POLITIKE

Tritan Shehu: Pa luftuar korrupsionin galopant, rruga evropiane e Shqipërisë mbetet e mbyllur

Piranjat Përditësimi i fundit 21 Maj 2026, 20:38
Tritan Shehu: Pa luftuar korrupsionin galopant, rruga evropiane e

Forca më integruese në Evropë, në Shqipëri, është padyshim Partia Demokratike. Jemi ne që jemi këtu që përfaqësojmë Partinë Demokratike. Jemi ne që, në dhjetorin e '90-ës, kërkonim e duam Shqipërinë si e gjithë Evropa. Jemi ne ata që hapëm rrugët e integrimit, që afruam Shqipërinë me Evropën, e bëmë atë anëtare të NATO-s kur Berisha ishte kryeministër, me presidentin Bush në Tiranë. Është Partia Demokratike ajo forcë e cila, në të gjithë qenien e saj, historinë e saj, qelizat e saj, është thellësisht properëndimore, proevropiane, pa asnjë alternativë tjetër. Ne nuk shikojmë në lindje. Ne nuk shikojmë që, nëpërmjet Tregut të Ballkanit të Hapur, të hyjmë në tregun euroaziatik të Rusisë. Ne nuk shkruajmë artikuj me Vuçiçin së bashku. Ne shkruajmë historinë evropiane të Shqipërisë dhe zhvillimin evropian të Shqipërisë.

Prandaj, për ne, shumë e rëndësishme është rruga e integrimit evropian; është jetike për Shqipërinë. Pse Shqipëria, në historinë e saj të kaluar dhe të sotme, flet që nuk ka rrugë tjetër tek esenca e kombit shqiptar në mënyrë reale dhe të vërtetë, pa integrimin evropian. Ju jeni ata që keni penguar; ju jeni ata që keni bllokuar. Ju jeni ata që, në '92-shin, kërkonit të bllokonit procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, që kërkonit të bllokonit anëtarësimin dhe afrimin e Shqipërisë në NATO në vitet e partneritetit për paqe. Ju jeni ata. Ju jeni ata që bllokuat edhe statusin e kandidatit me ato tre ligjet e famshme për Fierin; ju kujtohen vetë, që ishin ato tre ligjet, pra keni kërkuar gjithmonë të bllokoni. Dhe sot po e bllokoni.

Kalimi i raportit sot sjell një pyetje të madhe: Pse u vonua disa muaj? Pse është vonuar? Pse ju bëtë të gjitha përpjekjet për të obstruksionuar këtë proces apo për të deformuar atë proces në bazë të parimeve të artikullit Rama-Vuçiç, për t'ju pranuar si regjim brenda hapësirës demokratike evropiane? Ju dështuat. Por ama keni krijuar një dëm të madh Shqipërisë, sepse raporti i sotëm, i dalë sot, është jashtëzakonisht më problematik për Shqipërinë sesa ai i janarit. Është jashtëzakonisht më problematik. Është shumë herë më i ashpër se raporti i janarit. Sepse raporti i sotëm bën akoma më të vështirë rrugën tonë evropiane dhe integrimin e plotë evropian të Shqipërisë për vetë problemet e mëdha që ai ngrit, të cilat lidhen qoftë me jofunksionimin e shtetit, që thuhet qartësisht në atë raport, qoftë me faktin se në janar flitej për progres, ndërsa sot ashpërsohen termat dhe nuk flitet për progres.

Pra, situata jonë sot është më e vështirë si Shqipëri sesa në janar, dhe kjo na dhëmb neve, na dhëmb shumë, pavarësisht se faji dhe përgjegjësia është obstruksionizmi i qeverisë. Por ama është një gjë: është një element që e pësojnë të gjithë shqiptarët. Është një element i cili rëndon në qafën e të gjithëve shqiptarëve.

Për herë të parë, në atë raport sot flitet për obstruksionizëm të drejtësisë nga politika, nga personalitetet e larta politike. Dhe po përmendet për herë të parë direkt SPAK-u, që po pengohet nga ju dhe nga qëndrimet tuaja politike në zbatimin e drejtësisë. Dhe ju tregohet se ç'është imuniteti evropian dhe perëndimor. E keni të shkruar atje. Lexojeni, jua shpjegojnë çfarë është. Dhe kërkohet të respektohen rekomandimet e Komisionit të Venecias, sepse rruga evropiane është e tillë.

Rruga evropiane nuk kalon nëpërmjet korrupsionit galopant. Rruga evropiane nuk kalon nëpërmjet proteksionit të korrupsionit galopant nga linjat politike të mazhorancës me votë në parlament. Prandaj, kjo krijon padyshim një reaksion të thellë negativ tek partnerët tanë. Krijon një reaksion shumë të vështirë, shumë të thellë. Nëse në raportin e majit… e janarit, më falni, thuhej që korrupsioni është shqetësues, sot thuhet që është një shqetësim vendimtar. Pra, jemi në një gradë shumë më të lartë reaksioni të Bashkimit Evropian ndaj progresit negativ të Shqipërisë dhe ndaj thellimit të korrupsionit në Shqipëri.

Flitet për zgjedhjet. Ju përmenden rekomandimet e OSBE/ODIHR-it që duhet të realizohen. Ju përmenden rrjetet e patronazhimit që nuk duhet të influencojnë. Ju përmendet mospërdorimi i shtetit dhe i burimeve shtetërore për qëllime politike, pikërisht atë që ju bëtë në fushatat elektorale, në zgjedhjet elektorale të kaluara, dhe që jua përmend raporti i ODIHR-it. Ju përmenden të gjitha këto elementë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?