Qytetarët nuk e ndalin revoltën, ulen në rrugë dhe bllokojnë kryqëzimin e “21 Dhjetorit”
Protestuesit vijojnë revoltën në ditën e 102-të të protestës kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke vijua...
Protestuesit vijojnë revoltën në ditën e 102-të të protestës kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke vijua...
Një pjesë protestuesish kanë përshkallëzuar aksionin e tyre në Tiranë, duke bllokuar qarkullimin në kryqëzimin pran...
Një prej aktivistëve të protestës para Kryeministrise ka vijuar akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, duke komentuar zhvillimet e fundit lidhu...
Ka nisur menjëherë mbrëmjen e sotme në 9 shtator aksioni i protestuesve. Tashmë aksioni është përqendruar tek bllokimi ...
Fluturojnë vezë dhe domate, disa persona mbahen të ndaluar: Në Tiranë protesta kundër një projekti ndërtimi në breg...
Ngjarja e ndodhur në Komisariatin e Policisë Sarandë bëhet edhe më e rëndë nga detajet që po dalin në dritë. ...
Nënkryetari i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka reaguar me një shënim në rrjetet sociale pas publikimit të p&eum...
Punonjësit e Administratës së Gjykatës së Tiranës, i janë drejtuar me një peticion ministrisë së Financave s...
Detaji më i çuditshëm është se klubi norvegjez, Viking, ka dy trajnerë kryesorë. Morten Jensen dhe Bjarte Aarsheim e drej...
Në ceremoninë përkujtimore të 80-vjetorit të Kryengritjes së Postribës, deputeti i PD-së, Bardh Spahia, vlerësoi ...
Kryeministri Edi Rama reagoi për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e padisë së tij për pezullimin nga detyra të zëvendëses dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, duke theksuar se në asnjë vend demokratik gjykata nuk mund të pezullojë një anëtar qeverise.
Reagimi:
Shënimi i fundit i ditës, por jo për nga rëndësia, është ai që lidhet me Gjykatën Kushtetuese, e cila nuk e ka gjetur dot forcën për të mos e lejuar rimarrjen peng të qeverisë së Shqipërisë me një mjet të paparë dhe të padëgjuar në botën demokratike, siç është pezullimi i një anëtari qeverie nga një prokuror dhe një gjykatës në një seancë paraprake, pra pa filluar akoma gjyqi.
Kështu, Shqipëria bëhet për herë të dytë, në dy muaj, shembulli i parë i një budallallëku botëror sepse Gjykata Kushtetuese u mbyt me lugën e ujit të turbullt të tyre që Servantes në librin e tij të famshëm Don Kishoti i Mançës i quan arsyet e Mosarsyes.
Por fakti është që mosvendimmarrja e Gjykatës Kushtetuese e kthen në fuqi pezullimin e ministres, e cila, që të jemi shumë të qartë, pavarësisht se qartësia është një luks dhe një luks i rrallë që mund ta kërkosh, por vështirë ta gjesh në turbullirën e 700 tenxhereve politike e mediatike, nuk akuzohet për korrupsion, as nga vetë prokurori që shpiku pezullimin e anëtarit të qeverisë me vendim të një seance të mbyllur të përgatitjes së një gjyqi.
Sidoqoftë, zhbërja e kësaj shpikjeje 100% “Made in Albania” e drejtësisë së re dhe e drejtësisë ende të papjekur shqiptare, e cila nuk ka lidhje me rastin dhe çështjen konkrete po me një parim të panegociueshëm të demokracisë mbetet një domosdoshmëri për të rigarantuar pavarësinë ekzekutive të parlamentit nga pushteti gjyqësor.
Kështu që, ne do ta vazhdojmë këtë betejë, ku na thirri me pahir çartja antidemokratike e pezullimit të një anëtari qeverie dhe ku fatkeqësisht na mban akoma sot pafuqia e Gjykatës Kushtetuese për të marrë një vendim sa të thjeshtë, - është vendim shumë i thjeshtë se mjafton të marrësh shembull çdo vend të botës që do apo të gjithë vendet e botës bashkë dhe nuk do të gjesh dot një gjë të ngjashme, - por një vendim po aq dhe të nevojshëm për të mos e lënë Shqipërinë vendin e vetëm në planet, ku sot aktualisht me këtë brutalitet të rilegjitimuar nga kjo mosvendimmarrje vetë Presidenti i Republikës mund të pezullohet nga i pari prokuror që gdhihet me këtë ide në kokë.
Në ndërkohë, kam dhe diçka tjetër.
Kujtdo që ka vënë buzën në gaz apo ka nxjerrë gjuhën jashtë pas mosvendimit të Kushtetueses dhe e bën hosana dhe fërkon duart me kuturisjet e modës së re të arresteve pa gjyq, të cilat arritën një kulm të ri këtë javë me 30 e kusur fletë-arresti të prera nga një prokuror në Durrës, i cili në fakt nuk paraburgosi vetëm veten e vet, - se të gjitha çfarë kishte rreth e rrotull për një çështje që nuk përmbush asnjë kusht, zero, hiç nga ato që Këshilli i Europës dhe drejtësia demokratike përcakton si kushte të domosdoshme për arrestin, - i futi në një thes, - u them një gjë, - kush beson se përpjekja e natyrshme për shtetin ligjor e të gjithëve bashkë, e jona, qeveri, parlament, drejtësi, me të gjitha të përpjetat dhe të tatëpjetat e saj, arritjet dhe lajthitjet e drejtësisë së re, do të prodhojë ndonjëherë kosto për këtë shumicë qeverisëse, të cilat do ta kthejnë në punë mullirin e prishur të opozitave, gabon ditë dhe natë sepse nuk kupton atë që e kupton shumë qartë populli shqiptar, njeriu i zakonshëm i Shqipërisë. Lufta për drejtësi, për shtet ligjor demokratik, për Shqipërinë europiane në Bashkimin Europian, ka vetëm një garant, ende sot për sot, mua dhe këtë shumicë qeverisëse.
Kaq e thjeshtë është!
Kryeministri Edi Rama ka folur në podcastin e tij “Flasim” për rihapjen e platformës TikTok në Shqipëri, pas bllokimit q&eu...
Gazetarja Klodiana Lala, sqaroi në detaje vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila la në fuqi vendimin për pezullimin nga funksionet publike...
Është mbi rreth 200 milionë euro në total dëmi që i është shkaktuar buxhetit të shtetit shqiptar në arbitraz...
Gazetari Aulon Kalaja u shpreh se kryeministrit Edi Rama i është tërhequr vëmendja nga ndërkombëtarët në lidhje me p&e...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, u bën thirrje qytetarëve të bashkohen në protestën e th...
Sali Berisha gjatë foltores në Kamëz akuzoi qeverinë dhe lidhjet e saj me klanet e drogës, duke treguar se në çdo takim me ...
Kreu i PD-së Sali Berisha akuzoi qeverinë nga foltorja me demokratët në Kamëz, për keqpërdorim masiv të fondeve publike,...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ‘Foltore’ me banorët dhe simpatizantë në Kamzë. Gjatë fjal...
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se kryeministri Rama ka shndërruar procesin zgjedhor në farsë elektorale. Gj...
Kryetari i PD-së Sali Berisha u prit me entuziazëm në foltoren me demokratët e demokratet e qytetit të Kamzës pasditen e sotme. P...