Çfarë e pret Serbinë tani pas rënies së Vuçiçit?
Për dy vjet, një lëvizje protestuese e udhëhequr nga studentët u përpoq ta largonte nga pushteti Aleksandar Vuçiqin, i cili...
Për dy vjet, një lëvizje protestuese e udhëhequr nga studentët u përpoq ta largonte nga pushteti Aleksandar Vuçiqin, i cili...
Një përbindësh i madh betoni, i cili fillon si një strukturë dhe më pas degëzohet në disa drejtime, do të ngrihet n...
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, synon të ashpërsojë gjatë ditëve të ardhshme legjislacionin që rregullon demonstratat, duke ...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka thënë medias greke "Kathimerini” se dëshiron të mbetet në krye të vendit...
Një valë protestash ka përfshirë disa vende të Evropës, ndërsa Franca përballet me përshkallëzimin e trazirave...
Protestat studentore në Shqipëri kanë hyrë sot në ditën e 14-të radhazi, ndërsa një numër i madh të rinjs...
Deputetja demokrate Ina Zhupa ka reaguar ndaj qëndrimit të Edi Ramës për rastin e Erjon Vishkullit, duke e akuzuar për degradimin e s...
Një i ri protestues, i sapodiplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, i ka dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë kryemi...
Momente tensioni janë regjistruar në Aeroportin Ndërkombëtar të Birminghamit, në Britaninë e Madhe, pasi një avion pasag...
Sali Berisha deklaron se Belinda Balluku duhet të ishte prapa hekurave dhe jo të ecte e lirë. Në një komunikim me gazetarët, kre...

Shaip Kamberi, deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, i ftuar ditën e sotme në emisionin “Kafe Shqeto”, ka komentuar situatën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe marrëdhëniet mes Beogradit dhe komunitetit shqiptar, duke ngritur shqetësime për zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara ndër vite dhe mungesën e avancimit të të drejtave të tyre.
Sipas tij, pavarësisht marrëveshjeve të arritura që pas vitit 2001, institucionet serbe nuk kanë përmbushur detyrimet e marra, ndërsa ai akuzon qeveritë e njëpasnjëshme në Beograd për moszbatim dhe,në disa raste, për mohimin e tyre.
Kamberi thekson se kjo situatë ka sjellë një cikël të gjatë stagnimi, ku shqiptarët vazhdojnë të përballen me mungesë të të drejtave të plota dhe trajtim të pabarabartë.
Ai vlerëson se në Serbi ekziston një pakënaqësi e gjerë ndaj qeverisjes aktuale të Aleksandër Vuçiç, të cilin e cilëson si një figurë politike që vazhdon të mbajë qëndrime të vjetra me një “petk të ri” politik.
Kamberi shton se pavarësisht premtimeve për integrim europian, Serbia nuk ka bërë përparim real në hapjen e kapitujve dhe në përmbushjen e standardeve të kërkuara.
"Është një situatë e cila po zgjat për më tepër se dy dekada. Në fakt që nga rezistenca e armatosur e shqiptarëve në vitin 2001 dhe përfundimi i asaj rezistence me një marrëveshje politike, sipas së cilës Serbia kishte marrë obligim që të avancojë pozitën e shqiptarëve, duke i garantuar të gjitha të drejtat që i takojnë me legjislacionin e brendshëm dhe standardet ndërkombëtare, në vazhdimësi jemi përpjekur që ta bindim Beogradin zyrtar që ato edhe t'i realizojë.
Por përkundër faktit që në këtë hark kohor kemi katër marrëveshje të nënshkruara, çdo qeveri e radhës, e sidomos tani kjo e regjimit të Vuçiçit, po refuzon dhe jo vetëm që po refuzon, por edhe i mohon ekzistencën e marrëveshjeve të cilat ishin dashur ta përfundojnë një cikël të zhvillimeve politike që do të jepte rezultatin që shqiptarët të jenë qytetarë të barabartë, qytetarë që gëzojnë të gjitha të drejtat.
Natyrisht siç e shihni, Serbia jo vetëm me shqiptarët, por situata po vlon në të gjitha aspektet. Ka një pakënaqësi të madhe me regjimin autoritar dhe të korruptuar të Aleksandër Vuçiçit. Dhe ajo që po shihet është se më në fund përkundër premtimeve që ai kishte dhënë që kishte ndryshuar, Vuçiç vazhdon të mbetet një radikal me një petk të ri.
Por një radikal i cili ka tërhequr për hunde (do të kisha thënë tërë kohën) bashkësinë evropiane, duke i premtuar se Serbia po ndjek rrugën e BE-së, e cila do t'i zgjidhë gjithë këto probleme, pra edhe problemin e shqiptarëve.
Por që në fakt ka stanjacion në dy-tre vitet e fundit dhe Serbia nuk ka hapur as edhe një kapitull të vetëm në këtë drejtim. Prandaj, natyrisht që kemi tensione të vjetra dhe të reja, të cilat pozitën e shqiptarëve e vështirësojnë. Dhe kjo temë që ju përmendët është vetëm një nga shumë temat e tjera që shqiptarët i bën të pasigurtë në këtë rajon".
Ish ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili ka reaguar ashpër pas standardeve të dyfishta në praktikën e seancave gjyqësore me...
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka ngritur nga foltorja e Kuvendit alarmin mbi sigurinë dhe rendin në Sarandë. Ajo tha se drejtori i Policis&...
Teksa qeveria ka hedhur për diskutim dhe po nxiton të miratojë një projektligj që u lejon shtetasve të huaj të blejë p...
Nënkryetari i Parlamentit, Agron Gjekmarkaj, në vijim të vizitës zyrtare në Parlamentin e Austrisë, zhvilloi një takim me k...
Mbahet sot në Kuvend seanca e radhës plenare. Në Rendin e ditës janë para shikuar disa interpelanca. Fillimisht parashikohen 2 inter...
Por çfarë ka ndodhur me të vërtetë? Ndërkohë që MIE shprehte dakortësinë për ndryshimin e marrëve...
Pasi e përdori kundër Bardh Spahisë, për ti hapur çështje në SPAK, kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci ka vendosur ...
Ish-presidenti i vendit, Ilir Meta ka treguar se çfarë i ka kërkuar kreut të SPAK-ut, Klodian Brahos përmes një letre q&eum...
Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se kandidati i presidentit Donald Trump për ambasador në Shqipëri, Eric Wendt, do të jetë shumë ...
Ish-Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se është i pafajshëm, por s’mund të mbajë përgjegjësi ligjore për bashkë...