POLITIKE

Këlliçi: Drejtori i OSSH-së Blendjan Dalipi ka përfituar tendera publikë e kontrata konçensionare! Vlera i kalon 30 milionë eurot, po aq sa kursimi për uljen e energjisë

n.f Përditësimi i fundit 12 Janar 2025, 15:02
Këlliçi: Drejtori i OSSH-së Blendjan Dalipi ka përfituar
Kellici

TIRANË- Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë për mediat. Gjatë fjalës së tij Këlliçi u shpreh se dita e sotme nisi me fjalimi patetik rë mbushur me viktimizim qesharak të narko kryeministrit të parë të Europës. Ai shtoi se 3 rezolutat e miratuara 150 parti të djathta të botës e kanë përcaktuar tashmë Edi Ramën, si kryeministrin, që e ka kthyer Shqipërinë në Narkoshtetin e parë të Europës.

Këlliçi u shpreh se Rama sot u sforcua gjatë për tu justifikuar para shqiptarëve se ai nuk është i korruptuar, por janë ministrat, kryetarët e bashkive dhe zyrtarët më të lartë të Rilindjes, që janë duke vendosur rekorde korrupsioni, pas krahëve të tij. Ai shtoi se tre ditë më parë, Edi Rama tha se do të ulnin çmimin e energjisë elektrike me 1 lek dhe do ti kursenin xhepave të shqiptarëve plot 30 milionë euro, kjo vetëm për vitin elektoral 2025.

Këlliçi shtoi drejtori i OSSH-së, Blendjan Dalipi ka përfituar tendera publikë e kontrata konçensionare me vlerë i kalon 30 milionë eurot. Ai shtoi se vlera e tenderave është po aq sa kursimi për uljen qesharake prej 1 lek të çmimit të energjisë.

Deklarata e anëtarit të kryesisë së PD, Belind Këlliçi:

Të nderuar qytetarë, Mëngjesin e sotëm, të së dielës së bekuar, fatkeqësisht e nisët me piskamat e një fjalimi patetik, mbushur me viktimizim qesharak të narko kryeministrit të parë të Europës. Ashtu siç 3 rezolutat e miratuara nga mbi 150 parti të djathta të botës, përfshi Partinë Popullore Europiane, Partinë Republikane Amerikane dhe Partinë Konservatore Britanike e kanë përcaktuar tashmë Edi Ramën, si kryeministrin, që e ka kthyer Shqipërinë në Narkoshtetin e parë të Europës.

Rama sot u sforcua gjatë për tu justifikuar para shqiptarëve se ai nuk është i korruptuar, por janë ministrat, kryetarët e bashkive dhe zyrtarët më të lartë të Rilindjes, që janë dendur me mollë, dardha, kumbulla dhe fiq, duke vendosur rekorde korrupsioni, pas krahëve të tij. Fabul, që e kemi diskretituar në çdo rast, por që kryeministri i dëshpëruar e përsërit si të vetmen mbrojtje që i ka mbetur: mëshira për një viktimë.

Por sot jemi para jush, siç gjithmonë kemi bërë e do bëjmë për të demaskuar me fakte çdo përpjekje të Edi Ramës për të larë duart nga korrupsioni i pashoq i qeverisjes së tij 12 vjeçare. Po ju rikthejmë në vëmendje rastin më të fundit dhe flagrant, në të cilin hajduti i rradhës, vjedh mu para syve të Edi Ramës dhe jo pas shpinës së tij.

Tre ditë më parë, Edi Rama dhe Belinda Balluku rrahën gjoksin para shqiptarëve se do të ulnin çmimin e energjisë elektrike me 1 lek dhe do ti kursenin xhepave të shqiptarëve plot 30 milionë euro, kjo vetëm për vitin elektoral 2025.

Gjatë momentit të shpalosjes së këtij sihariqi dhe akti të madh bamirësie elektorale, përballë Edi Ramës, i ulur në rreshtin e parë, qëndronte Blendjan Dalipi, Drejtori i Përgjithshëm i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes OSSH, i cili nëpërmjet kompanisë së tij familjare IDK Konstruksion dhe kompanisë së tij personale ABNID, ka përfituar tendera publikë e kontrata konçensionare, vlera e të cilave i kalon 30 milionë eurot. Si për ironi të fatit, po aq sa kursimi i trumbetuar për uljen qesharake prej 1 lek të çmimit të energjisë. Ja pra ku ka shkuar ai 30 milionsh shqiptarë të dashur.

Njëlloj si në rastin e denoncimit të skemës kriminale financiare në Bashkinë Tiranë të 5 drejtorëve, 5D, të cilën kolegët e Erionit në SPAK nuk e amnistonin dot, e njëjta skemë po ndodh brënda Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, e cila afërmendsh ka bekimin e plotë të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, pasi nëse do të ishte ndryshe, Blendjan Dalipi, pasi të ishte shkarkuar nga detyra, sot do duhej të ishte dorëzuar pa kushte para institucioneve të drejtësisë dhe jo të qëndronte i ulur në rreshtin e parë, përballë Kryeministrit.

Partia Demokratike, prej më shumë se 1 muaji, ka depozituar në SPAK një kallëzim penal për këtë zyrtar të lartë të shtetit, kallëzim i cili po amnistohet nga drejtësia me regji e Edi Ramës. I bëj thirrje sot, Drejtuesit të SPAK Altin Dumani dhe Strukturës së Posaçme të mos vijojnë me heshtjen karshi korrupsionit flagrant, pasi këto vjedhje nuk do mund të amnistohen dot kurrë.

Qytetarët shqiptarë nuk duhet të mashtrohen më nga qurravitjet e Edi Ramës dhe as nga bamirësitë elektorale me uljen e çmimit të energjisë elektrike me 1 lek, shumë e cila barazohet me paratë që vjedh vetëm 1 drejtor i kësaj qeverie.

Shqipëria ka vendosur të ndahet një herë e mirë nga hajdutëritë e babëzia e kësaj mazhorance, që e ka kthyer vendin tonë në më të varfrin e Europës, ndaj data 11 Maj, do të jetë çasti vendimtar për sovranin, t’i japë fund masakrës së një lukunie të pangjashme korrupsioni e shpopullimi.

Bashkë do i’a dalim. 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë