Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Gara për Tiranën/ Adriatik Lapaj konfirmon mbështetjen për Florjan Binajn: Uroj që të mos tërhiqen të tjerë... VIDEO/ Situatë alarmante në zonën e ish-Kënetës në Durrës, mbeturinat kthehen në burim infeksioni E rëndë në Shkodër, humb jetën 34-vjeçari me detyrë elektricist  Ish-“skifteri” Dorian Puka publikon bisedat me gazetarët anglezë: Më ofruan para për të qenë në emisionet ,... Mediat greke jehonë arrestimit të grabitësit të bankave/ Nga 28 grabitjet e dyshuara në Greqi te 75 mijë eu... Aksident në aksin rrugor Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua nga përplasja e dy automjeteve, vijo... Dita e 163 e revoltës! Qytetarët në protestë para Kryeministrisë, kërkojnë largimin e Ramës Pasqyra e qeverisë e çon inflacionin në nivele rekord Drejtori i Autoritetit Portual Durrës, Liburn Aliu jep dorëheqjen Gjurmime të krimit në Shqipëri dhe vende të huaja, ja çfarë kishin 9 diagramat e SHISH që u gjendën te Ergy... Përplasje mes disa automjeteve në rrethrrotullimin e Rrogozhinës, policia në vendngjarje Avokati Ndreca letër Burgjeve dhe Ministrisë së Shëndetësisë: Veliaj në gjendje kritike
POLITIKE

PD ankimon në Kushtetuese VKM-në e Ramës që i hapi rrugë ndërtimeve të projekteve 'Albanian Files' në Pishporo Nartë

P
Piranjat25 September 2026, 12:11 · 3 min lexim
PD ankimon në Kushtetuese VKM-në e Ramës që i hapi

PD ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese VKM e kryeministrit Rama e cila i hap rrugën planeve ndërtimore të qeverisë me projekte të botuara në ‘Albanian Files, në zonën e Pishporo- Nartë ku përfshihet dhe zona e Zvërnecit.

Kërkesa u dorëzua sot në Gjykatë Kushtetuese nga Ina Zhupa, deputetja e PD-së, njëkohësisht kryetarja e Komisionit të Kryetares së Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën dhe avokatin përfaqësuesin ligjor të PD-së, Marash Logu.

"Se si ulet mbrojtja e Pishporo-Nartë. Ju kujtoj që Pishporo-Nartë është edhe Zvërneci. Nga kategoria e katërt, një rezervat natyror i menaxhuar, kalohet në kategorinë e pestë, në një peizazh të mbrojtur.

Më pas, nga kategoria e pestë – peizazhi i mbrojtur që i ulet  5551 hektarë që i kishin më përpara dhe ja zbritën kur e bënë peizazh i mbrojtur.

Më pas, sipas ligjit të kohës, para se të ndryshonte ligji në 21/ 2024, edhe peizazhi i mbrojtur kishte zonim. Që do të thotë kishte një zonë qendrore në të cilën ti nuk mund të ndërtoje dhe të bëje asgjë, dhe kishte dhe nën-zona të tjera. Dhe  43% e peizazhit të mbrojtur Pishporo Nartë ishte zonë qendrore që ti nuk mund të ndërhyje dhe të bëje asgjë.

Me ligjin e ri dhe me ndryshimin e kësaj VKM-je (Vendim i Këshillit të Ministrave), janë hequr edhe nën-zonat. Pra, praktikisht me këtë VKM, jo vetëm që kalojnë nga kategoria e katërt në kategorinë e pestë, por ju hoqën edhe nën-zonat . Që do të thotë se kudo në Pishporo Nartë ti mund të ndërtosh, duke cenuar drejtpërdrejt një zonë të mbrojtur, një herë me ligj dhe më pas duke e pasuar me VKM.

Duke qenë se VKM-ja është një provë e patjetërsueshme që e ul sipërfaqen, e ul kategorinë, që nuk ka më zonim për këtë zonë të mbrojtur dhe që e cenon drejtpërdrejt – dhe kjo i hapi rrugë në fakt planeve ndërtimore të Edi Ramës me projekte të botuara në librin "Albanian Files" pikërisht në zonë të mbrojtur – ne gjykuam që të vinim dhe të çonim këtë VKM në Gjykatën Kushtetuese. Për për t'ia lënë topin Gjykatës Kushtetuese se sa do t'i përgjigjet Gjykata Kushtetuese Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, standardeve të Bashkimit Europian. Sepse sot e ka kërkuar dhe e ka thënë Bashkimi Europian që është në kundërshtim me MSA e standardet.

Dhe sa i përgjigjet qytetarëve të Republikës së Shqipërisë që kanë ditë që protestojnë dhe kërkojnë që Gjykata Kushtetuese t'i përgjigjet atyre, dhe jo të bëhet një institucion që nuk i shërben askujt përveçse interesave të Edi Ramës"  tha Zhupa.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.