POLITIKE

'Farsa zgjedhore'/ Berisha lexon raportin e IBAR të 21 majit: BE godet për herë të parë terroristët patronazhistë

Piranjat Përditësimi i fundit 22 Maj 2026, 13:01

'Farsa zgjedhore'/ Berisha lexon raportin e IBAR të 21 majit: BE

“BE godet për herë të parë terroristët patronazhistë”. Kështu u shpreh sot gjatë një konference shtypi kreu i opozitës duke komentuar raportin e IBAR te 21 majit.

Berisha: Tani, pikërisht për këtë qëllim, është paraqitur këtu në këtë tabelë, kjo është matrica në të cilën krahasohet paragraf për paragraf, raporti siç u paraqit nga Komisioni në shkurt të vitit 2026, në raportin siç u miratua nga COELA më 21 maj të vitit 2026 dhe që iu dërgua Këshillit të Ambasadorëve.

Një punë jashtëzakonisht serioze.

Siç e shihni, është ndërhyrë direkt në strukturën e dokumentit.

Nga faqja 1 gjer në faqen 5 renditeshin vlerësime të përgjithshme për progresin e Shqipërisë në raportin e shkurtit.

Kryq, vizë, hiqen totalisht. I hequr.

Dokumenti i unifikuar fillon direkt me draft-pozicion.

Seksioni i hyrjeve i lajleve dhe luleve hidhet në kosh.

Çfarë është ky sinjal diplomatik?

Eliminohet tërësisht narrativa e progresit të Shqipërisë. Tre faqe të mbushura me këtë narrativë dhe kalohet direkt në kërkesat ndaj standardeve.

Pra, ky është një shërbim i madh.

Imagjinoni ju po të ishin ato se ç’do bënin mediat e qeverisë duke manipuluar dhe mashtruar shqiptarët.

Zgjedhjet bashkiake. Një gjuhë e përgjithshme ekzistonte në shkurt.

Në maj kërkohet zbatim në kohë dhe efektiv në prag të zgjedhjeve të të gjitha kërkesave të OSBE/ODIHR.

Pra, në qoftë se ajo ishte me gjuhë të pambuktë, hiqen dorezat dhe i përplasen të gjitha Edi Ramës.

Bëhet presion kohor i qartë lidhur me zgjedhjet e ardhshme.

Qeveria nuk besohet më për zgjedhjet.

E paimagjinueshme. Nuk ekziston fare në raportin e shkurtit i shkruar me lobingje.

Çfarë thotë raporti IBAR i 21 majit?

Shqipëria duhet të sigurojë garë të barabartë, sepse nuk ka pasur garë të barabartë në zgjedhje, duke marrë masa kundër keqpërdorimit të burimeve shtetërore dhe institucioneve.

E thotë raporti, nuk kishte një fjalë pra, i është shtuar. Duke marrë masa kundër keqpërdorimit të burimeve shtetërore dhe institucioneve.

Dhe më tej godet në mënyrë fatale rrjetet terroriste të patronazhistëve. Sigurisht aty nuk përdoret fjala terroriste, por ja ku e keni, ndikimin e rrjeteve të patronazhimit.

Çka do të thotë se këto rrjete janë bërë famëzeza në BE, në Evropë dhe në botë.

I keni parasysh ju lavdërimet që i bën Edi Rama terroristëve elektorale?

Raporti i shkurtit asnjë fjalë.

COELA erdhi në mision faktmbledhës në Shqipëri. Erdhi, i pa gjërat në vend dhe shtoi masat anti-farsë elektorale.

Kjo është hera e parë që BE emëron rrjetet e patronazhimit. Kritikë e drejtpërdrejtë ndaj Edi Ramës dhe qeverisë së tij dhe terroristëve elektoralë anëtarë të këtyre rrjeteve.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?