POLITIKE

Bylykbashi: PS po zvarrit qëllimisht heqjen e imunitetit të Ballukut për të ndikuar hetimin e SPAK

Piranjat Përditësimi i fundit 23 Shkurt 2026, 17:57
Bylykbashi: PS po zvarrit qëllimisht heqjen e imunitetit të Ballukut

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, akuzon mazhorancën për zvarritje të qëllimshme të procedurave për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, duke i dhënë asaj një afat prej më shumë se dy muajsh për të ndikuar potencialisht tek provat e procesit hetimor.

I ftuar në emisionin ‘Task-Forcë’ në SYRI TV me Sonila Meçon, Bylykbashi zbuloi se Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin u mblodh me një vonesë të pajustifikuar, pavarësisht se kërkesa e prokurorisë kishte mbërritur që më 19 dhjetor. Sipas tij, vetë organi i akuzës kishte kërkuar një vendimmarrje të shpejtë, brenda 3 deri në 5 ditësh, për shkak të rëndimit të rrethanave të çështjes. Opozita, tha ai, i është drejtuar pesë herë me kërkesë zyrtare Kryetarit të Kuvendit për të mbledhur Këshillin, por këto kërkesa janë refuzuar në mënyrë të vazhdueshme.

Oerd Bylykbashi: Së pari, ajo mbledhje duhet të ishte publike, me përjashtim të atyre momenteve kur prokuroria do të kërkonte me të drejtë, do të kërkonte për ruajtjen të sekretit hetimor, të ndërpritej transmetimi live. Kjo është shumë e rëndësishme. Publiku duhet të dëgjonte se si, jo vetëm argumentat tonë në lidhje me këtë çështje, sepse ne kemi një qëndrim mjaft të qartë në raport me imunitetin, që nga momenti kur si mazhorancë e Partisë Demokratike në vitin 2012 e kufizuam. Dhe nuk jemi, ne nuk jemi ekuivoke përsa i përket kësaj. Sa kohë kemi qenë ne në pushtet, kërkesat e prokurorisë për heqjen e imunitetit nuk kanë qenë kurrë në diskutim. Ndërkohë ajo që keni parë është që Partia Socialiste, duke filluar me rastin e Tahirit, vendosi procedura të reja de facto, duke e kthyer Këshillin e Imunitetit, Këshillin e Rregullores së Mandateve dhe Imunitetit në një lloj kuazi gjykate, gjë që s'është detyra e parlamentit.

Dhe më pas me ndryshime që bën në vitin 2019, mos gaboj, pa opozitën prezente, në atë kohë ne s'ishim në parlament, duke e forcuar këtë. Por rasti i Ballukut është i veçantë. Është i veçantë se në qoftë se në raste të tjera ne kemi patur brenda dy deri në nëntë ditësh maksimumi, është hequr nga momenti i ardhjes së kërkesës deri në vendimin për heqjen e imunitetit, maksimumi kanë kaluar dy deri në nëntë ditë. Kësaj radhe jemi, seanca që shkoi ka qenë e datës 19 dhjetor dhe pak ditë më përpara kishte mbërritur kërkesa. Nga data 19 dhjetor, vetëm sot për herë të dytë mblidhet komisioni, Këshilli i Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit, ndërkohë që ne kishim bërë pesë herë kërkesën zyrtare, mbi bazën e rregullores, neni 118, që na jepte të drejtën gjysmës së komisionit, pesë anëtarë që ishim ne, të kërkonim thirrjen e mbledhjes dhe kryetari i Kuvendit në mënyrë të vazhdueshme e refuzoi o me shkresë, ose me veprime faktike.

Ne gjithashtu, pra jo vetëm kishim të drejtën e thirrjes së mbledhjes, por pesë anëtarë, ndryshe nga rastet e tjera, pra jo 50% plus 1, por gjysma, mjafton sipas rregullores për të bërë kuorumin. Të gjitha këto përpjekje për të prodhuar dy, më shumë se dy muaj vonesë nga momenti kur prokuroria erdhi dhe tha, mundësisht brenda tre deri në pesë ditësh të merrni vendim. Sepse rrethanat e çështjes janë rënduar shumë, jo vetëm për shkak se është rritur numri i procedimeve, pra i procedurave të tenderimit që ishin marrë nën hetim, nga dy fillimisht, kishin shkuar, pra ishin shkuar, i ishin shtuar dhe shtatë ose tetë të tjera. Dhe, gjithashtu, atëherë, që atëherë prokuroria na bëri me dije që dëshmitarja, ishte dëshmitare, kjo e pandehura, deputetja, ministrja, zëvendëskryeministrja Balluku, kishte intimiduar dëshmitarë. Kjo dilte qartë edhe nga dokumentacioni që na kishin lënë, por pavarësisht kësaj, Edi Rama dha urdhrin e qartë, kryetari i Kuvendit nuk e bëri dysh dhe ne nuk e patëm mundësinë që ta bënim këtë debat.

Ishte mjaft interesante se si edhe avokati i zonjës Balluku tha që në një çështje të tillë edhe sekondat dhe minutat kanë shumë rëndësi. Po pavarësisht se edhe ai ishte i bindur për këtë gjë, mazhoranca i dha hapësirën e plotë që të krijojë të gjithë situatën, mundësisht për të ndotur dhe helmuar provat dhe për rrjedhojë dhe procesin penal. Ajo që ne, nëse do të kishit qenë në një lidhje publike, pra në një lidhje live me transmetim publik në mbledhjen e komisionit, ju do të dëgjonit se si Partia Socialiste kishte pyetje vetëm për prokurorinë. Nuk kishte fare pyetje për avokatët e zonjës Balluku. Dhe e gjithë përpjekja ishte të argumentonin se pse nuk duhet të hequr imuniteti. Ajo që bën përshtypje është që vetë mazhoranca, por edhe avokatët e zonjës Balluku, pranuan faktin që nuk ka gjurmë, të dhëna për ndjekje politike. Nëse është ky konkluzioni, pra dhe ata janë të bindur, këtu mbaron i gjithë ky diskutim.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?