Pas finales së Botërorit, Tapia shuan teoritë konspirative: Humbëm me meritë ndaj Spanjës
Finalja e Kupës së Botës 2026 do të mbahet mend gjatë, jo vetëm për festën madhështore në Spanjë pas tr...
Finalja e Kupës së Botës 2026 do të mbahet mend gjatë, jo vetëm për festën madhështore në Spanjë pas tr...
Teksa vazhdon seanca parlamentare mësohet se policia ka shoqërua 12 protestues pas tensioneve gjatë tubimit para Kuvendit....
Federata Norvegjeze e Futbollit pritet të paraqesë një ankesë zyrtare në Komitetin e Etikës së FIFA-s për një ven...
Një mesazh goditës që vjen nga protesta para Kuvendit. Qese me mbetje, janë vendosur nga qytetarët, te kordoni policor, ndërsa ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpërthyer me akuza dhe fyerje ndaj deputetit socialist Blendi Klosi gjatë seancës plenar...
Mosfunksionimi i sistemit të frenimit apo një kolaps shëndetësor i drejtuesit të mjetit dyshohet se mund të jetë shkaku i a...
Dita e nesërme pritet të jetë e ethshme për familjen e madhe socialiste, teksa në korridoret e kësaj force politike përflit...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka reaguar në Kuvend pas deklaratave të ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari, d...
Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Hoxha është sulmuar me vezë nga protestuesit. Këta të fundit i kanë zënë pr...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për mediat para Kuvendit, ku ka kundërshtuar mënyrën se si, sipas tij, po proc...
Nga foltorja e ngritur para kryeministrisë, Alessandro Xhufi, anëtar i Departamentit Brain Gain të Partisë Demokratrike i bëri thirrje shqiptarëve të ngrihen për të shporrur qeverinë Rama. Mijëra shqiptarë iu bashkuan protestës kombëtare të thirrur sot nga opozita para kryeministrisë.
Fjala e Alessandro Xhufit
Mirëmbrëma të dashur vëllezër dhe motra,
demokratë dhe demokrate,
shqiptarë dhe shqiptare.
Sot më mbushet zemra plot me mall,
sepse shoh ju.
Shoh fytyrat tuaja.
Shoh sytë tuaj.
Shoh një popull që ka vuajtur,
por që kurrë nuk është dorëzuar.
Ju jeni luftëtarë të lirisë.
Dhe liria nuk dhurohet, liria fitohet.
Çdo herë që vij në Shqipëri, dëgjoj një fjali:
“Fajin e ka Saliu”.
Fajin e ka Saliu?
Po si mund ta ketë fajin Saliu?
O popull, paramendoni një gjë:
kur unë fillova shkollën fillore, Edi Rama ishte kryeministër.
Kur fillova gjimnazin, ai ende ishte kryeministër.
Edhe sot që jam në universitet, ai prapë është kryeministër.
Një fëmijë rritet.
Një brez plaket.
Një vend vdes.
Dhe pushteti nuk ndryshon.
PD-ja ka qenë në pushtet kur unë isha 6 vjeç,
e këta thonë
fajin e ka Saliu?
O popull, o njerëz,
këta në pushtet jo vetëm që ju vjedhin,
por ju shajnë, ju gënjejnë, ju poshtërojnë,
E prapë, fajin e ka Saliu.
O shqiptarë,
ju lënë pa bukë, pa punë dhe pa shtëpi.
Ju detyrojnë të merrni rrugën e kurbetit.
Dhe pastaj ju thonë:
“Fajin e ka opozita”.
E ndjeni çfarë gënjeshtre përcjell propaganda komuniste në këtë vend çdo ditë?
Në historinë e Shqipërisë, armiku i vërtetë i shqiptarëve
nuk ka qenë as turku,
as serbi,
as greku.
Por shqiptari vetë.
Heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu,
u tradhtua nga nipi i tij, Hamza.
Por dijeni këtë:
ne jemi populli i Isa Boletinit dhe Ismail Qemalit.
Ata janë populli i Haxhi Qamili.
Ne jemi Mithat Frashëri dhe Abaz Kupi.
Ata janë Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu.
Ne jemi ai popull që para 35 vjetësh
doli në shesh
dhe rrëzoi statujën e diktatorit.
Ata fshiheshin si minj në Bllok.
Po pse fshiheshin si minj?
Sepse kishin frikë nga ju.
Frikë nga populli.
Problemi i kësaj race politike
është se mendon që të gjithë njerëzit janë shpirtligë si ata.
Por gabohen.
Ne nuk jemi këtu për hakmarrje.
Ne nuk jemi këtu për urrejtje.
Ne jemi këtu për drejtësi.
Për dinjitet njerëzor.
Për dinjitet kombëtar.
Ne jemi populli i besës.
Ata janë populli i hajnisë.
Unë, si Alessandro Xhufi, jam krenar që jam shqiptar.
Por më thyhet zemra
kur vij këtu dhe shoh pallate madhështore, por që janë bosh.
Shtëpi pa drita.
Qytete pa të rinj.
Më thyhet zemra
kur shoh Zegjinen me Sara Milen duke u zgërdhirë me njëra-tjetrën në Parlament.
Më thyhet zemra
kur shoh brezin tim pa shpresë, pa ëndrra,
duke ndjekur modelin e gangsterit.
Por si mund të mos ndodhë kjo,
kur në krye të vendit
kemi kriminelin më të madh të këtij kombi?
Gjyshi im më la një amanet.
Më tha:
“O Aleksandro, mbaro shkollën e lartë
dhe kthehu në atdhe”.
Të dashur miq,
nuk do të ketë bir sigurimsi apo prokurori
që të ndalojë mua
apo secilin prej jush.
Sepse Shqipëria nuk është e tyre.
Shqipëria është e jona.
Rroftë Partia Demokratike!
Rroftë Shqipëria!
Rroftë populli shqiptar!
Hajde, ta shporrim komunizmin, o burra!
Një nga pamjet që u pa në protestën e kësaj të premteje përpara Kryeministrisë është momenti kur disa protestu...
Është e rrallë, thuajse e pandodhur, për një udhëheqës të një vendi të korruptuar e jo demokratik që t&...
Ka nisur protesta kombëtare e Partisë Demokratike të Shqipërisë në sheshin para Kryeministrisë, ku qindra qytetarë dhe m...
Pak momente më parë ka protesta kombëtare e radhës e Partia Demokratike e Shqipërisë, ku mbështetës dhe simpatizantë...
Kreu i PD Sali Berisha ka lënë selinë e Partisë Demokratike dhe i është drejtuar sheshit para Kryeministrisë për të...
Kreu i PD-së, Sali Berisha u largua nga selia së bashku me funksionarë të PD-së dhe mbështetës të shumtë për t...
Partia Demokratike mban sot protestën e radhës para Kryeministrisë. Ndërsa skenari i opozitës mbetet ende mister, e sigurt ësht&e...
Ashtu siç edhe paralajmëroi, kreu i PD Sali Berisha, këtë të premte po mbahet protesta e opozitës para Kryeministrisë. Qyt...
Partia Demokratike mban sot protestën e radhës para Kryeministrisë. Teksa tubimi është lajmëruar në orën 18.00, ka nisur...
“Këtë herë jam këtu jam në rresht të parë siç e premtova”, kështu është shprehur Belind K...