Horoskopi për ditën e sotme, 24 Korrik 2026
DashiAna juaj sensuale ka të ngjarë të shfaqet sot. Takimet romantike janë intensive dhe pasionante, prandaj sigurohuni që t’u ...
DashiAna juaj sensuale ka të ngjarë të shfaqet sot. Takimet romantike janë intensive dhe pasionante, prandaj sigurohuni që t’u ...
Finalja e Kupës së Botës 2026 do të mbahet mend gjatë, jo vetëm për festën madhështore në Spanjë pas tr...
Teksa vazhdon seanca parlamentare mësohet se policia ka shoqërua 12 protestues pas tensioneve gjatë tubimit para Kuvendit....
Federata Norvegjeze e Futbollit pritet të paraqesë një ankesë zyrtare në Komitetin e Etikës së FIFA-s për një ven...
Një mesazh goditës që vjen nga protesta para Kuvendit. Qese me mbetje, janë vendosur nga qytetarët, te kordoni policor, ndërsa ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpërthyer me akuza dhe fyerje ndaj deputetit socialist Blendi Klosi gjatë seancës plenar...
Mosfunksionimi i sistemit të frenimit apo një kolaps shëndetësor i drejtuesit të mjetit dyshohet se mund të jetë shkaku i a...
Dita e nesërme pritet të jetë e ethshme për familjen e madhe socialiste, teksa në korridoret e kësaj force politike përflit...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka reaguar në Kuvend pas deklaratave të ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari, d...
Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Hoxha është sulmuar me vezë nga protestuesit. Këta të fundit i kanë zënë pr...
Nga Lutfi Dervishi
Diella u ul të meditojë. Jo gjatë. Sa për një status. U frymëzua nga motoja më e fundit e Diellit. Në fakt, për moto, Diellit nuk ia ha qeni shkopin:
“Vetëm për para”,
“S’ka kohë për pushim”,
“Shqipëria që duam”,
“Deputeti që duam”,
“Policia që duam”,
“Shqipëria 2030”.
Por moto e ditëve të fundit e emocionoi edhe vetë Diellen
"Punët e Shqipërisë"! Gjeniale! E thjeshtë si procedurat e "paketës së Maleve”, e thellë si gropa në Dragostuje, e rëndë si dosja e Akshi-t në SPAK.
Diella kaloi në komandën search dhe gjeti një listë punësh, që siç thuhet shpesh në Shqipëri janë "drejt finishit".
1. Rruga Tiranë–Durrës, kantier që po ja (s)kalit nervat shqiptarëve. Plot 38 km e gjatë.
2. Rruga e Ndroqit. 38 km, por nuk duhet harruar që ka mbaruar 70 % e fazës së parë prej 2 km.
3. Hekurudha Tiranë- Rinas - Durrës, zëre se ka përfunduar që në 2024 kur ju premtua Presidentes së Komisionit Europian Ursula Von der Leyen.
4. Tuneli i Murrizit, një kryevepër inxhinierike shqiptare dhe dëshmi e ndërtimit të kapitalizmit, duke u mbështetur 100% në forcat tona. Është kaq e sigurtë sa nuk ka nevojë për kolaudim!
5. Ujë i pijshëm 24 orë çdo javë.
6. Ura Velipojë- Ulqin, që lidh imagjinatën me diplomacinë.
7. Korridori Blu, një projekt ide kaq e bukur sa është mëkat ta prishesh duke e ndërtuar.
8. Korridori 8, drejt kilometrit të fundit, me ca pengesa në Dragostuje.
9. Bypass-i i Elbasanit, zëre se ka nisur.
10. Fondi sovran i naftës së Shpiragut, që po bën të mundur përballimin e pasojave të luftës në Iran.
Diella ndaloi. Mori frymë thellë, si para një konference shtypi që i di pyetjet që do t'i bëhen.
“Me gjithë këto punë,” tha, “populli duhet të tregojë pak më shumë mirënjohje. Minimumi, të propozojë anulimin e zgjedhjeve. Qeveria ka punë më të rëndësishme sesa të fitojë zgjedhjet, duhet të fitojë kohë. Zgjedhjet janë humbje kohe, aq më tepër kur dihet se kush fiton".
Madje, shtoi me një realizëm të admirueshëm:
“Me gjithë këto punë, hallall edhe ndonjë korrupsion elitar. Nuk mund të kërkosh perfeksion në çdo sektor.”
Pastaj kaloi në “reflection mode”. Dhe aty i doli e qartë:
ky vend nuk ka nevojë për shumë drejtues. Ka nevojë për një. Një kryebashkiak.
Kur kaloi te krahasimet europiane, sepse çdo reflektim serioz kërkon një bazë të dhënash, u bind plotesisht.
“Shqipëria ka rreth 2 milionë banorë.” Pra afërsisht sa një bashki e madhe europiane.
Për shembull edhe vetë Vienna perandorake, me gjithë operat dhe tramvajet, rrotullohet rreth këtij numri. Budapesti, me Danubin në mes dhe turistët mbi të, po ashtu.
Edhe Barcelona, me det, futboll dhe kujtimin e Leo Mesit sa Shqipëria është. Vetë Roma e cila nuk është ndërtuar në një ditë, 2 milionë banorë ka!
Diella e mbylli meditimin me një përfundim që jo vetëm i dukej logjik, por i vetmi i mundshëm dhe pati kujdes ta shprehte me modestinë karakteristike të Diellit.
“Nuk është Shqipëria që ka nevojë të hyjë në BE.
Është BE që duhet të aplikojë për të hyrë në Shqipëri.”
Pastaj shkroi statusin. Mori 1847 like brenda një minute. Mori frymë thellë dhe tha: u kry!
Në një intervistë në emisionin “Task Force” në Syri TV, avokatja Adriana Kalaja deklaroi se SPAK-u nuk po vepron në m&...
Drejtuesi i Departamentit për Mbrojtjen e Familjes në PD, Aulon Kalaja, ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me ç...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi me anë të një shkrimi në rrjetet sociale, shkruan se, Edi Rama ka marrë...
Mazhoranca socialiste rrëzoi të martën në Konferencën e Kryetarëve dy kërkesa të deputetëve të opozitës p...
Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, deklaroi në Syri TV se çmimi i lartë i naftës po rëndon ekonominë dhe...
Gazeta e njohur austriake ‘Der Standard’ publikoi një analizë të gazetares së njohur Adelheid Woelfl në lidhje me situat&...
Kreu i PD-së Sali Berisha në një bashkëbisedim me gazetarët nga selia blu foli për nivelin e lartë të çmimit t&...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka ironizuar ish drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, duke thënë se ia &lsquo...
Kreu i PD Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se ka vjedhur paratë e shqiptarëve. Gjithashtu ai nënvizon se...
Konferenca e Kryetarëve është mbledhur sot për të diskutuar ndryshimet e rregullores së Kuvendit, ku Gazmend Bardhi, kreu i Grup...