"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?"/ Piranjat "gozhdojnë" deputetët!
Pas ditës së pestë të protestës studentore, kryeministri Edi Rama njoftoi se efektivët e angazhuar në protestë do të...
Pas ditës së pestë të protestës studentore, kryeministri Edi Rama njoftoi se efektivët e angazhuar në protestë do të...
Se çfarë po ndodh në Tiranë, është pak të quhet terror policor. Djem dhe vajza që janë rrahur barbarisht dhe d&eu...
Kongresmeni amerikan Jim McGovern ka reaguar me shqetësim për protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë të nda...
Nga Florjan Binaj Meqë ke filluar të dalësh me gur në dorë, po të them dy gjëra. Guri është simboli i atij që...
Eksperimenti ynë, që vendos deklaratat e Edi Ramës të vitit 2013, kur ishte ende në opozitë, përballë zhvillimeve të...
Biznesmeni shqiptar Ermal Beqiri, i kërkuar nga drejtësia shqiptare në kuadër të hetimeve për tenderat publikë, do të va...
Dhjetëra avokatë, organizata të shoqërisë civile, studentë dhe qytetarë depozituan në SPAK këtë të premte...
Kryeministri Edi Rama paralajmëroi të mërkurën një paketë masash legjislative dhe administrative ndaj personave të përfs...
Bashkëpunëtorë shqiptarë dyshohet se kishin lidhje me strukturën financiare të organizatës që pastronte para përmes...
Është shtuar numri i qytetarëve të mbledhur përballë Kryeministrisë, ndërsa situata paraqitet e qetë, pa incidente ...

Dëmet pezull të kompanive të sigurimit po rriten me shpejtësi duke pasqyruar një tendencë shqetësuese. Të dhënat zyrtare nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare, tregojnë se në fund të shtatorit vlera e dëmeve pezull në tregun e sigurimeve arriti në 94.5 milionë euro, duke shënuar një rritje me 9.14 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës.

Kjo shifër dëshmon për një përkeqësim të pagesave nga ana e shoqërive të sigurimit.
Gjatë periudhës Janar-Shtator 2026, dëmet pezull vetëm në sigurimin e Jo-Jetës pësuan një rritje prej 10.04%, duke kapur vlerën absolute prej 85 milionë eurosh. Kjo rritje vjen si pasojë e proceseve të gjata gjyqësore për dëmet shëndetësore dhe kompleksitetit në vlerësimin e dëmeve të mëdha në pronë.
Ajo që bie sy është se kompani si Eurosig kanë pasur rritje të dëmeve pezull me mbi 37% në harkun kohor të një viti, gjë që tregon se presioni i dëmeve të reja të raportuara është rritur shumë më shpejt se ritmi i pagesave.
Nga ana tjetër, Albsig shfaqet si kompania me performancën më të mirë dhe më efikase në menaxhimin e dëmeve pezull për shkak të një raporti jashtëzakonisht pozitiv mes madhësisë së saj në treg dhe borxheve të prapambetura.
Albsig zë 19.55% të të gjithë tregut të sigurimit të Jo-Jetës në Shqipëri, duke qenë kompania e dytë më e madhe në vend, por ajo mban vetëm 4.05% të totalit të dëmeve pezull të tregut (vetëm 313,419 mijë lekë nga mbi 7.7 miliardë lekë në total), çka dëshmon se kompania ka një proces shumë efikas të mbylljes së dosjeve dhe pagesës së dëmeve.
Dëmet pezull janë të gjitha ato dëme apo aksidente që janë raportuar nga klientët në kompaninë e sigurimit, por që nuk janë paguar ende deri në momentin që bëhet ky raport statistikor. Më thjeshtë, ato përfaqësojnë detyrimet ose borxhet e ardhshme që kompania e sigurimit e di që duhet t'i paguajë, por procesi nuk ka përfunduar.
Një dëm futet në kategorinë "pezull" për disa arsye kryesore. është në proces vlerësimi, pra aksidenti ka ndodhur, por ekspertët janë ende duke llogaritur faturën e saktë të dëmit.
Së dyti, është në proces gjyqësor, pasi klienti dhe kompania nuk bien dakord për vlerën e dëmshpërblimit dhe çështja ka shkuar në gjykatë. Pagesa bllokohet derisa të shprehet gjykatësi dhe së treti janë dëme të miratuara por të papaguara, ku kompania e ka pranuar dëmin dhe ka rënë dakord për vlerën, por shuma nuk është transferuar ende fizikisht në llogarinë e klientit për arsye procedurale apo afatesh ligjore.
Në kahun tjetër, dëmet e paguara operative nga Fondi i Kompensimit ranë me -43.05%, duke zbritur në 1.18 milionë euro.
Kjo rënie mund të jetë një shenjë e rritjes së ndërgjegjësimit për mjetet e paasiguruara, por të dhënat e dëmeve pezull tregojnë se vetë ky fond ka pasur një rritje prej 6.38% në dëmet e bllokuara në proces, duke arritur në 7.68 milionë euro. Kjo sugjeron se fondi thjesht ka ngadalësuar procedurat e pagesave gjatë këtij viti./KAPITALI
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka deklaruar se sipas informacioneve që disponon, është depozituar një kall...
Përmes një postimi në rrjetet sociale, eurodeputetja i ka cilësuar këto pretendime si të pavërteta. Ajo u ka bërë t...
Deputetja e pavarur e Kuvendit të Shqipërisë, Marjana Koçeku, ishte e ftuar në CNN International, në një intervistë me...
Burime qeveritare pohojnë se drejtorët që preken do të vijojnë të qëndrojnë në detyrë pasi faza e parë e ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka kritikuar projektligjin e ri për investimet, të hedhur për konsultim publik nga qeveria. ...
Gazetari Almer Toska ka ngritur akuza të rënda për mënyrën se si po menaxhohen protestat studentore në Shqipëri, duke pretend...
Analisti Lutfi Dervishi ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me pamjet shqetësuese të të rinjve të prangosur dhe ...
Avokati Genc Gjokutaj deklaroi se publikimi i të dhënave personale të protestuesve nga kryeministri Edi Rama cenon privatësinë dhe prez...
Zëvendësministrja e Brendshme, Silva Caka, deklaroi në Korçë se 7 efektivë policie janë pezulluar nga detyra dhe po hetohen...
Partia Demokratike ka thirrur nesër një protestë Kombëtare para kryeministrisë në mbështetje të revoltës së ri...