POLITIKE

Nesho: Qeveria teknike është çelësi për Shqipërinë e të ardhmes

Piranjat Përditësimi i fundit 8 Shkurt 2026, 14:10
Nesho: Qeveria teknike është çelësi për

Në një intervistën e ditës në Syri TV,  diplomati Agim Nesho komentoi situatën politike dhe shëndetin e demokracisë në Shqipëri, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të protestave popullore kundër regjimit aktual të Edi Ramës.

Sipas Neshos, këto protesta nuk janë thjesht një shprehje e pakënaqësisë popullore, por një nevojë e theksuar për të rivendosur drejtësinë dhe transparencën në qeverisje. 

Nesho gjithashtu nënvizoi se protestat kanë pasur rezultate të prekshme, jo vetëm në nivelin e opinionit publik të brendshëm, por edhe në reagimet e bashkësisë ndërkombëtare, përfshirë Uashingtonin dhe Brukselin.

Sipas tij, këto zhvillime janë një shenjë që populli shqiptar, pavarësisht se është një popull i njohur për dashurinë e tij për lirinë dhe mundësitë e pakta për reagim të shpejtë, ka kaluar mbi "vijën e kuqe" dhe po merr në dorë fatet e tij.

Diplomati gjithashtu theksoi se opozita dhe qytetarët shqiptarë kanë kërkuar me forcë krijimin e një qeverie teknike që do të mund të sigurojë vazhdimësinë e jetës demokratike dhe zhvillimin e Shqipërisë, duke u përpjekur për të çuar vendin drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme dhe më të drejtpërdrejtë.

Deklarata e plotë: 

"Në radhë të parë është vazhdimi i protestës së popullore kundër këtij regjimi që ka kapur gjithë shtetin, që vjedh pasuritë publike të Shqipërisë, është një rrugë e pakthyeshme që opozita dhe populli po kërkojnë për të arritur pikësynimin e tyre për të krijuar një qeveri teknike dhe për të bërë të mundur pas një kohe të përcaktuar nga të gjitha palët politike, vazhdimësinë e jetës në Shqipëri.

Pra, një protestë e tillë ka patur rezultate, ka sensibilizuar gjithë komunitetin ndërkombëtar, në perëndim si në Uashington ashtu dhe në Bruksel e kanë parë me me me shumë vëmendje se çfarë po ndodh në Shqipëri.

Kjo tregon që populli shqiptar pavarësisht se është një popull liri dashës, një popull i cili ka një një mënyrë reagimi pak të vonuar, prapë se prapë kur kalojnë tej vijave të kuqe, sigurisht do të marrin në dorë fatet e vendit të tij.

Pra, të gjitha këto protesta të deritanishme që kanë ndodhur, kanë sensibilizuar jo vetëm opinionin publik të brendshëm, për arsye se kemi një situatë të papranueshme për çdo njeri në Shqipëri, por edhe komunitetin ndërkombëtar të huaj, aq më tepër Bashkimin Evropian, i cili është në një proces negocimi me Shqipërinë.

Duhet të themi që kam përshtypjen që vetë burokratët e Brukselit e dinë që Shqipëria e regjimit të Edi Ramës nuk plotësonte kriteret kryesore për t'u futur drejt një procesi të rregullt të integrimit evropian. Por Von der Leyenit dhe burokratëve të saj i duhej që si Shqipëria ashtu dhe Mali i Zi të ishte një një çështje suksesi e qeverisjes së saj, e cila mbaron në 2029-ën, për të treguar ashtu siç e ka përcaktuar edhe ajo që vendimmarrja në Bashkimin Evropian është një vendimmarrje gjeopolitike.

Nga ana tjetër, Rama ka dashur që këtë bashkëpunim me burokratët e Brukselit ta shesi si një mandat të nevojshëm dhe të detyrueshëm që çdo qytetar shqiptar ta shikojë me prioritet sepse janë shanset për t'u futur në Bashkimin Evropian. Pra është një lojë që ka vazhduar nga dy palët.

Thirrja e Ramës në këtë, në këtë situatë tanishëm, jo nga presidentja e komisionit evropian, e cila deri tani ka qenë bashkëbiseduesja kryesore, njeriu që ka favorizuar një një zyrtar klientelist siç është Rama, i dashur Rama në të gjitha takimet zyrtare.

Kemi patur një komisionere kos që na ka, ë, na ka luajtur nga mendtë, dua ta them me shprehje figurative kur thoshte, që nga të gjithë liderët e tjerë që kërkojnë të integrohen në, në Bashkimin Evropian, ky është më vizionari. Domethënë, të gjitha këto treguan që nuk ishte një rast i tillë Vetë opinioni publik dhe opozita shqiptare ka qenë shumë e qartë se çfarë po ndodhte në Shqipëri".

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?