POLITIKE

'GJK mes presionit të Ramës dhe atij ndërkombëtar'/ Paloka: Vizita e ministrit të Jashtëm gjerman lidhet me çështjen Balluku

Piranjat Përditësimi i fundit 28 Janar 2026, 17:27
'GJK mes presionit të Ramës dhe atij

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) duket se është përballur me një bllokadë institucionale në hetimin ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin vendosi të shtyjë pa afat mbledhjen për kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të saj.

Ky vendim pason lëvizjen e Gjykatës Kushtetuese, e cila gjithashtu nuk ka arritur ende në një konkluzion mbi kërkesën tjetër të prokurorisë për pezullimin e Ballukut nga detyra.

I ftuar në 'Edicionin e Pasdites' në SYRI TV, me moderatorin Edvin Parruca, deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, e cilësoi atë si një “lojë të koordinuar” mes qeverisë, Gjykatës Kushtetuese dhe Kuvendit, me synim mbrojtjen e zëvendëskryeministres. Sipas Palokës, institucionet po “ia kalojnë topin njëri-tjetrit” për të zvarritur procesin dhe për të shmangur marrjen e një vendimi. Ai argumenton se kjo strategji dëshmon një ndërveprim të dyanshëm mes pushtetit ekzekutiv dhe atij gjyqësor. Paloka pretendon se Gjykata Kushtetuese ndodhet “mes dy zjarreve”: nga njëra anë presioni i kryeministrit Rama dhe nga ana tjetër, presioni nga faktori ndërkombëtar.

 

 

Në këtë kontekst, deputeti demokrat zbuloi se edhe vizita e fundit e Ministrit të Jashtëm gjerman në Tiranë ka pasur lidhje direkte me çështjen “Balluku”, edhe pse takimet u mbajtën konfidenciale. Sipas tij, ky presion ndërkombëtar është arsyeja pse Gjykata Kushtetuese heziton të marrë një vendim dhe preferon “ta kalojë topin” te Komisioni i Mandateve në Kuvend.

 

Paloka theksoi se zvarritjet janë artificiale dhe në shkelje të afateve ligjore. Ai shpjegoi se çështja në Gjykatën Kushtetuese (kushtetutshmëria e pezullimit) dhe ajo në Kuvend (heqja e imunitetit) janë dy procese të ndryshme ligjore, por po lidhen në mënyrë të qëllimshme për të blerë kohë. Më tej, ai paralajmëroi se Komisioni i Mandateve ka një afat kohor ligjor prej rreth tre muajsh për të vendosur. Nëse ky afat tejkalohet, kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit bie automatikisht. Më tej, Paloka u shpreh se duke marrë parasysh deklaratën publike të Kryeministrit Rama se “nuk do ta lëshojë Ballukun”, e vetmja rrugë për SPAK është të veprojë në mënyrë të pavarur, pasi vullneti politik për të lejuar hetimin mungon qartësisht.

Paloka:

Jo, në qoftë se SPAK-u do të bënte këtë gjë thatë ju, në fakt do të reshtohej edhe ai në, në këtë grupin Rama-Gjykatë Kushtetuese, sepse praktikisht veprimet e Gjykatës Kushtetuese dhe të Ramës, sepse vërtetë është Niko Peleshi si kryetar kuvendi që i shpall këto vendime për shtyrje, po të gjithë e dimë që Niko Peleshi bën vetëm çfarë i urdhëron Rama.

Dhe e gjithë kjo lojë që ngjan më tepër si ajo lojë e kungulleshkave dikur, që ja kalojnë topin njëri-tjetrit, nuk po bën gjë tjetër veçse po ju qartëson edhe atyre që mund të kenë pasur dyshime, që domethënë ka një ndërveprim të dyanshëm të Gjykatës Kushtetuese me pushtetin, por njëkohësisht, mund të duket pak paradoksale, po kështu po ndodh, ka dhe një lënie topi që i bëjnë njëri-tjetrit.

Gjykata Kushtetuese e shtyn, sepse nuk guxon, si e shoh unë të paktën, që të marrë përsipër këtë barrë. Edhe ajo e vë midis dy zjarreve, nga një krah Rama, që duket që ka kontrollin e tij në Gjykatën Kushtetuese, po nga ana tjetër është dhe presioni ndërkombëtar, përveç opozitës, të cilët duket se këta institucione të drejtësisë nuk është se e pyesin shumë në këto raste.

Po duket që është presioni ndërkombëtar në krahun tjetër. Dhe ju i dini të gjithë takimet që janë zhvilluar edhe direkt me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, po dhe takime që janë zhvilluar edhe këto ditë, lidhur direkt me çështjen Balluku. Dhe ministri i jashtëm gjerman, pavarësisht se nuk ka pasur deklarata publike dhe unë po ju them diçka mbase që nuk do të ishte mirë të bëhej publike, por edhe vizita e tij ka pasur lidhje me çështjen Balluku.

Dhe nuk po hyj në detaje të mëtejshme, meqënëse ai vetë takimet i ka pasur konfidenciale dhe nuk ka dashur të bëjë asgjë publike. Por po ju them vetëm kaq, që edhe vizita e ministrit të jashtëm gjerman kishte të bënte me çështjen Balluku. Pra, Gjykata Kushtetuese duke e kthyer dhe njëherë tek diskutimi që kishim, duket që është midis dy zjarreve. Dhe ndërkohë, preferon ta lëjë topin, ta kalojë topin tek Komisioni i Mandateve.

Pra, datat e këtyre kanë, kanë lëvizur në varësi të njëra-tjetrës. Shty Gjykata Kushtetuese, shty parlamenti, komisionin e mandateve. E njëjta gjë ndodhi sot pra. Meqënëse Gjykata Kushtetuese nuk mori vendim dje, pardje kur e kishte datën, sot Niko Peleshi u detyrua, thashë me urdhër të Edi Ramës, të shtyjë dhe njëherë për një afat të pacaktuar komisionin e mandateve, ndërkohë që xha, domethënë që në këtë moment i ka të shkelura afatet dhe detyrimet ligjore. Për më tepër ka dhe një limit kohor Komisioni i Mandateve. Mos gaboj rreth tre muaj, që nëse nuk merr një vendim, atëherë automatikisht bie kërkesa e SPAK-ut në këtë rast për Ballukun. Pra, kemi këtë lojë. Ku hyn SPAK-u dhe ç'do bëjë SPAK-u në këtë rast? SPAK-u ka vetëm një mënyrë.

Domethënë që të thuash që nuk po e kupton se çfarë po luhet, aq më tepër që Rama është shprehur tashmë publikisht se nuk do ja lëshojë Ballukun dhe nuk kishte nevojë domethënë edhe gjithë kjo loja që jo po të marrë vendim Gjykata Kushtetuese, pastaj të mblidhet komisioni i mandateve, që në fakt nuk kanë, edhe dy kërkesat nuk kanë lidhje fare me njëra-tjetrën, përveç emrit Ballukut, sepse në Gjykatë Kushtetuese diskutohet a është apo jo kushtetues pezullimi i Ballukut, ndërsa komisioni i mandateve duhet të marrë vendim për kërkesën që prokuroria i ka bërë parlamentit për heqjen e imunitetit. Pra, thashë, përveç emrit të Ballukut dhe çështjes për të cilën bëhet fjalë, të dy rastet nuk kanë asnjë lidhje me njëri-tjetrin. Pra, edhe ky kalimi i topit është krejtë artificial. 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?