POLITIKE

DOKUMENTET/ Si u ndryshua PDV-ja e pronës për kullë tek Presidenca nga “Agi Kons”-i i Gentian Sulës me “bekimin” e Erion Veliajt

r.ll Përditësimi i fundit 21 Janar 2025, 17:08
DOKUMENTET/ Si u ndryshua PDV-ja e pronës për kullë tek
Foto ilustruese

TIRANË- Në Prokurorinë e Posaçme për çështjen e kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili po hetohet për 4 vepra të dyshuara penale, është thirrur pak ditë më parë edhe biznesmeni Gent Sula, i njohur si pronar i “Agi Kons”.

Ai është paraqitur në cilësinë e personit që ka dijeni mbi rrethana të një procedimi penal të nisur nga SPAK-u dhe marrja e tij në pyetje besohet se ka qenë për banesën e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj.

“Ora News” publikoi një ditë më parë dokumentin e kontratës së shit-blerjes së rezidencës tek “Kodra e Diellit” e nënshkruar mes bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës, Ajola Xoxës dhe kompanisë “Agi Kons” në pronësi të biznesmenit Gent Sula që mbase dëshmon edhe mënyrën se si funksionon prej vitesh lidhja mes çiftit Veliaj-Xoxa dhe Gent Sulës. Kontrata është e vitit 2016 dhe me akt sipërmarrje të vitit 2012.

Dhe për të kuptuar më shumë mbi këtë mbetet për t’u parë se çdo të ndodhë me hetimet e nisura nga SPAK për pasurinë e kryebashkiakut të Tiranës.

Gjithsesi vlen të kujtojmë se për këtë marrëveshje të dyshimtë, apo për këtë kontratë si dhe për pasurinë e Veliajt dhe Xoxës, rrjeti investigativ “BIRN” në 28 korrik të vitit 2019 do të publikonte një artikull ku shprehet se nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë u identifikuan “flamuj të kuq”, që lidhen kryesisht me pasuritë e patundshme në pronësinë e Veliajt dhe të bashkëshortes së tij.

Megjithatë bashkëpunimi me “Agi Kons” duket se vijon më tej.

Në 26 qershor të vitit 2018, KKT me propozim të Bashkisë së Tiranës vendos të ndryshojë PDV-në në territorin pas Presidencës duke miratuar leje për pallat.

Por më herët mes pronarëve të truallit dhe subjektit “Agi Kons” është nënshkruar një kontratë, dokument të cilin “Ora News” e disponon, ku në të vendoset si kusht se marrëveshja do të hyjë në fuqi pas ndryshimit të PDV-së.

“1. Me nënshkrimin e kësaj kontrate palët bien dakord që kjo kontratë të hyjë në fuqi ditën e nënshkrimit të saj dhe afati përcaktohet i ndarë sipas objektit të kontratës sa vijon

1.2 Afati ligjor për miratimin e PDV-së së pronës lidhet me kusht, ku kushti është rishimi / integrimi dhe miratimi i planit të përgjithshëm vendor të Bashkisë. Me vërtetimin e kushtit shoqëria legjitimohet përballë pushtetit vendor për miratimin e planit të detajuar vendor për pronën objekt kontrate

1.3 Zhvilluesi ““Agi Kons shpk” ka detyrimin të hartojë dhe miratojë PDV-në për nënnjësinë strukturore nr. 5/23, pjesë e së cilës janë pronat objekt kontrate, menjëherë pas rishikimit dhe miratimit të PPV-së së Bashkia Tiranë, por jo më vonë se një vit nga data e miratimit të PPV-së, e cila sipas ligjit shpallet publikisht”.

Më tej palët bien dakord për lidhjen e kontratës së sipërmarrjes.

Ndërkaq në 2017-ën duket se ka ndryshuar dhe plani vendor duke i hapur rrugën pallatit.

Po në atë kohë mediet raportuan se përplasjet për të ndaluar objektin shumëkatësh pas Presidencës ishin më të hershme.

Madje, edhe ish-presidenti Ilir Meta deklaroi se do të niste një proces gjyqësor. Por edhe më herët përpjekjet për ta realizuar ndërtimin nuk kishin kaluar deri në momentin që shfaqet |Agi Kons”-i e Gentian Sulës.

Dhe nga e gjithë kjo lind pyetja: Si mundet që një biznesmen të marrë përsipër për të ndryshuar PDV-n nga një pronë me siguri të lartë ta kthejë në zonë për të ngritur kullën e radhës mu mbas kurrizit të Presidencës. A tregon kjo dhe lidhjen e kryebashkiakut Erion Veliaj me biznesmenin Gentian Sula, ku vendimmarrjet bëhen me “klering” përmes sigurimit të pronave të paluajtshme?

Megjithatë, nuk dihet nëse SPAK është përqendruar në pyetje vetëm në rastin e blerjes së pasurisë, apo dëshmia e Sulës ka vijuar edhe më tej./Oranews

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë