POLITIKE

Donacionet cash, KQZ propozon gjoba për 40 kandidatë të zgjedhjeve të 14 maj

M.B. Përditësimi i fundit 8 Tetor 2024, 22:31

Donacionet cash, KQZ propozon gjoba për 40 kandidatë të

TIRANA- “I kanë marrë fondet, jo sipas prashikimit ligjor nëpërmjet llogarive bankare, por cash, mbi shumën 50 mijë lekë,” tha Celibashi duke iu referuar kategorisë së kandidatëve. Ai shtoi se një argument  tjetër për gjobat e vendosura lidhej dhe me “pranimin e financimeve nga donatorë që ligji parashikon ndalime”.

Celibashi i propozoi Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve gjoba në vlerën e donacioneve të marra nga këta kandidatë dhe detyrimin për kalimin e këtyre fondeve për llogari të KQZ-së. Në listën e publikuar nga KQZ, 8 prej kandidatëve janë kryebashkiakë të zgjedhur nga Partia Socialiste dhe 32 të tjerë janë kryebashkiakë apo kandidatë të koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”.

Mes kryebashkiakëve socialistë propozohet të ndëshkohen me gjobë Arif Tafani, Armando Subashi, Emirjana Sako, Kreshnik Hajdari, Majlinda Bufi, Mariglen Disha, Agron Malaj dhe Bukurosh Maçi.  Ndërsa nga kampi opozitar, masat administrative janë propozuar për kryebashkiakun e Fushë Arrëzit, Hil Curri, atë të Mirditës, Albert Mëlyshi, kryebashkiakun e Kavajës, Fisnik Qosja si dhe kandidatë të tjerë humbës.

Ndërsa kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu është sanksionuar për pranimin e një dhurimi prej 36 mijë lekësh nga një aksioner i një kompanie, e cila kishte fituar më parë fonde publike, gjë që ndalohet nga Kodi Zgjedhor. Shumica e kandidatëve të sanksionuar “i kanë dhuruar vetes para cash” mbi shumën e lejuar nga ligji, ndërsa një pjesë kanë pranuar dhurime nga persona të tjerë mbi këtë shumë.

Celibashi po ashtu vendosi të propozojë gjoba për dhjetra parti politike kryesisht për mosrespektim afati në dorëzimin e raporteve financiare në KQZ, ose për paraqitjen e raportit në shkelje të rregullave të formave të standardizuara nga KQZ.

Masa adminsitrative për mosbashkëpunim me KQZ në vlerën 200 000 lekë u propozuan për Partinë Socialiste dhe Partinë Demokratike, dhe gjobë në vlerën 100 000 lekë për Partinë Agrare Ambjentaliste, Partinë Republikane dhe Partinë Konservatore. Sipas projektvendimit, KQZ ka evidentuar mospërputhje me kodin zgjedhor të raporteve financiare të subjekteve politike pjesëmarrëse në procesin zgjedhor për zgjedhjet lokale të majit.

Problematikat lidheshin për mosdorëzim të raporteve financiare nga 11 parti politike të regjistruara si subjekte zgjedhore, mosdorëzim i raporteve financiare nga kandidatët e listave shumemërore dhe pranimi i dhurimeve me vlerë më të madhe se 50 mijë lekë jo nëpërmjet llogarisë bankare të deklaruar nga kandidatët për kryetar bashkie, mosbashkëpunim me KQZ duke mos i kthyer përgjigje kërkesave të saj..

Celibashi ka propozuar sanksione dhe për disa televizione lokale (OSHMA) për tejkalimin e minutazhit në reklamat politike apo për mosdorëzim të tarifave në KQZ. Raporti ka konstatuar tejkalim të 90 minutave të lejuara nga një numër i madh OSHMA-sh, mospërputhje mes vlerave monetare të deklaruara nga partitë dhe kohës televizive të vënë në dispozicion të tyre, etj..

“Ka diferenca për disa parti politike, midis deklarimit të bërë për reklamë politike në raportin financiar dhe minutave të transmetuara, përllogaritur nga KQZ-ja dhe disa OSHMA nuk kanë respektuar detyrimin e kohës së përgjithshme të transmetimit të reklamave politike”- konstatohet në vendimin e KQZ-së.

Sanksionet e propozuara nga Komisioneri Shtetëror do t’i kalojnë për vendimmarrje KAS. Celibashi po ashtu propozoi gjobë në masën 100 000 lekë për kryebashkiakun më të ri të PS-së në Himarë, Vangjel Tavo, i cili  gjatë fushatës së zgjedhjeve të pjesshme të mbajtura me 4 gusht ka përdorur burime publike gjatë fushatës zgjedhore, shkak për të cilin propozua masë dhe për një drejtor shkolle./ BIRN

kqz

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë