
Gjykata Kushtetuese ka zbardhur të plotë vendimin për rastin e Belinda Ballukut të marrë më 6 shkurt, ku gjyqtarët u ndanë 4 me 4 dhe për shkak se nuk u arrit shumica, ankimi i kryeministrit Edi Rama u rrëzua dhe u kthye në fuqi masa e pezullimit nga detyra.
Pjesë nga vendimi i Kushtetueses për Belinda Ballukun
Kërkuesi ka pretenduar se midis tij dhe Këshillit të Ministrave, nga njëra anë, dhe GJKKO-së së Shkallës së Parë, nga ana tjetër, ka lindur një mosmarrëveshje kompetence, sipas shkronjës “ç” të pikës 1 të nenit 131 të Kushtetutës, pasi pezullimi i zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë cenon veprimtarinë e Këshillit të Ministrave në disa nga fushat e përgjegjësisë së tij, si dhe ndërhyn në kompetencat e Kryeministrit, si organ kushtetues, duke sjellë shkarkimin de facto të ministres.
Sipas kërkuesit, GJKKO-ja e Shkallës së Parë ka ndërhyrë në diskrecionin që Kushtetuta dhe jurisprudenca e Gjykatës i ka njohur Kryeministrit për të propozuar ministrat dhe në pushtetin ekzekutiv, pasi anëtari i Këshillit të Ministrave gëzon imunitetin e deputetit.
Kërkuesi ka pretenduar edhe se GJKKO-ja e Shkallës së Parë nuk ka juridiksion për çështjet që kanë të bëjnë me mandatin e ministrit, deputetit ose të funksionarëve të tjerë të lartë kushtetues, pasi ata nuk janë organe administrative të zakonshme, por organe kushtetuese, për rrjedhojë mandati i tyre përbën çështje të së drejtës kushtetuese.
Sipas tij, në rast se do të lejohej pezullimi nga detyra i një funksionari kushtetues, siç është ministri, do të duhej që Kushtetuta ta parashikonte shprehimisht këtë mundësi dhe organin kompetent për të vendosur pezullimin. Për sa kohë nuk ka një parashikim të tillë për ministrin në Kushtetutë, pezullimi i tij nuk mund të kryhet.
Për këtë shkak lind nevoja për interpretimin e nenit 103, pika 3, të Kushtetutës, i cili ka parashikuar se anëtarët e Këshillit të Ministrave gëzojnë imunitetin e deputetit.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
3 Mars11:21
“Ballukut t’i hiqet imuniteti dhe të arrestohet”/ Zbardhet raporti i plotë i opozitës në Këshillin e Mandateve: U kërcënuan dëshmitarët
Zbardhet raporti i plotë i Partisë Demokratike në Këshillin e Mandateve, ku kërkon heqjen e imunitetit për ish-zv/kryeministren,...
POLITIKE
3 Mars09:59
Zgjati vetëm 30 minuta/ Zbardhen prapaskenat e diskutimeve në mbledhjen e Kryesisë së PS
Zbardhen detaje nga mbledhja e Kryesisë së Partia Socialiste.
Mësohet se gjatë mbledhjes 30-minutëshe në selinë e PS, foku...
POLITIKE
3 Mars07:31
Edi Rama do të mbledhë Kryesinë e PS, çfarë pritet të ndodh sot
Pas ndryshimeve në qeveri, Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot në orën 09:00 Kryesinë e Partisë Socialiste.
Në fo...
POLITIKE
2 Mars22:36
"Plasi sytë" - Debati për grabitjen e pronave në Rrjoll, Agron Shehaj përplaset me Taulant Ballën
Deputeti Agron Shehaj është përplasur në Kuvend me kolegët socialistë lidhur me protestat e banorëve të fshatit Rrjoll, ...
POLITIKE
2 Mars21:59
Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Ja çfarë na kërkoi
Meri Kumbe, ambasadorja e Shqipërisë në Izrael ka zbuluar detaje nga mbledhja “online” me kryeministrin Edi Rama.
“Kryeministr...
POLITIKE
2 Mars21:55
Shkullaku: Rama po negocion me kreun e SPAK-ut, kërkon arrest shtëpie për Ballukun për të shmangur 'Ahmetaj 2'
I ftuar në emisionin 'ÇIM PEKA LIVE', gazetari Armand Shkullaku foli mbi zhvillimet e fundit politike dhe krizën e hapur mes Edi Ramës dhe...
POLITIKE
2 Mars21:36
Bushati: Kur demokracia ngushtohet duhet përdorur zjarr dhe dhunë, i bindur për këtë!
Fati i godinave të trashëguara nga periudha e komunizmit vazhdon të jetë një temë e nxehtë debati, duke ndarë opinionin ...
POLITIKE
2 Mars20:17
Pakti Rama-Vuçiç/ Gazetari gjerman bën deklaratën e fortë: Rruga drejt BE-së është e mbyllur
Gazetari i njohur gjerman, Michael Martens, ishte i ftuari i mbrëmjes i gazetares Armela Ferko në SYRI TV.
Ai komentoi propozimin e përbashk&eum...