POLITIKE

'Në rrezik siguria kombëtare', Këlliçi: Rama udhëtim sekret në Paris, cila është lidhja me mashtruesin ndërkombëtar...

Piranjat Përditësimi i fundit 16 Prill 2026, 12:53

'Në rrezik siguria kombëtare', Këlliçi: Rama

Nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë janë lëshuar akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e lidhur atë me një biznesmen të akuzuar për mashtrim në shkallë ndërkombëtare dhe duke vënë në dyshim sigurinë kombëtare të vendit.

Sipas deputetit demokrat Belind Këlliçi, një udhëtim i kryeministrit Rama në Paris më 8 tetor 2020 nuk ishte një axhendë zyrtare, por për të marrë pjesë në ditëlindjen e bashkëshortes së mikut të tij, Ron Yeffet. Ky i fundit është një personazh i akuzuar për mashtrim, konkretisht për zhvatjen e 7.6 milionë dollarëve ndaj një shtetasi amerikan. Ky udhëtim pretendohet se fakton lidhjen e ngushtë dhe korruptive mes kryeministrit shqiptar dhe biznesmenit në fjalë.

Akuzat shkojnë më tej, duke pretenduar se qeveria shqiptare, përmes dy Vendimeve të Këshillit të Ministrave (VKM), i ka dhënë Ron Yeffet kontrollin mbi industrinë e armëve në Shqipëri. Ky veprim cilësohet si një rrezik i madh jo vetëm për industrinë, por edhe për fatin e Shqipërisë në NATO, duke cenuar sigurinë kombëtare dhe besueshmërinë tek aleatët strategjikë.

Opozita e cilëson këtë çështje jo si një betejë politike mes palëve, por si një problem madhor të sigurisë kombëtare të Republikës së Shqipërisë, duke kërkuar transparencë të plotë, përgjegjësi politike dhe shpjegime të menjëhershme nga kreu i qeverisë.

Belind Këlliçi: Të enjten e 8 tetorit të vitit 2020 Rama nuk kishte udhëtuar për një axhendë zyrtare drejt Francës. Edi Rama në atë të enjte parlamenti, si kundër ndodh përherë, ndodh edhe sot, nuk është prezent në sallë. Kishte udhëtuar drejt Parisit për të festuar ditëlindjen e bashkëshortes së mikut të tij Ron Jefet. Ky, të dashur shqiptarë, nuk është thjesht një udhëtim miqësor, por rezulton se do të jetë dhe prova e pushtetit e të akuzuarit për mashtrim, Ron Jefet, për t'i zhvatur një shtetasi amerikan Mark Fajst plot 7.6 milionë dollar. Pra, të nderuar qytetarë, ky udhëtim është prova që lidh drejtpërdrejtë dhe fakton lidhjen korruptive të Ron Jefetit dhe të kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Sot, miku mashtrues ka në dorë fatin e industrisë së armëve në Shqipëri. Me dy VKM nominale, Edi Rama ka lënë në dorë të Jefetit jo vetëm këtë industri, por dhe fatin tonë në NATO. Kjo është arsyeja pse në fakt sot është anulluar edhe interpelanca urgjente me ministrin e mbrojtjes Ermal Nufi.

I kujtoj qytetarëve shqiptarë se ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja, akuzohet sot nga SPAK-u dhe është në burg vetëm se u faktuan udhëtimet e tij me ish-zëvendës ministrin e Shëndetësisë Ilir Rapajn dhe me biznesmenin tjetër që qëndronte dhe punonte në Itali. Arben Ahmetaj akuzohet nga SPAK për korrupsion vetëm se ka njohje me Mirel Mërtirin, edhe pse është e faturuar që në dosjen e inceneratorëve firmë të tij nuk ka, se po të kishte patur, të jeni të bindur që unë i pari dhe Partia Demokratike do ta kishte bërë publike dhe do ta kishte referuar në organin e akuzës. Saimir Tahiri bëri burg pasi u faktua se familjarët e tij kishin udhëtuar me Habilajt në të njëjtin avion. Ish-presidenti i Republikës, Ilir Meta, qëndron në burg sot vetëm sepse pretendohet se Kastriot Ismailaj, sipas prokurorisë, ka fjetur në një shtet tjetër në të njëjtin hotel gjatë kohës që aty ka qëndruar edhe ish-presidenti i Republikës Ilir Meta. Ndërkohë, Edi Rama vazhdon të qëndrojë në krye të qeverisë, edhe pse tashmë është faturuar jo vetëm miqësia e tij e ngushtë me Ron Jefetin, një fakt publik formal dhe informal që e di çdo qytetar në Tiranë, e di çdo rreth biznesi në Tiranë, por është faturuar dhe dhurata qindra milionë euro që i është bërë atij me dy VKM personale nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Sot në fakt Edi Rama duhet të ishte në këtë sallë dhe të përgjigjej për pyetjet publike që i kam drejtuar prej tre ditësh kur kam denoncuar lidhjen e një kontrate midis kompanisë SMX dhe kompanisë RNI Trading në New York, në pronësi të shtetasit Ron Jefet në janar të vitit 2024. I ribëj edhe njëherë pyetjet nga kjo sallë kuvendi drejtuar kryeministrit të Shqipërisë. A është Shqipëria vendi anëtar i NATO-s në kontratën e paspecifikuar me SMX dhe kompanisë së mashtruesit Ron Jefet? Në rast se është Shqipëria ky shtet, në cilën procedurë ligjore konkuruese është përzgjedhur kompania e Ron Jefetit për të bërë ndërmjetësimin për vendin tonë në një kontratë me anëtarin e NATO-s? A po rrezikon kreu i qeverisë shqiptare sigurinë kombëtare dhe atë të partnerëve në aleancë duke lënë në dorë të një të akuzuari për mashtrim industrinë e armëve të Shqipërisë? A rrezikon anëtarësimin në NATO Shqipëria me këto manovra korruptive pas bllokimit të procesit të integrimit prej çështjes së Belinda Ballukut? Në një vend normal, të dashur miq, do të mjaftonte hija e dyshimit për të kërkuar një transparencë të plotë për këtë mega skandal. Në një vend serioz mjafton rreziku ndaj NATO-s për të kërkuar përgjegjësi politike dhe shpjegime të menjëhershme nga kreu i qeverisë dhe ministri i mbrojtjes.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?