POLITIKE

“Duhet llogaridhënie institucionale”/ Marjana Koçeku në CNN International: Protestat studentore në Shqipëri marrin vëmendje ndërkombëtare

Piranjat Përditësimi i fundit 23 Tetor 2026, 16:52
“Duhet llogaridhënie institucionale”/ Marjana Koçeku

Deputetja e pavarur e Kuvendit të Shqipërisë, Marjana Koçeku, ishte e ftuar në CNN International, në një intervistë me Christiane Amanpour, një prej figurave më të njohura dhe më me ndikim të gazetarisë ndërkombëtare, dhe Catherine Bennhold, gazetare e prestigjiozes The New York Times. Intervista, e zhvilluar në kuadër të programit të njohur ndërkombëtar të Amanpour, trajtoi valën e protestave studentore dhe të të rinjve, duke i kushtuar vëmendje edhe zhvillimeve të fundit në Shqipëri.

Koçeku solli në vëmendjen e publikut ndërkombëtar protestat që po zhvillohen në vend, kërkesat e të rinjve dhe domosdoshmërinë që institucionet shqiptare t’u përgjigjen me seriozitet shqetësimeve të tyre.

Deputetja e pavarur, e cila u largua nga Partia Socialiste gjatë verës së këtij viti për t’iu bashkuar protestave qytetare, shpjegoi edhe arsyet e vendimit të saj politik, duke theksuar se mbështetja për protestuesit buron nga bindja se përmes këtij angazhimi mund të kontribuojë në mënyrë më të ndershme dhe më të drejtpërdrejtë.

Koçeku mbrojti legjitimitetin e kërkesave të protestuesve dhe theksoi se ato meritojnë vëmendjen e plotë të qeverisë, si dhe llogaridhënie institucionale.

Pjesëmarrja e Marjana Koçekut në një intervistë të drejtuar nga Christiane Amanpour në CNN International përbën një moment të rëndësishëm të pasqyrimit ndërkombëtar të zhvillimeve në Shqipëri, duke sjellë qëndrimet e një deputeteje të pavarur shqiptare dhe zërin e protestave të të rinjve përpara një audience globale.

Intervista e vendos situatën në Shqipëri në kontekstin më të gjerë të mobilizimit të brezit të ri dhe të sfidave me të cilat përballen qeveritë për t’iu përgjigjur kërkesave për ndryshim, përfaqësim dhe përgjegjshmëri demokratike.

E pyetur nga Christiane Amanpour mbi zhvillimet politike dhe protestat studentore në Serbi, Koçeku u shpreh se një fitore e listës së studentëve përballë presidentit Aleksandar Vuçiç do të përbënte një fitore jo vetëm për të rinjtë serbë, por për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Artikuj te sugjeruar

video

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Albania; 23/10/2026

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”