Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, në një postim të tij në rrjetet sociale, ka kritikuar qëndrimin Kryeministrit Rama ndaj krizës ekonomike dhe rritjes alarmante të çmimeve.
Këlliçi theksoi se vetëm një ditë pas rritjes së çmimit të naftës në 218 lekë, Rama u shfaq me deklarata qesharake dhe tallëse për qytetarët, duke i atribuor këtë situatë luftës në Iran dhe përhapjes së dokrrave të tipit "Bota rrotullohet".
Ai theksoi se për masat që duhej të kishte marrë si Kryeministër, Rama nuk tha asnjë fjalë të rëndësishme, duke u përqendruar vetëm në justifikime të dobëta.
Këlliçi shkruan se Rama ka dështuar të ndërhyjë, pavarësisht faktit që çmimet e karburanteve dhe ushqimeve janë 40% më të larta se në vendet e rajonit, ndërkohë që të ardhurat e qytetarëve shqiptarë janë ndër më të ulëtat në Evropë.
Ai e vlerëson këtë si një tallje të hapur me qytetarët, që vazhdojnë të paguajnë për mungesën e një pakete mbështetjeje financiare që do të mund të lehtësontë pasojat e krizës.
“Të gjitha këto fjalë të Kryeministrit nuk janë asgjë tjetër veçse një tallje mizore me popullin”, shkruan Belind Këlliçi, duke shtuar se qytetarët duhet t’i japin një përgjigje të fuqishme këtij qëndrimi të qeverisë, duke protestuar masivisht në 17 prill, kur qytetarët pritet të bashkohen përsëri në shesh për të kërkuar të drejtat e tyre dhe të reagojnë ndaj politikave të dështuara të qeverisë.
Rritjes së çmimeve i shtohet dhe tallja kryeministrore!
Kryeministri i cili dje paradite rriti çmimin e naftës në 218 lekë, u shfaq pasdite si opinionist amator, me komente qesharake, të tipit kjo ka ndodhur prej luftës në Iran. Bota rrotullohet, e plot dokrra si këto.
Vetëm për masat që duhej të kishte marrë si Kryeministër, nuk tha asnjë fjalë.
Ndërsa sot në monologun me mikrofon, Edi Rama u shpreh se gjithçka është në rregull. Ai nuk e ul dot çmimin, por po monitoron. Dhe gjërat po shkojnë mirë sipas tij.
Ku po shkojnë gjërat mirë përveçse në oborrin e tij?!
Si duhet të tingëllojnë këto fjalë tek qytetarët që e marrin karburantin dhe shumë prej ushqimeve 40% më shtrenjtë se vendet e rajonit, ndërkohë që kanë të ardhurat më të ulëta në kontinent?!
Krejt ndryshe nga vendet normale, apo dhe fqinjët tanë, që kanë ndërhyrë tek taksat dhe kanë miraruar paketa financiare lehtësuese e mbështetëse, Edi Rama këtu ka vetëm fjalë, premtime për të ardhmen dhe tallje mizore.
Kësaj sjellje njerëzit duhet t'i japin përgjigjen që meriton.
Me 17 prill është rasti të bashkohemi sërish në sheshish e protestës!
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
29 Mars12:11
Mos e humbisni/ Braçe sfidon gratë e Rilindjes me servilizëm ndaj Ramës: Mbledhja kaloi e qetë, partia...
Teksa mbledhja e së shtunës në PS është raportuar të ketë kaluar me tensione mes Ramës dhe Spiropalit, ku kreu i organiz...
POLITIKE
29 Mars12:06
“Ti mos e hap gojën fare”/ Spiropali ironizon keq Ramën: Hijet mbeten pas, mbaje fytyrën…
Një ditë pas mbledhjes së tensionuar në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ish-ministrja Elisa Spiropali &eum...
POLITIKE
29 Mars11:30
Konflikti SHBA-Izrael me Iranin, Ministria e Jashtme paralajmëron qytetarët
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka përsëritur thirrjen për qytetarët shqiptarë që të shmangin udh&eu...
POLITIKE
29 Mars10:33
Nis votimi për zgjedhjen e kryetarit të degës së Partisë Demokratike në Elbasan
Prej orës 08:00 ka nisur votimi për zgjedhjen e kryetarit të degës së Partisë Demokratike në Elbasan.
Proçesi i votim...
POLITIKE
29 Mars09:48
Rritet sërish çmimi i naftës, Rama: Bordi i Transparencës nuk merr vendime arbitrarisht, ulja rrezikon kapacitetet e furnizimit
Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës në podcastin e së dielës “Flasim”, tha se Bordi i Transparencës nuk e vendos &cced...
POLITIKE
29 Mars09:17
Përplasjet brenda PS-së, Malaj: Zgjohuni sa nuk është vonë! Rama është shpirtlig dhe një hakmarrës primitiv
Debatet dhe tensionet brenda Partisë Socialiste kanë rikthyer në vëmendje raportin e kryeministrit Edi Rama me zërat kritikë n&eum...
POLITIKE
28 Mars23:39
Rama akuzon dy ish-ministrat e qeverisë: Fike telefonin se e ke zakon që përgjon! Ti tjetri merresh me llafazanllëqe
Tensione dhe replika të forta janë shënuar në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, e zhvilluar pa praninë ...
POLITIKE
28 Mars23:22
Korrupsioni qeveritar, Himçi: Qeveria ka goditur SPAK-un dhe po mbron zyrtarët e lartë
Deputeti i Partisë Demokratike, Blendi Himçi, ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë, duke përmendur korrupsion gal...
POLITIKE
28 Mars21:10
Zgjedhjet për kreun e partisë/ PD nxjerr udhëzimet: Të jenë të lira, të fshehta dhe demokratike!
Partia Demokratike ka ndarë udhëzimet lidhur me procesin zgjedhor dhe organizativ, të firmosura nga kryetari Sali Berisha dhe Sekretari i P&...
POLITIKE
28 Mars20:26
Xhixho: Mungesa e fondeve për analiza është skandal, kërkohet interpelancë me Ministren e Shëndetësisë
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho denoncon ne një mesazh në facebook, mungesën e fondeve për analiza pa...