POLITIKE

‘Ministrja flet për dializë, lushnjarët ikin në spitale tjera’, Korreshi: Po vdesin njerëz me ilaçe të skaduara!

Piranjat Përditësimi i fundit 22 Maj 2026, 10:04

‘Ministrja flet për dializë, lushnjarët ikin në

Denoncimet mbi degradimin e spitalit të Lushnjës, i cili prej më shumë se një dekade përballet me mungesë totale investimesh dhe pajisjesh bazike jetësore, vijojnë nga ana e deputetit të PD, Saimir Korreshi.

I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, Korreshi nuk kurseu akuzat ndaj drejtuesve të shëndetësisë dhe figurave politike të deleguara në këtë qark, duke theksuar se situata në institucionin shëndetësor është nën zero.

Sipas deputetit demokrat, spitali i Lushnjës vuan prej 16 vitesh mungesën e një skaneri, ndërsa pajisjet aktuale si EKG apo Eko nuk janë blerë nga shteti, por janë siguruar përmes donacioneve nga komunitetet fetare apo bankat e nivelit të dytë.

Gjatë intervistës në ‘Kafe Shqeto’, Korreshi i bëri një sfidë të hapur ministres së Shëndetësisë për të vizituar repartet e spitalit dhe për të parë nga afër mungesën e theksuar të kushteve minimale, duke përfshirë një lavanderi jofunksionale që qëndron e bllokuar prej tetë muajsh.

Kritika të forta, ligjvënësi demokrat pati dhe ndaj një liste të gjatë politikanësh dhe ministrash të deleguar në Lushnjë, përfshirë zëvendëskryeministren Belinda Balluku apo Ministrin e Financave Petrit Malaj, të cilët sipas tij nuk kanë sjellë asnjë investim për qytetin.

Gjithashtu Korreshi ngrit pikëpyetje të forta mbi propagandën e sistemit shëndetësor, ndërsa ironizuar emërimet në krye të institucioneve të cilat, që sipas tij, pavarësisht profilit profesional, tregojnë mungesë të theksuar humanizmi dhe përgjegjësie përballë pacientëve që humbin jetën si pasojë e keqmenaxhimit dhe mungesës së shërbimeve mjekësore.

Reagimi:

Tani unë nuk e di si e ka mbajtur veten në fjalim në atë moment, nuk e di, në qoftë se e ke parë, po do isha me i thënë të fundit, po s'ka mundësi se...këta thonë PD-PS ë për spitalin, domethënë 13 vite këta dhe akoma thonë s'i latë ju. Ore mund zero ta kemi lënë ne. Po themi zero. Ai spital sot mbas 13 vitesh është prapë nën zero, sepse nuk është vënë dorë, po është më keq se sa ç'ka qenë. Është e thjeshtë, në qoftë se e imja është propagandë retorikë politike, është shumë e thjeshtë. Ti vjen edhe thua, mbarojmë këtë këtu dhe ikim bashkë, të tregoj unë çfarë kam investuar në Lushnjë, si është dhe sa gënjen ti. Ke guximin? Unë po i them, hajde me mua në Lushnjë, dorë për dore, dhe të çoj te të gjitha repartet që unë të them. Të gjithë spitali i Lushnjës. Dhe i marrim dhe veglat  që i kanë ata atje, pra ekot, EKG-të e të gjitha ato që them unë, dhe të shikojmë nëse i ka blerë spitali apo i kanë bërë donacion komuniteti islamik, kishat apo banka. Pra nuk ka bërë, nuk ka asnjë aparaturë, hiq skanerin, domethënë ai ka dy-trembëdhjetë vite a mos më shumë, po shumë vite, që 16 vite s'ka një skaner.

Pra, imagjino se me çfarë elementesh, me çfarë pajisjesh ne punojmë. Ore nuk e besoni dot ju se çfarë i ndodh spitalit të Lushnjës. Domethënë po flasim për një gjë që nuk ka guximin kush të dalë për zot. Sepse sfida ime nuk është që po bëj retorikë dhe nuk e shohin. Unë po i bëj sfidën vëlla, o të japë dorëheqjen ajo, o të iki unë pastaj, po të vemi te spitali i Lushnjës. Dhe nëse nuk është... ka më më sfidë të hapur  e i thashë hajde, do të më fëlliqësh deputetin e Lushnjes që flet për spitalin, po rri, se unë e kam gjetur e kam bërë video. Dhe po të them dhe një gjë, si mund të rrijë spitali tetë muaj për një lavanderi të qelbur? Pse do flasim për deputetët e opozitës, kur Lushnja ka Bela Balluku, që vjen në Lushnje e besuar, dy vjet s'ka ulur... s'i ka sjellë një kokërr koshi për Lushnjen. Ka Petrit Malajn, që është Ministri i Financave dhe hiqet deputet drejtpërdrejt i Lushnjes. Ka pasur deleguar Enea Karakaçin, sot ministër, zëvendës i Ballukut. Ka pasur Nufi Çufi Lufi Tufin, Ministrin e Mbrojtjes, deleguar prapë. Ka pasur Llamallarin, Ministrin e Brendshëm sot, prapë deleguar në Lushnje. Kanë qenë të gjithë deleguar në Lushnje këta.

Nuk po flasim për qendra shëndetësore që janë, keni parë qendra shëndetësore ju brenda në shkollë? Doni t'ju tregoj unë? Po, brenda në shkollë, ka më keq s'ka, brenda në shkollë. Brenda në kopsht, në shkollë, ka dhe qendër shëndetësore, të gjitha bashkë, kulaç. S'ka mundësi, sepse për të gënjyer këta njerëz mund të gënjesh pjesën tjetër, po lushnjarin nuk e gënjen dot më. Domethënë lushnjarët, nuk ka ndonjë lushnjar të dalë dhe të thotë që nuk është kështu. Të vijë dikush që... ore të vijë vetë ministrja. Se unë po të isha ministër, minimalisht do vija te ai spital edhe do ta shihja dhe do t'i thosha... ose para kësaj interpelannce, se më kanë shtyrë nja 100 herë mund të them interpelancën, ishte 3 muaj që... Jo po shiko mos e bëj kështu, ti shiko ti bashkoje me të tjerët, po shiko jo se ajo... e kupton ti, ka shumë nga ngarkesë. Kemi 250,000 banorë këtu që u vlen ky spital. Pse qenka më e rëndësishme Balluku te vijë Salla përpara 250,000 banorëve?

Tani e ke parasysh, ka qenë një shprehje që hyri llozi, doli shuli. Kjo mund të jetë mjeke, unë nuk dua të gjykoj, sepse nuk jam mjek për t'i bërë oponencë një mjeku tjetër. Për të kuptuar, kjo nga marrëdhënia njerëzore, njëherë, është zero. Sepse një njeri vlerësohet nga marrëdhënia njerëzore. Të jesh ministër i shëndetësisë, pra po s'e pate ti mjek ndër të gjitha duhet të jesh human. Ndërkohë të flasim për sistemin shëndetësor sot, dhe të gënjesh, është me vrarë të gjithë ata njerëz sot që nuk marrin shërbim. Ai që vret me pistoletë dënohet me burgim të përjetshëm, po këta që vdesin me miliona miliona njerëz prej ilaçeve të skaduara,  për tendera të vjedhura, ku di unë, për dhënie kontratash... klienteliste. Vete ajo  i konfirmoi... konfirmon numra të jashtëzakonshëm të spitalit të Lushnjes që trajtohen njerëz që nuk marrin asnjë shërbim, përveç synetllikut. Vetë konfirmoi që janë 52 pacientë që mbajnë dializë që banojnë në Lushnje, dhe asnjë prej tyre nuk vjen në spitalin e Lushnjes, po në spitale të tjera rajonale, Durrës, Fier, Berat. Pra, Lushnja ka më shumë se Berati, ka më shumë se shumë e shumë qarqe të tjera banorë. Vetëm si qytet, bashkë me Divjakën, që i shërben ky spital, ka më shumë se gjashtë apo shtatë qarqe të tjerë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?