
Duke folur me gazetarët pasi doli nga Parlamenti, kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi se vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja ndodhi për faj të shtetit.
Më tej, kryedemokrati theksoi se Parlamenti është duke ngjallur urrejtje të madhe te populli, prej gjuhës që përdor mazhoranca.
“Në vend të shprehjes së një ndjenje përgjegjësie shtetërore dhe qeveritare, një ministër i dalë nga sënduqet e Xhorxh Sorosit shpërthen me në fjalor ordineri, me një fjalor që dëshmon të gjithë brendinë e tij se çfarë përfaqëson.
Gjykatësi është vrarë, është ekzekutuar në mënyrë barbare në krye të detyrës dhe ju e patë, narkoqeveria dje, në vend se të përcaktonte masa për mbrojtjen e gjykatësve, dublikoi masat për mbrojtjen e skapistëve.
Unë nuk jam kundër mbrojtjes së skapistëve, por gjykata e apelit dhe gjykatësi i apelit në aspektin e vendimit është më i rëndësishmi i vendimmarrjes gjyqësore.
Dhe nuk shkroi asnjë fjalë, asnjë germë.
Pra, do mbrohen 18 vite, se çfarë do bëhet me 200 të tjerë, siç ishin, mbeten.
Ky që foli, se ajo nuk fliste dot, ministrja që mashtroi publikisht, nuk tha një fjalë.
Ministrja që mashtroi publikisht se policia nuk ka punë me sigurinë e gjykatave, në fakt ka. Kjo nuk ka ndodhur ndonjëherë, flet ministri për ministrin.
Ngrihet Balla, thotë të dalë jashtë se i tha dikush idiot. Po ai, edhe fjala idiot fyhet me të.
Po sigurisht, dëgjojeni fjalën e tij në parlament.
Aty është vrarë një njeri dhe atë e vrau shteti.
E vrau shteti në kuptimin që ai ishte totalisht pa asnjë mbrojtje sikur të ishte në kafene.
Pasi fusin në rend nderimesh Enver Hoxhën, duke shkelmuar ligje të vendit, duke shkelmuar rezolutën e parlamentit për këtë figurë të zezë, për këtë Hitler të shqiptarëve, e bëri libraria, e bëri biblioteka.
E bëri Edi Rama me urdhër.
E bëri Edi Rama me Niko Peleshin.
Me një fjalë, siç e shihni parlament i mbushur me përfaqësues të karteleve të drogës dhe krimit.
”-u shpreh Sali Berisha.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
9 Tetor10:40
Përplaset me Besfor Lamallarin, Ina Zhupa: Po bën avokatin e vrasësit të Kalasë, turp të të vijë
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, i është kthyer ashpër ministrit të Drejtësisë, Besfort Lamallari, duke kër...
POLITIKE
9 Tetor10:38
Vrasja e Astrit Kalas/ Topalli: As kartelet e Ekuadorit nuk kanë vrarë gjyqtarë
"E filluat seancën plenare me një minutë heshtje, është minimalja që bëtë. Mendoj se Vrasja e gjyqtarët në zyr...
POLITIKE
9 Tetor10:35
Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Gazment Bardhi: Ministra Koçiu të japë dorëheqjen, kërkojmë shpjegim nga kryeministri
Gjatë seancës në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka kërkuar dorëheqjen e ministrës së Brendshm...
POLITIKE
9 Tetor10:35
E harroi Asamblenë e PS-së?!/ Besfort Lamallari bëhet “trim”, i bërtet opozitës: Pushoni ju!
Pasi ka marrë detyrën si Ministër i Drejtësisë, duket se Besfort Lamallari është bërë “trim”.
Në...
POLITIKE
9 Tetor10:27
Shehu: Nuk mbështetët planin e Trump për Gazën, duhet të shkundë parlamentin
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka nisur fjalën e tij në Kuvend me akuza ndaj qeverisë për mungesën e mbështe...
POLITIKE
9 Tetor10:29
“Do biem në humnerë”, Topalli: As kartelet dhe as mafia italiane nuk ka vrarë gjyqtarë në zyrë
Deputetja e PD-së, Jozefina Topalli deklaroi nga seanca plenare se Shqipëria është në një situatë shumë të rë...
POLITIKE
9 Tetor10:22
Berisha: Kush e pengoi kryetarin e parlamentit të hapë parlamentin me një përshëndetje për lirimin e pengjeve nga Hamasi
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kërkuar që Shqipëria të përshëndesë hapin e parë drejt marrë...
POLITIKE
9 Tetor10:25
Vlerësimi i figurës së Enver Hoxhës, shpjegohet Niko Peleshi
Kreu i Kuvendit Niko Peleshi foli nga seanca plenare në lidhje me vlerësimin e figurës së diktatorit Enver Hoxha.
Peleshi u shpreh se ata...
POLITIKE
9 Tetor10:11
Vrasja e gjyqtarit Kalaja, nis me një minutë heshtje Parlamenti
Seanca plenare e kësaj të enjte ka nisur me një minutë heshtje, në nder të gjyqtarit Astrit Kalaja.
Të gjithë deputet...
POLITIKE
9 Tetor09:46
“Shqipëria, nën shënjestër”, Rama: Po përballemi me sulm kibernetik çdo 3 ditë
Në Tiranë po mbahet Konferenca e 3-të e Mbrojtjes Kibernetike e NATO-s.
Duke folur nga kjo konferencë, kryeministri Edi Rama theksoi se S...