POLITIKE

Kumbaro për DW nga ITB Berlin: Thirrje shqiptarëve në Greqi të kthehen, me paga më të mira dhe mundësi në turizëm

M.B Përditësimi i fundit 5 Mars 2025, 10:15

Kumbaro për DW nga ITB Berlin: Thirrje shqiptarëve në Greqi

BERLIN- Ministrja e Truzimit Mirela Kumbaro ka dhënë një intervistë për DW nga Belini. Kumbaro u ka bërë thirrje shqiptarëve në Greqi të kthehen, me paga më të mira dhe mundësi në turizëm. Ajo thotë lidhur me turizmin se në strukturat akomoduese të certifikuara ka shumë më pak kapacitete sesa është kërkesa. E pyetur për përfitimet nga ekonomike te vendit nga lumi Vjosa, Kumbaro tha se Vjosa është një vendim për të bërë veprimin e duhur, në kohën e duhur, dhe efektet e tij do t’i ndjejnë brezat e ardhshëm.

Deutsche Welle: Zonja ministre, Shqipëria është vendi mikpritës i panairit të Berlinit. Çfarë pret Shqipëria nga ky panair?

Mirela Kumbaro: Është panairi më i madh në botë dhe Shqipëria vjen me një kartëvizitë të veçantë. Një destinacion unik, jo thjesht i panjohur, por një vend ku mund të gjesh gjithçka në një hapësirë të vogël. Nga kultura te ushqimi, nga deti te mali, me një ofertë të larmishme për të gjithë ata që duan të vijnë, qoftë për eko-turizëm, qoftë për turizmin e lumenjve, qoftë për turizmin malor apo edhe për trashëgiminë kulturore të jashtëzakonshme.

Janë 100 operatorë turistikë privatë që marrin pjesë me të gjitha ofertat e tyre, nga agroturizmi deri te Aeroporti i Tiranës, i cili në vitin 2024 ka shënuar një performancë spektakolare, duke e bërë Shqipërinë vendin e parë në Evropë për frymë popullsie me numrin më të lartë të rritjes së pasagjerëve të huaj: 11 milionë pasagjerë brenda një viti.

Sa mund ta rrisë Shqipëria numrin e turistëve në vit?

Praktikisht, në strukturat akomoduese të certifikuara kemi shumë më pak kapacitete sesa është kërkesa. Sigurisht që është zhvilluar edhe më shumë një treg tjetër, siç është ai i Airbnb-së, të cilin, me strategjinë e re të turizmit 2025-2030, do ta fusim në rrugën e formalizimit. Kjo është arsyeja pse po rrisim dhe nxisim zhvillimin e projekteve të strukturave akomoduese me katër dhe pesë yje, sepse është e vetmja mënyrë për të mos nxitur turizmin masiv, por atë elitar. Nuk na duhen 20 apo 30 milionë turistë – Shqipëria nuk i përballon dot. Na duhen turistë që qëndrojnë më gjatë, paguajnë më shumë dhe nxisin biznese që krijojnë punësim. Kemi një sfidë të madhe në burimet njerëzore dhe kjo është arsyeja pse e kemi hapur tregun e punës, sidomos për shqiptarët nga diaspora.

Në fakt, tendenca është e kundërt. Vetëm në vitet 2022 dhe 2023 kanë ardhur në Gjermani afërsisht 20 mijë shqiptarë në vit për të punuar dhe jetuar.

Ne nuk mund të matemi me tregun e punës të Gjermanisë apo të ndonjë vendi tjetër evropian, sepse do të ishte një krahasim mes 25 viteve të zhvillimit të Shqipërisë dhe 250 viteve të zhvillimit të Gjermanisë. Ajo që ne po bëjmë është t’i bëjmë thirrje diasporës, sidomos shqiptarëve që ndodhen në Greqi, që të rikthehen për paga të njëjta ose edhe më të larta dhe me kushte më të favorshme në Shqipëri sesa në Greqi.

Një nga pikat kyçe të turizmit të qëndrueshëm është Vjosa, i vetmi lumë i egër në Evropë që është shpallur park kombëtar. Por ka shqetësime se një nga degëzimet e saj, Shushica, mund të preket nga një projekt për furnizimin me ujë të Himarës.

Kjo temë nuk lidhet drejtpërdrejt me panairin. Kemi ndjekur një proces shumë të detajuar dhe të koordinuar me partnerët tanë, qoftë me partnerin gjerman, që është KfW-ja, qoftë me IUCN (Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës), ku Shqipëria është tashmë anëtare me të drejta të plota. Për një vit u pezullua projekti për furnizimin me ujë në një pjesë të burimit që ushqen lumin e Shushicës, për të vlerësuar ndikimin e tij. Janë kryer ekspertiza dhe, në bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit, u përzgjodh një nga rekomandimet e ekspertëve të IUCN-së, që ofron një zgjidhje të kontrolluar dhe të monitoruar për burimin e ujit. Ky vendim u mor gjithashtu në konsultim me komunitetin lokal. Një pjesë e linjës së ujësjellësit është devijuar dhe, ndërkohë, është miratuar plani i menaxhimit të Parkut Kombëtar të Vjosës, i cili përfshin monitorimin e rregullt të prurjeve të ujit për dekada. Gjithçka është e kontrolluar dhe e koordinuar. Shqipëria nuk ka asnjë dilemë që ka gjetur modelin e duhur mes ruajtjes së biodiversitetit dhe zhvillimit të turizmit. Kemi ndaluar ndërtimin e të gjitha hidrocentraleve që ishin planifikuar në lumin e Vjosës, pikërisht për të ruajtur lumin e fundit të egër në Evropë, me 408 kilometra vijë lumore.

Sa po përfiton Shqipëria ekonomikisht nga Vjosa?

Për momentin, është herët të thuhet se po përfiton ekonomikisht, sepse Vjosa nuk është një projekt që synon përfitimin e shpejtë. Vjosa është një vendim për të bërë veprimin e duhur, në kohën e duhur, dhe efektet e tij do t’i ndjejnë brezat e ardhshëm. Nëse do të kishte synim ekonomik, do të kishim ndjekur modelin e vendeve të tjera, përfshirë Gjermaninë dhe vendet e tjera evropiane, të cilat nuk kanë lënë asnjë lumë pa shfrytëzuar. Por pikërisht për këtë arsye, Shqipëria ka sot të vetmin lumë të egër të mbetur në Evropë. Ajo që kemi bërë është vendosja e mbrojtjes së lumit të Vjosës dhe kjo do të shoqërohet me investime për mbrojtjen e tij. Kemi nisur dy projekte madhore në qarkun e Gjirokastrës: ndërtimin e impianteve të trajtimit të ujërave të ndotura dhe menaxhimin e mbetjeve. Do të punojmë me partnerët tanë për të ndihmuar komunitetin lokal, duke ofruar grante për zhvillimin e turizmit ekologjik dhe të qëndrueshëm, për agroturizmin dhe për bujqësinë, në mënyrë që të jetë në harmoni me mbrojtjen e parkut kombëtar. Por më e rëndësishmja është efekti i imazhit që Shqipëria ka krijuar: një vend që ka ruajtur të vetmin lumë të egër që i ka mbetur Evropës./ DW

berlin

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë