Radhë kilometrike në Kakavijë, pala greke vijon kontrollet me ritme të ngadalta
Radhë e gjatë automjetesh është krijuar në pikën kufitare të Kakavijës, në krahun e palës greke. Burime nga...
Radhë e gjatë automjetesh është krijuar në pikën kufitare të Kakavijës, në krahun e palës greke. Burime nga...
Aktivisti Edison Lika ka bërë një bilanc të 100 ditëve të protestës, ndërsa ka paralajmëruar vijimin e aksionit q...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të sotëm në 7 shtator në port&eum...
Qytetarët shqiptarë kanë paguar 70 milionë euro taksa për të rivlerësuar pasuritë e tyre të patundshme nga moment...
Një qytetar që ka vizituar Valbonën për pushime ka sjellë në redaksinë e “Piranjat News” pamje shqetësuese...
Babai i Eduart Kuçit, Arsimi, ka reaguar për herë të parë pas videos së bërë virale në rrjetet sociale, ku djal...
Një zjarr ka rënë në zonën e Bërzhitës, duke përfshirë një sipërfaqe me bimësi dhe shkurre. Flak&...
Një ngjarje tragjike goditi familjen shqiptare Manati, me origjinë nga Lushnja, në Jacksonville të Floridës, ku tre fëmijë hu...
Gazetarja Anila Hoxha raporton se ai përdori kartën e mikut të mirë dhe tha se i riu ishte shfaqur i shqetësuar për paratë ...
Kavaja, Himara, Vlora, Kamza, Durrësi, Vora janë bashkitë më të varura nga të ardhurat që gjeneron ndërtimi, pasi t&eu...
Gazetari Bledian Koka ka analizuar çështjen e nxehtë që është aktualisht në qeverinë Rama, pikërisht dosjet ‘Veliaj’ dhe ‘Balluku’.
Gjatë bisedës, Koka u shpreh se këto çështje janë një ‘patate e nxehtë’ në duart e Edi Ramës dhe për këtë arsye ai braktisi sot edhe një forum të rëndësishëm në Bruksel.
Gazetari gjithashtu analizoi vendimin e djeshëm të Gjykatës Kushtetuese, e cila i dha të drejtë Erion Veliajt, duke e cilësuar shkarkimin e tij të paligjshëm dhe duke e rikthyer në detyrë.
‘Konstatimin më të drejtë e ka bërë vetë gazetarja kur thotë që me sa duket për shkak të një çështje politike të nxehtë që ekziston në vendin, pra ajo që po ndodh aktualisht në Shqipëri me zv/kryeministren e Shqipërisë nën akuzë tashmë për favorizim në tendera, është një lajm që nuk ka ngelur vetëm brenda Shqipërisë, por ka kaluar dhe kufijtë. Dhe në fakt justifikimi i Ramës në raport me këtë, kur i thotë që unë nuk udhëtova dot për shkak të një problemi me avionët. Pra Edi Rama që ka një charter personal, ka një problem me avionin, kjo është si me thënë, kjo është një gënjeshtër që mund t’ua thotë atyre, por ne që e dimë se çfarë salltanetesh ka në dispozicion kryeministri për të udhëtuar dhe në qoftëse, dhe aq më tepër për një forum jo pak të rëndësishëm, ai që do të merrte pjesë, ai të mos shkojë atje tregon realisht që situata ose thjesht konfirmon më tepër që ajo që po ndodh, që edhe pse nuk duket shumë, por tensioni është në ajër, është, është vërtetë e nxehtë, pra është një patate e nxehtë edhe për duart e Edi Ramës,’ tha Koka.
Gazetari analizoi edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për padinë e Erion Veliajt.
‘Shiko, ta nisim njëherë nga ajo që duket dhe nga ajo që mbetet, le ta quajmë kështu. Në fund fare, vendimi i Gjykatës Kushtetuese, një vendim logjik. Pra një vendim i ndryshëm nga ai që u mor do të ishte një dramë e madhe, jo për shkak se tregon kapjen e institucioneve. Unë nuk kam dyshime që edhe Gjykata Kushtetuese është e kapur, siç është e kapur dhe SPAK-u dhe institucionet e drejtësisë, për shkak të presionit që ushtron Rama si autokrat i këtij vendi.
