POLITIKE

Largimi i Engjëll Agaçit jashtë vendit/ Këlliçi: Ka një informacion për arratisje... Pritet goditje e tij për aferën e inceneratorëve!

b.z Përditësimi i fundit 25 Shkurt 2025, 21:01
Largimi i Engjëll Agaçit jashtë vendit/ Këlliçi: Ka
Belind Këlliçi

TIRANË - Demokrati Belind Këlliçi, ka folur këtë të martë mbi largimin jashtë vendit të Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçit, për të cilin u raportua se i ishte nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.

Në një lidhje direkte për Klan News, Këlliçi shprehet se pritet një goditje e drejtësisë ndaj Agaçit pasi sipas tij, ky i fundit rezulton i përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë në aferën e inceneratorëve. Megjithatë, Këlliçi shton se këto informacione janë ato që ka dëgjuar dhe nuk di të thotë nëse janë të vërteta ose jo.

Pyetje: Duke marrë parasysh se jeni politikan dhe herë pas here flisni për atë që ndodh dhe referuar burimeve tuaja, a prisni lëvizje të tjera nga puna e drejtësisë deri më 11 Maj? E kam fjalën dhe majtas, edhe djathtas.

Belind Këlliçi: Nuk kam informacione të tilla. Sigurisht që në Tiranë dëgjon historira në aspektin e tryezave politike dhe mediatike nga më të ndryshmet. Sigurisht, ka një informacion në lidhje me arratisjen e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçit, me zhdukjen e tij nga qarkullimi dhe me largimin e tij në Itali. Në 2 javët e fundit flitet për një arratisje të tij për shkak se pritet një goditje e tij për shkak të përfshirjes së tij në mënyrë të drejtpërdrejtë në aferën e inceneratorëve. Këto nuk di të ta ndaj a janë lajme të vërteta apo janë thashetheme gazetarësh apo ngjarje të ngjashme. I bëj thirrje çdo prokurori që të zbatojë ligjin për denoncimet që janë me bazë dhe kanë të bëjnë me korrupsionin e zyrtarëve të lartë të shtetit.

I pyetur nëse mendon se SPAK kontrollohet nga Kryeministri Rama, Këlliçi thotë se në Prokurorinë e Posaçme, sipas tij, ka prokurorë që zbatojnë ligjin, por ka edhe të tjerë që janë nën ndikimin e pushtetit.

“Ka segmente të caktuara brenda SPAK, ka prokurorë të caktuar që janë nën ndikimin e pushtetit. Jo të gjithë prokurorët janë njësoj. Edi Rama ka dorën e tij brenda SPAK, kjo është parë edhe tek inceneratori i Tiranës, Sterilizimi, Check Up dhe të gjitha aferat që përfshijnë Kryeministrin”, shprehet Këlliçi.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë