
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku së bashku me kryetarin e Grupit Parlamentar të PD dhe anëtarët e komisionit te Drejtave të Njeriut , kanë nisur sot një vizitë dyditore në Itali, ku pritet të zhvillojë takime me senatorë dhe deputetë të Senatit dhe Parlamentit italian, si dhe me figura të rëndësishme politike nga Forza Italia dhe Fratelli d’Italia.
Përmes një videoje të publikuar përpara nisjes së takimeve në Romë, Tabaku bëri të qartë se fokusi i kësaj vizite do të jetë procesi i integrimit europian dhe roli i Italisë si partner kyç për Shqipërinë.
Ajo vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme që Italia i ka dhënë vendit, duke theksuar se kjo mbështetje shoqërohet edhe me më shumë përgjegjësi dhe nevojë për bashkëpunim më të thelluar.
Në mesazhin e saj, Tabaku renditi disa nga çështjet kryesore që do të ngrejë në takimet zyrtare, duke përfshirë të drejtat e njeriut, liritë themelore, rolin e opozitës në parlament dhe luftën kundër korrupsionit, të cilën e cilësoi si rrugën e vetme për një integrim të qëndrueshëm në Bashkimin Europian.
Ajo bëri të ditur gjithashtu se në axhendë janë edhe takime bilaterale me partnerë politikë, veçanërisht me përfaqësues të Forza Italia, në funksion të forcimit të bashkëpunimit politik ndërmjet forcave të djathta.
Sipas Tabakut, Italia mbetet një partner strategjik për Shqipërinë, jo vetëm në aspektin politik, por edhe për lidhjet e forta njerëzore përmes diasporës shqiptare, të cilën e cilësoi si një nga shembujt më të mirë të vlerave që përfaqësojnë shqiptarët në Europë.
Në përmbyllje të mesazhit të saj, Tabaku theksoi se bashkëpunimi mes dy vendeve duhet të përkthehet në rezultate konkrete: “bashkëpunimi me Italinë ka nevojë për plane konkrete, nuk ka nevojë për propagandë.”
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
20 Prill13:30
Meta: Letërporositë e SPAK në SHBA, manipulim! Donin të krijonin mjegull, por jo provim fajësie
Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar me një shënim në faqen e tij në facebook ku shpjegon tentativat e SPAK ...
POLITIKE
20 Prill11:48
Protesta e opozitës/ PD kallëzon në SPAK ministrin Lamallari dhe drejtues të policisë
Partia Demokratike ka kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme Besfort Lamallari dhe drejtues të Policisë së Shtetit, lidh...
POLITIKE
20 Prill11:40
“S’ka shprehur shqetësim në mbledhjet e grupit”, Balla për mungesën e Spiropalit në votimin për Ballukun: Në fund të sesionit do bëjmë analizën
Kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla në një deklaratë për mediat u pyet nëse ka një vendimmarrje për Elisa Spiropa...
POLITIKE
20 Prill09:27
Xhixho: Spitali i Traumës drejt kolapsit, mijëra pacientë pa shërbim dhe operacione të shtyra
Zv/presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, në një postim në rrjetet sociale ka denoncuar situatën alarmante në ...
POLITIKE
19 Prill23:54
Aulon Kalaja zgjidhet kreu i degës së PD në Krujë, demokrati: Më pret shumë punë, ju siguroj se s’do u tradhtoj kurrë
Aulon Kalaja është zgjedhur drejtues i ri i Degës së PD në Krujë, në zgjedhjet që janë mbajtur sot.
Pas rezultat...
POLITIKE
19 Prill21:41
Aulon Kalaja merr kreun e degës së PD në Krujë
Partia Demokratike në Krujë ka përmbyllur procesin zgjedhor për drejtimin e degës së re të bashkuar, që përfshin ...
POLITIKE
19 Prill21:12
Rama dhe Soros në samitin e Barcelonës, Shehu: Retorikë kundër të djathtës, pa asnjë vizion për të ardhmen!
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka reaguar ashpër pas samitit të zhvilluar në Barcelona, ku i pranishëm ishte edhe krye...
POLITIKE
19 Prill19:42
Përfundon numërimi, zgjidhet drejtuesi i ri i PD në Pukë
Demir Hyseni është zgjedhur kryetar i ri i Partisë Demokratike në degën e Pukës, duke fituar në një garë të ...