Problemi ishte që vendimet e kësaj natyre, edhe kur kapen, kur bëhen nga autokratët, janë vendime që lënë shenjë, ose krijojnë precedentë të rrezikshëm. Dhe minimalisht, ne sot mund të themi që precedenti nuk u krijua, ishte apo s’ishte favorizim, ishte apo s’ishte presioni i Rama, kjo është një çështje që e diskutojmë nga ky moment e në vazhdim.
Por të njohim atë që ka ndodhur. Dhe ajo që ka ndodhur dje është rrëzimi i një precedenti të rrezikshëm, ose mundësia e vendosjes së një precedenti të rrezikshëm, që realisht do i godiste të gjithë. Unë mendoj që vendimi i djeshëm duhet lexuar me kujdes. Vendimi i djeshëm nuk është një vendim për pafajësinë e Erion Veliajt në raport me akuzat që ka ngritur struktura e posaçme antikorrupsion.
Por është një vendim pafajësie në raport me kërkesën që ai bëri për mënyrën se si u shkarkua, ose u bënë procedurat e shkarkimit të tij si kryetar i Bashkisë së Tiranës’.
‘Këtu ne të gjithë kemi thënë që kjo mënyrë, edhe pse opozita kërkoi dhe votoi propozimin për shkarkimin e tij, sepse opozita në fund të fundit atë punë ka, politikë bën, e kupton? Por kur erdhi puna që të flitej për standardet dhe mënyrën se si po veprohej, në shkelje të ligjit dhe në shkelje të Kushtetutës, këtu pak a shumë u bënë të gjithë bashkë, kundërshtarë dhe jo, dhe jo, dhe jo kundërshtarë. Sepse e vërteta ishte një dhe e vetme.
Mënyra se si po shkarkohej jo Erion Veliaj, por kryetari i Bashkisë së Tiranës, ishte një mënyrë e jashtëligjshme, një mënyrë e cila ishte rregulluar edhe nga vendimet e mëparshme të Gjykatës Kushtetuese, dhe ajo çka ishte akoma dhe më e rëndë, ishte që ky vendim për shkarkim u shoqërua edhe me një dekret antikushtetues nga ai që po aq sa Gjykata Kushtetuese është garant i Kushtetutës, që në këtë rast është Presidenti i Republikës.
Dhe të gjitha këto akte nuk i bëri as opozita, nuk i bëri as Gjykata Kushtetuese, po i bëri Edi Rama dhe i bëri presidenti i Republikës. Rama e nisi akt veprimin e tij politik dhe parapolitik për të goditur Erion Veliaj që në asamblenë e Përgjithshme të Partisë Socialiste, aty ku njoftoi që ai do të duhet të shkarkohej dhe aty ku vendosi që duhet të kishte edhe zgjedhje në Tiranë, aty ku vendosi edhe kush do ishte kandidati dhe madje dhe kush do ishte fituesi i zgjedhjeve,’ tha ndër të tjera në SYRI TV, gazetari Bledian Koka.
Gazetari Elkier Bushkolaj, zbardh detaje të reja lidhur me hetimet e SPAK mbi tenderat publikë ku përfshihen zyrtarë të lartë t&eu...
Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria është kombi më eurooptimist në Europë dhe se po udhëheq me reforma të thella...
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi shkarkimin e Erion Veliajt nga Këshilli Bashkiak i Tiranës, përfaqësuesi ...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, është shprehur i tronditur nga dosja penale ndaj zëvendëskryem...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, akuzoi kryeministrin Edi Rama se në vend që të mbajë përgje...
Pas prezantimit të Progres raportit të Komisionit Evropian për Shqipërinë dhe vendet e tjera të rajonit për vitin 2025, kry...
Megjithëse aktorët e shoqërisë civile dhe të akademisë u përfshinë në një proces dialogu me qeverinë, duk...
Komisionerja Evropiane për Zhvillim, Marta Kos, gjatë prezantimit të raporteve të progresit të vendeve kandidate përpara Komisioni...
Raporti i Progresit i Komisionit Europian për Shqipërinë, i publikuar të martën, vlerëson me “proges të mirë&rdquo...
Edi Rama i bën shërbimin e fundit Sorosit duke e bërë Shqipërinë vendin e parë në botë që kalon një ligj ...