POLITIKE

"Do mbajmë çdo premtim dhe do rikthejmë ligjin në vend"! Berisha: Uroj që festat e tjera t’i bëjmë me një fitore më 11 maj

E.D Përditësimi i fundit 25 Dhjetor 2024, 19:58

"Do mbajmë çdo premtim dhe do rikthejmë ligjin në

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalimit tij në takimin me LDG për festat e fundvitit u shpreh se PD do të mbajë çdo premtim dhe do të rikthejë ligjin në vend. Gjithashtu Lideri i opozitës tha se PD do bëjë gjithçka që ëndrrat e të rinjve të bëhen realitet. Berisha gjithashtu e mbylli fjalën e tij me një urim, duke uruar që festat e tjera t’i bëjnë me një fitore në 11 maj.

"Nuk flas unë as për lugë të artë, as për kohë të artë. Por unë flas, dhe ne flasim se ne, buxhetin, të ardhurat dhe pasuritë kombëtare do i kthejmë tek qytetarët. Ne kemi hartuar një paketë, e cila do plotësohet dhe askush të mos mendojë se premtimi ynë 200 euro si minimum jetik, se rroga minimale 500 euro, se rroga mesatare 1200 euro, se karta e konsumatorit për t’i rikthyer pensionistëve dhe rrogëulëtëve të gjithë TVSH-në që paguajnë në dyqane, askush të mos mendojë se këto janë vështirësisht të realizueshme. Jo, u them unë këtu, këto premtime kanë rezervën mbrapa. Pse kanë rezervën? Sepse duhet t’i realizojmë, nuk mund të ketë koment.

Ne do i vendosim ato tre muajt e parë. Po, po! Dhe i siguroj se nuk do mbetet asnjë projekt pa u realizuar. Por kthehemi tek vargu i poetit, qen që nga froni hanë ëndrrat e të rinjve tanë. Ne do bëjmë gjithçka që ëndrrat e të rinjve të bëhen realitet. Nuk do ndërtojmë rrugën me çmimin e 10fishtë që ndërton Kroacia. Nuk do ndërtojmë kurrë shkolla me çmimin e 10fishtë që ndërton BE. Nuk do ndajmë kurrë 13 kilometra rrugë në 14 kontrata për të vjedhur 14 herë. Pra, çdo premtim i yni dhe të tjerat që do bëjmë, që i kemi në përpunim, për fermerët, për të rinjtë, do jenë realitet i padiskutueshëm. Mbi të gjitha ne do rikthejmë ligjin në këtë vend.

Do rikthejmë sigurinë për qytetarin. Do rikthejmë ecjen tonë drejt BE dhe begatimit të vazhdueshëm të shqiptarëve. Uluni me çdo nënë, me çdo motër, me çdo vajzë, me çdo grua dhe shtroni pyetjet: çfarë ndodhi me ne këto vite të Luçiferit, se si ne mbetëm me pensione nga 160 mijë lekë, në një kohë kur malazezët fluturuan nga 150 mijë lekë në 450 mijë lekë, çfarë ndodhi që ne mbetëm me rrogën mizerabël minimale në një kohë kur rumunët arritën nga një rrogë 160 euro në një rrogë minimale 700 euro. Pse këto? Po ky është ligji i tregut, nga tregu pasurohen, në treg të lirë pasuria shpërndahet, pasuria përfitohet.

Sigurisht ka që pasurohen më shumë, por përfitojnë, nuk mbetet ky polaritet i tmerrshëm i krijuar nga këta që hanë ëndrrat e të rinjve. Prandaj dhe keni një mision, por ju siç keni përmbushur misionet gjer sot, kam bindjen më të thellë se misionin e fitores të zgjedhjeve të 11 majit ju do e përmbushni me garancinë më të madhe.
Edhe njëherë u uroj këtë ditë, uroj për të gjithë gratë, vajzat, nënat, motrat shqiptare Krishtlindjet dhe Vitin e ri.
Uroj që festat e tjera t’i bëjmë me një fitore më 11 maj," tha Berisha. 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë