POLITIKE

Nga pengmarrja tek ndërhyrja në e-Albania/ Buzhala përmbledh 200 faqe të dosjes së AKSHI-t dhe sfidon Ramës: Kur do të flasësh për skandalin?

Piranjat Përditësimi i fundit 22 Dhjetor 2025, 22:22
Nga pengmarrja tek ndërhyrja në e-Albania/ Buzhala përmbledh 200

Gazetari Berat Buzhala ka komentuar dosjen voluminoze të SPAK për Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), një skemë e mirëorganizuar kriminale për manipulimin e tenderave publikë.

Gjatë emisionit “Çim Peka LIVE”, Buzhala lexoi një përmbledhje prej 200 faqe të dosjes hetimore, për të nxjerrë pikat kyçe të akuzës. Sipas tij, vendimi i GJKKO-së i datës 15 dhjetor flet qartë për paracaktim fituesish në tendera përmes kritereve përjashtuese dhe ndërhyrjeve të qëllimshme në proceset e prokurimit të AKSHI-t.

“Dyshimi kryesor është që një grup i strukturuar kriminal ka vendosur rregullat e lojës, ka mbyllur garën dhe ka vendosur fituesit paraprakisht”, u shpreh Buzhala.

Ai theksoi se në dosje përshkruhen edhe metoda presioni ndaj operatorëve ekonomikë që ankoheshin, përfshirë kanosje dhe heqje të paligjshme të lirisë, me qëllim tërheqjen e ankimimeve. Si ngjarje kyçe, Buzhala përmendi rastin e Gerond Meçes, i cili sipas SPAK dyshohet se është mashtruar nga persona që janë paraqitur si punonjës të BKH-së dhe është detyruar të tërhiqet nga ankimimet.

Sipas Buzhalës, dosja përmban prova vizuale, pamje kamerash sigurie, takime dhe biseda të regjistruara ku flitet hapur për projekte, vlera financiare dhe kritere tenderimi, si dhe për skema faturimesh dhe firmash fiktive për qarkullim fondesh.

“Ka ndërhyrje të qëllimshme edhe në e-Albania. Kjo për mua është nga gjërat më flagrante që dalin në dosje”, tha ai.

Në fund të komentit të tij, Buzhala ngriti edhe çështjen e përgjegjësisë politike, duke theksuar se Kryeministri Edi Rama nuk mund të shmangë deklarimin publik për këtë çështje.

“Është çështje kohe. Rama do të duhet të flasë, qoftë te prokurori, qoftë te gazetari. Këto gjëra janë shtrirë si rrënjët e një lisi, i sheh qartë”, u shpreh Buzhala.

Sipas gazetarit, ajo që del nga dosja e SPAK është një panoramë e qartë e një skeme të ndërtuar dhe të zbatuar për vite, ndërsa hetimet pritet të zbardhin më tej përgjegjësitë penale dhe politike.

Buzhala:

Sigurisht që me ndihmën edhe të ChatGPT-së, 200 faqe që i futa këtu thashë më nxjerr pikat kryesore pra, anash çka...

“Si rezyme, nga vendimi i GJKKO-së, 15/12...

Dyshimi kryesor. Një grup i strukturuar kriminal dyshohet se ka paracaktuar fituesit e tenderave të prokurimeve të AKSHI-t duke vendosur kritere të tilla që përjashtojnë ofertuesit dhe e mbyllin garën për fituesin e paracaktuar. 

Metoda e presionit. Ndaj operatorëve që ankohen tek autoriteti kontraktor, dyshohet se është përdorur dhunë, heqje e paligjshme e lirisë, për t'i detyruar me u tërhequr nga ankimimet dhe garat.  Ngjarja kyçe.

Përshkruhet rasti kur shtetasi Geron Meçe dyshohet se u mor me mashtrim si policia e BKH, u kanos dhe u detyrua me i tërhequr të gjitha ankimimet. Komunikimet janë bërë edhe përmes telefonit të tij me administratorin për të kryer veprime në e-Albania.

Prova vizuale. Kamera sigurie evidentojnë automjetin Land Rover Defender dhe persona me jelek me mbishkrimet BKH në momentin e marrjes së tij.

Takime e komunikime kompromentuese, video nga ambienti. Nga pamjet e sekuestruara tek E.A. Tobacco dalin takime e biseda me Ergys Agasi, Ermal Beqiri, Mirlinda Karçanaj ku flitet për projekte dhe vlera e kritere, p.sh. projekt 2 milionë, ne do ta bëjmë 4 milionë. Nuk futet as në eksperiencë. 

Skemë, fatura e firma fiktive. EA Solutions dyshohet si shoqëri fiktive ku stafi rekrutohet e menaxhohet nga Soft Solution dhe faturimet e shërbimet dyshohet se janë formale për me qarkulluar fonde. 

Gjurmët financiare. Përmenden transferta, likuidime, pagesa dividende, 170 milionë lekë Folësi 1: në drejtim të Ergys Agasit si hyrje fondesh nga shoqëri të tjera, përfshi First, Fastech, Soft Solution.

KPP dhe tërheqjet. Dokumentohet se në KPP ka pasur njoftime për tërheqje ankimimi, pastaj pretendime se llogaria u ndërhy në e-Albania dhe KPP ka trajtuar dhe ka rishikuar.

Gjërat kryesore që kanë ndodhur këtu... kanë organizuar dhe implementuar skemë për përcaktimin e fituesve. Kjo është përmbledhja bazë e akuzës. Kanë vendosur kritere për me i përjashtuar ofertuesit.

Pastaj është ndërhyrja e qëllimshme në e-Albania, që për mua duket goxha flagrante

Në dosje, domethënë tash..

Jo, çështja është kjo. Domethënë, kur do të jetë intervista e parë e Ramës që të deklarohet për këto çështje?

Domethënë, qoftë te prokurori, qoftë te gazetari, kudo. S'ka çfarë i bën dot asgjë. Jo, me një moment s'ka qare pa fol. Domethënë, ja te Fevziu, ja diku ka me shku edhe ka me u deklaruar për këto gjëna. Pra, tash kjo është...  Sikur rrënjët e një lisi, domethënë, ato janë hap, domethënë, ti e sheh. 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?