POLITIKE

Nga shantazhi te aksioni i beftë në bizneset e bashkëshortit, zbardhen arsyet pse shpërtheu Elisa Spiropali

Piranjat Përditësimi i fundit 17 Prill 2026, 18:25
Nga shantazhi te aksioni i beftë në bizneset e bashkëshortit,

Duket se përplasja mes Elisa Spiropalit dhe Edi Ramës e sidomos Belinda Ballukut që është rreshtuar në një krah me të nuk do të njohë më kthim pas.

Këtë të premte ish kryetarja e kuvendit dhe ish ministrja e jashtme e shkarkuar, ka bërë një nga radiografitë më të dhimbshme për humnerën ku po po rrokulliset partia shtet. “Një parti e gjallë, po zëvendësohet nga një strukturë fosile ku gjithçka filtrohet përmes emërimeve okulte. “Drejtorokracia” është kthyer në mënyrë funksionimi. Ka zëvendësuar politikën me administrim besnikërie”, ka shkruar ajo në një shënim të gjatë në Facebookun e saj.

Për këdo që e lexon në mënyrë laterale ajo është një nga kritikat më të ashpra që një personazh me profil të lartë bën kundër Edi Ramës, me të njëjtin alarm, se gjërat po shkojnë keq, që ka shprehur më parë edhe ish zv/kryeministri Ahmetaj, për përdorimin e parave tenderat, PPP dhe skandalet.

Por Spiropali duket sikur shqetësohet më tepër për demokracinë e brendëshme në PS dhe për segmente të pushtetit që komandojnë në mënyrë antiligjore shtetin. E këtu për një sy të vemendshëm fillon të bijerë kambana. Në statusin e saj të gjatë ish ministrja e jashtme i ka dhënë shenjat kur ka folur për “Institucione që punojnë jo sipas ligjit, por sipas vullnetit të pak njerëzve….që shndërrohen në instrumente presioni”. Sikur të donte të fliste për diçka konkrete ajo ka vijuar: “në këtë pikë, çdo biznes, çdo media, çdo individ e kupton se nuk është më përballë një shteti, por përballë një makinerie të pashpirt që mund të përdoret kundër tij’.

Nisur nga këto indicie Lapsi.al u interesua për të kuptuar më shumë. Dhe arriti të mësojë se pas këtyre frazave plot nënkuptime fshihen ngjarje të vërteta. Një burim nga drejtoria e tatimeve i tha Lapsit se një grup prej tyre kanë marrë urdhër të ushtrojnë kontrolle të rrepta në bizneset e bashkëshortit të Spiropalit dhe disa familjarëve të saj. “Në krye të nismës ishte një kolegu ynë i emëruar nga Belinda Balluku dhe që vijon ti bindet asaj. Ne nuk na u tha se ku do shkonin, vetëm kur mbërritëm tek biznesi, e morëm vesh se kjo kishte lidhje me Elisën. Unë dhe një koleg tjetër u ndjemë shumë keq, nuk donim të vijonim atë raprezialje…por urdhri është urdhër”, tha ai në kushtet e anonimatit.

Si për ta bërë të gjithën më të vërtetë burimi i Lapsit na ka treguar edhe foto nga kontrollet dhe nga rrëmbimi i kpmjuterave nga zyrat. Këte duket se e vërteton edhe ajo qe shkroi vetë ish ministrja kur lfoli për një: “realitetit ku institucione publike me fytyrë personale përdoren si hanxharë për të frikësuar, dhe ku…pjesa e ndershme e administratës detyrohet të zbatojë deri urdhëra të paligjshëm për interesa dhe presione eprorësh të dhunshëm dhe fuqiplotë”.

Disa ditë më parë, pasi ish ministrja e jashtme publikoi një seri statusesh kritikë kundër Ramës, qeverisë, PS dhe sidomos pasi ajo rrefuzoi për të mbrojtur Ballukun, në media të kontrolluara nga qeveria u paratha sulmi mbi bizneset e familjarëve të saj. Fakti se papritur këto media që paguhen për të sharë Berishën dhe opozitën iu vërsulën një socialisteje, ishte treguesi i parë. Kjo del qartë edhe në statusin e saj: “Kur struktura shtetërore të emëruara, të promovuara dhe të kontrolluara nga e njëjta dorë, tashmë jo formale, të paraprira nga portale të paguara me para të errëta, fillojnë të sulmojnë në mënyrë brutale deri edhe familjarë, në punë të tyre, atëherë kuptohet qartë se kufijtë janë tejkaluar, dhe se nuk bëhet më fjalë për politikë”.

Pas sulmit mediatik lëvizja e dytë erdhi me dërgimin e falangave të tatimeve nga njerëz që komandohen prej Ballukut (e përshkruar si “e njëjta dorë, tashmë jo formale”), nuk dihet ende nëse edhe me miratimin e Ramës.

Pikërisht pas kësaj shenje shpalljeje lufte, që nxiti edhe statusin e fortë të ish ministres, në një pasazh ajo shkroi: “Nuk kam frikë nga sulmet… Jo se jam e paprekshme, por sepse nëse do të kisha frikë, do ta kisha zgjedhur heshtjen shumë më herët. Heshtja është gjithmonë opsioni më i lehtë në këto situata”.

Po pse Spiropali flet për frikë pas shantazhit me tatimorë dhe sulmeve të orkestruara mediatike kundër saj? Sepse në PS po qarkullon ideja se Rama kërkon ti japë një mburojë me të madhe politike Belinda Ballukut duke imagjinuar ta ngjisë atë në rangun e numrit 2 të socialistëve, si sekretare e përgjithshme. Po përpara se kjo hipotezë të bëhet realitet, Rama kërkon që një gjë e tillë të kalojë sa më thjeshtë, pa zhurmë dhe pa skandale.

Duke e ditur se Spiropali, me mërinë e saj ndaj Ballukut dhe duke mos pranuar një mburojë politike për të do ngritne zërin, obsioni ka qenë ai me metodat e Gys Agasit në AKSH, për ta shantazhuar. Sado iracionale dhe e nxitur nga paniuku të duket kjo lëvizje, ngjan se “Mamica” nuk është mposhtur prej saj. Dhe menjëherë pas yxhymit të tatimeve ka vendosur të flasë: “Për mua kjo nuk është një çështje thjesht personale. Është një detyrim për të thënë se shumçka duhet ta bëjmë më mirë. Jo unë, por Koha e kërkon. Ndarja e rëndësishme që duhet bërë qartë nuk është mes njerëzve. Është mes sektorëve funksionues shtetërorë, dhe strukturave abuzive personale.”/ Lapsi.al

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë