POLITIKE

Partitë përdorin diasporën për të marrë më shumë para publike për zgjedhjet e 11 majit

E.D Përditësimi i fundit 28 Janar 2025, 17:27

Partitë përdorin diasporën për të marrë më

TIRANË- Drejtoresha e Buxhetit në Ministrinë e Financave, Mimoza Dhëmbi, duke iu referuar zgjedhjeve të vitit 2021 që merren për referencë për ndarjen e fondeve, pohoi se në atë kohë partitë kanë pasur në dispozicion 130 milionë lekë të rinj.

“Sot, nga ana juaj, ne duam të merrni vendimin se sa do jetë fondi i fushatës së majit 2025. Për informacion, në zgjedhjet pararendëse të të njëjtit lloj, që janë zgjedhjet e 2021-it, për fushatën elektorale janë alokuar 130 milionë lekë,” pohoi Dhëmbi.

Ky fond u konsiderua i pamjaftueshëm nga kryetari socialist i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, Eduart Shalsi, i cili propozoi rritjen me 20 milionë lekë të rinj.

“Duke qenë se në këto zgjedhje kemi një specifikë që nuk e kemi pasur në zgjedhjet e mëparshme, unë do t’i propozoja Kuvendit që të shtonin shifrën nga 1.3 në 1.5. Në këto zgjedhje, partitë politike po shpenzojnë, duke qenë se kemi diasporën dhe kemi parë eksponentët politikë të të gjitha krahëve të vizitojnë bashkatdhetarët tanë që jetojnë jashtë,” tha Shalsi.

Pa kundërshtime nga asnjë anëtar, ky vendim u miratua me unanimitet dhe tashmë partitë politike do të kenë më shumë mundësi për të takuar edhe shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.

Referuar vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të datës 22 korrik 2021, për caktimin e vlerës në para të një vote të vlefshme, çdo fletë përkthehet në një bonus prej 85 lekësh për partitë që kanë kaluar pragun 1% në rang kombëtar.

Por, referuar vendimit të kësaj të marte, tashmë përllogaritja e vlerës së një vote të vlefshme nga 85 lekë shkon në 97.8 lekë. Në këtë mënyrë, sërish pjesa e luanit shkon për Partinë Socialiste, e cila do të marrë gati gjysmën e vlerës së shtuar.

Partia Socialiste (PS), si partia me numrin më të madh të votave (768,134), do të marrë shumën më të madhe, plot 75,123,505 lekë. Partia Demokratike (PD-AN) do të përfitojë 60,908,568 lekë për 622,787 vota të fituara. Partia e Lirisë (PL) do të marrë 10,517,216 lekë për 107,538 vota, ndërsa Partia Socialdemokrate (PSD), me 35,475 vota, do të marrë 3,469,455 lekë. Kjo ndarje reflekton fuqinë elektorale të secilës parti në zgjedhjet e fundit.

Shpërndarja finale e parave do të bëhet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve jo më vonë se pesë ditë nga regjistrimi i listave të kandidatëve për deputetë. Gjithsesi, filtri final është korrektësia e partive politike në raport me paratë publike, ku nëse ndonjë prej forcave të mësipërme nuk ka respektuar ligjet në fuqi, rrezikon të mos përfitojë asnjë fond publik./BIRN

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë