet që bën Sali Berisha apo opozita mund të nisen nga baza reale, janë 100% të vërteta, prapë për pushtetin ë autoritar, ato nuk kanë asnjë vlerë. Pra, ka një sërë arsyesh pse bëhet kjo. Por, goditja e opozitës është vetëm njëra anë e medaljes. Ana tjetër e medaljes është shërbimi ndaj pushtetit.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?