Shkodra tronditet nga vrasja e 24-vjeçarit/ Luli punonte si guidë turistike, të rinjtë u zunë në lokal
Zbulohen detaje në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Shkodër mëngjesin e sotëm, ku një 24-vjeçar humbi jetën pasi u q&...
Zbulohen detaje në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Shkodër mëngjesin e sotëm, ku një 24-vjeçar humbi jetën pasi u q&...
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Grigels Muçollari, ka reaguar pas publikimit të një audio-dëshmie të...
Drejtuesit e automjeteve mund të përballen në të ardhmen me tarifa për të hyrë në zonat me trafik të rënduar...
Në një lëvizje të paprecedentë, administrata e Dhomës Civile të Gjykatës së Tiranës ka pezulluar punën ...
Ngërçi me pagat në sistemin e drejtësisë ka sjellë edhe bojkotin e parë nga administrata gjyqësore. Punonjësit...
Instituti i Shëndetit Publik ka nxjerrë raportin në lidhje me helmimin e rreth 140 personave pak ditë më parë në Fushë...
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka marrë masa administrative ndaj subjektit “Polyeco Albania” Sh.p.k., pas konstati...
Deputetja e Partisë Demokratike dhe drejtuese politike për Delvinën, Ina Zhupa, ka reaguar pas intervistës të ish-zëvendësk...
Banorët e fshatrave të zonës naftëmbajtëse të Patos-Marinzës janë ngritur sërish në protestë të fu...
Një grabitje spektakolare ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Muzeun Renoir në Cagnes-sur-Mer, në jug të Fr...

Deputetja e Partisë Demokratike, Joirida Tabaku, tha se rritja ekonomike prej 4% që është prezantuar për ekonominë shqiptare nuk është reale, sepse në të vërtetë Shqipëria nuk prodhon asgjë dhe mbahet artificialisht.
Dhe për ta argumentuar solli një sërë shembujsh, ku akuzoi qeverisjen si të korruptuar, duke iu referuar edhe rastit më të freskët të zv/kryeministres Belinda Balluku.
Ligjvënësja demokrate nënvizoi se edhe pse jepte fonde ndërtimi dhe tenderë abuzivë dhe korruptivë, Belinda Balluku nuk është dorëhequr ende dhe qëndron në detyrë. Madje Tabaku akuzoi edhe ish-ministrin në arrati, Arben Ahmetaj, se nuk pranoi që të ndihmonte fermerët dhe bujqit kur ishte në detyrë, duke zbatuar skema të tjera ekonomike.
“Dikur një ish-ministër Financash, sot i arratisur, vendosi të mos ndihmojë fermerët. Bujqësia sot është e fundosur, të dëmtuarit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 ende nuk janë shpërblyer. Humbjet janë të pandalshme të kësaj qeverisje me koncesionet dhe rrugët e florinjta. Çmimet janë rritur, taksat më të larta në rajon, një braktisje e qëllimshme e jo neglizhencë. Janë ngritur monopole me ligje nga ky parlament, me kode të patronazhit politik. Fonde të dhëna nga zv/kryeministrja që sot duhet të ishte dorëhequr dhe nuk duhet të ishte në detyrë”, tha deputetja demokrate mes të tjerash.
Nga foltorja e Kuvendit, Tabaku kujtoi se ky nuk është modeli ekonomik që e çon Shqipërinë 2030 në BE, por në rrënim total, ku gjithçka ndahet te një grup njerëzish të pushtetit.
“Ky nuk është modeli ekonomik i një vendi që kërkon Evropën, por modeli i një qeverie monopol që kërkon të mbajë gjithçka. Shqipëria 2030 është i korruptuar deri në thelb dhe i pangopshëm, ku torta e pushtetit ndahet për një grup njerëzish”, vijoi ligjvënësja opozitare.
Në fund, Tabaku tha se rritja ekonomike 4% ishte një realitet fals, pasi jo vetëm gëlon korrupsioni, por edhe vendi nuk prodhon asgjë, por mbahet artificialisht.
“Kjo qeveri ka frikë nga njerëzit e punës. Ka frikë nga njeriu që kërkon dinjitet dhe të protestojë. Edhe pse prezanton një rritje 4%, ekonomia shqiptare mbahet në jetë artificialisht. Niveli më i ulët ekonomik që nga viti 1996, më e ulëta që nga 2013”, u shpreh deputetja e PD.
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, njëkohësisht nënkryetari i parlamentit, akuzoi nga foltorja e Kuvendit qeverinë p&e...
Kryedemokrati Sali Berisha, nga foltorja e Kuvendit, komentoi edhe drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Kërçanaj, e cila një ditë m&eum...
Kryetari i Partisë Demokratike akuzoi mazhorancën nga foltorja e Kuvendit ditën e sotme se është e zhytur në afera korruptive dh...
Teksa iu referua terminologjisë së përdorur nga kryeministri Edi Rama, se PS është një bordello, kryetari i PD, Sali Berisha si ...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha kritikoi Ervin Salianjin për mbajtjen e takimit me strukturat e demokratëve në Durrës. Berisha u shpre...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha deklaroi jashtë kuvendit se takimi i Ervin Salianjir me strukturat e PD-së në Durrës ishte axhendë...
Deputetja e PD-së, Jozefina Topalli ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj mazhorancës, duke e akuzuar atë se është...
Në këtë rast mund të kemi 15, ndoshta më shumë. Të gjitha shumë të rëndësishme për sektor jetik t&...
Kryetari i opozitës, Sali Berisha, publikoi një video të para disa kohëve, kur Edi Rama shprehej se Federica Mogherini tanimë ës...
PD kërkoi interpelancë urgjente me Ramën për çështjen Balluku, por mazhoranca e ka rrëzuar këtë kërke...