POLITIKE

Kallëzuesit 'Nesti dhe Nasta' të Veliaj, Meta: Rama ka ruajtur 'barazinë gjinore' edhe në procesin e kallëzimit të 'shokëve'

Piranjat Përditësimi i fundit 18 Prill 2026, 11:17
Kallëzuesit 'Nesti dhe Nasta' të Veliaj, Meta: Rama ka

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një intervistë ekskluzive për Syri.net komenton zhvillimet më të fundit politike dhe juridike në vend, duke u ndalur veçanërisht te thirrja e kryeministrit Rama si dëshmitar në procesin ndaj liderit të opozitës Sali Berisha.

Meta ngre akuza për njëanshmëri të institucioneve të drejtësisë dhe ndërhyrje politike në hetime, ndërsa e konsideron këtë proces si pjesë të një skenari më të gjerë politik.

INTERVISTA E PLOTË:

Pyetje: Si e konsideroni thirrjen e Z. Rama si dëshmitar nga GJKKO në procesin kundër Z. Berisha?

E konsideroj si të pashmangshme për një gjykim të plotë të çështjes, pasi janë aktet e tij si Kryetar i Bashkisë në atë kohë, që kanë ndryshuar destinacionin e klubit për qëllime ndërtimi. Kjo dëshmon se sa i njëanshëm ka qenë SPAK-u në hetimin e tij ndaj Z. Berisha, i cili është dirigjuar edhe publikisht nga Z. Rama nga tribuna e Asamblesë së Partisë Socialiste.

Po kështu, është provuar edhe nga Gjykata se Rama, si Kryetar Bashkie, me veprimet dhe mosveprimet e tij ka shkaktuar dëm të konsiderueshëm publik për të cilin duhej të merrej përgjegjës për 300 mijë euro, nëse nuk gaboj.

Por nga kush? Nga ata që kanë tmerr t’i përmendin edhe emrin shefit të tyre.
 

Pyetje: A mund të pretendohet se është një hap para i drejtësisë ky vendim?

Absolutisht që jo. Nëse edhe kjo nuk do të kishte ndodhur, procesi gjyqësor do të ishte bërë edhe më absurd, pasi aty do të provoheshin në çdo rast aktet administrative të Ramës nga avokatët e Z. Berisha dhe të pandehurit që nuk janë fare subjekte të posaçëm, si  Z. Malltezi  apo Z. Begeja, por janë vetëm viktima të një loje politike dhe shërbimit politik të prokurorëve të përzgjedhur të Ramës.

Rama prej kohësh duhej të ishte i dënuar nga Gjykata me vendim të formës së prerë, qoftë edhe vetëm për firmën e tij, të zezë në të bardhë, për t’i dhënë bonusin 8% kompanisë së inceneratorëve, që nuk kishte lindur akoma. Kjo është një shkelje flagrante e ligjit e provuar zyrtarisht, e pakontestueshme, e protokolluar dhe që nuk ka nevojë as për dëshmitarë. Po kush ka këllqe për ta bërë?

Edhe Erion Veliaj duhej të hetohej dhe gjykohej për firmën që ka hedhur në emër të Këshillit Bashkiak, për t’i hapur rrugën inceneratorit që nuk ekziston, por që edhe pse Veliaj është i paraburgosur, inceneratori vazhdon të gllabërojë 90 mijë euro në ditë për një shërbim që nuk ofrohet. Përse?

Sepse në krye të aferës së inceneratorëve dhe përfituesi direkt dhe kryesor i saj është Edi Rama dhe jo Erion Veliaj.

Po kështu, dihet se e ka dëshmuar edhe Z. Ahmetaj publikisht se këtë firmë Veliaj e ka hedhur nën presionin e Ramës.

Ndaj procesi kundër Veliaj është bazuar mbi kallëzuesit fantazma si Nesti dhe Nasta. Se Rama do të ruajë “barazinë gjinore” edhe në procesin e kallëzimit të “shokëve”. Ndaj nuk ka vetëm Nesti, por ka edhe Nasta. E nënvizoj domosdoshmërinë e hetimit të këtyre dy akteve zyrtare në shkelje flagrante ndaj ligjit, për të treguar pafuqinë e prokurorëve për të hetuar paligjshmërinë nga nënshtrimi ndaj Ramës.

Sepse janë dy prova zyrtare që ulërasin për shkeljen e ligjit dhe hetimi do të ishte fare i thjeshtë dhe i shpejtë nëse do kishte fare pak pavarësi, se te këto dy prova nuk ka nevojë fare as për profesionalizëm dhe as për dëshmitarë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë