POLITIKE

PD: Deklarata e Kos për “zgjedhje të lira” është e pavërtetë dhe e motivuar politikisht

Piranjat Përditësimi i fundit 22 Nëntor 2025, 15:37

PD: Deklarata e Kos për “zgjedhje të lira” është

Partia Demokratike reagoi ashpër sot ndaj deklaratës së Komisioneres për Zgjerimin në BE, Marta Kos, e cila gjatë vizitës së saj në Tiranë u shpreh se zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri ishin “të lira dhe të ndershme”. PD e cilësoi këtë vlerësim “të pavërtetë, skandaloz dhe korruptiv”.

Në një deklaratë nga selia blu, zëdhënësja Floriana Garo tha se Kos ka vepruar në kundërshtim me standardet që kërkohen për vlerësimin e proceseve zgjedhore, duke anashkaluar raportet e OSBE-ODIHR dhe vëzhguesve ndërkombëtarë.

“Deklarata e zonjës Kos bie ndesh me gjetjet zyrtare të misioneve të vëzhgimit për zgjedhjet e 11 majit, të cilat theksojnë mungesën e fushës së barabartë dhe ndërhyrjen e qeverisë në proces,” tha Garo.

Sipas PD-së, raportet ndërkombëtare flasin për përdorim të burimeve shtetërore, patronazhimin e administratës, ndikim te zgjedhësit përmes shpërndarjeve financiare, legalizime, rritje fondesh në bujqësi dhe përfshirje të grupeve kriminale në disa qarqe.

Deklarata 

Dje, në mbyllje të vizitës në Tiranë, zonja Marta Kos, Komisionere për Zgjerimin në Komisionin Europian, deklaroi se zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri ishin të lira dhe të ndershme. Partia Demokratike e Shqipërisë denoncon këtë deklaratë të zonjës Kos si absolutisht të pavërtetë, skandaloze, korruptive, si shkelje të rëndë të ligjit kombëtar dhe ndërkombëtar për vlerësimin të zgjedhjeve.

Kjo deklaratë e zonjës Marta Kos, e frymëzuar nga motive ideologjike të ekstremit të majtë, apo dezinformimi, apo propaganda e paguar e mikut të saj Edi Rama, vjen në kundërshtim flagrant e të hapur me deklaratën dhe Raportin paraprak të datës 12 maj 2025 të misionit të përbashkët të vëzhguesve të OSBE/ODIHR/PACE/PE të vëzhgimit të zgjedhjeve të datës 11 majit 2025 në Shqipëri, si dhe raportet e veçanta përfundimtare të këtyre misioneve për zgjedhjet e 11 majit 2025 në Shqipëri, paraqitur në seanca publike pranë institucioneve që vëzhguesit përfaqësonin.

Një deklaratë të tillë, nga dita e zgjedhjeve deri sot, nuk e kanë bërë asnjë nga vëzhguesit vendas të këtyre zgjedhjeve; madje, përveç Edi Ramës dhe Taulant Ballës, as dhe Belinda Balluku apo Elisa Spiropali apo ndonjë eksponent tjetër i partisë-shtet.

Me deklaratën e saj, zonja Kos ka shkelmuar një rregull të ligjit ndërkombëtar, i cili detyron zyrtarët e lartë të institucioneve ndërkombëtare dhe të qeverive të vendeve anëtare të institucioneve të vëzhgimit që në vlerësimet e tyre për zgjedhjet e një vendi të bazohen në vlerësimin e këtyre zgjedhjeve në raportet zyrtare të misioneve të besimit të mirë që ato kanë dërguar për vëzhgimin e tyre.

Këto misione, të gjitha pa përjashtim, në raportet e tyre deklarojnë se zgjedhjet e 11 majit 2025 në Shqipëri u zhvilluan në fushë të pabarabartë dhe se u shua vija ndarëse midis partisë dhe shtetit. Kjo, sepse, për të fituar zgjedhjet, qeveria, në kundërshtim me ligjin kombëtar dhe ndërkombëtar për zgjedhjet, përdori të gjitha burimet: financiare, njerëzore, logjistike, vendimmarrëse, ekzekutive, krimin e organizuar dhe kontrollin e mediave.

Kështu, sipas raporteve të vëzhguesve ndërkombëtarë, për të ndikuar te zgjedhësit, qeveria:

1 — Organizoi 4530 aktivitete kombëtare dhe ndërkombëtare në periudhën kur nuk e lejonte ligji, përfshirë këtu ditën e zgjedhjeve, madje përfshirë këtu edhe angazhimin direkt të zonjës Kos në shkelje të ligjeve në fushatën e Edi Ramës dhe dhuratën e saj elektorale.
2 — Përdori zyrtarët e administratës publike si patronazhist dhe aktivistë të saj për të kontrolluar votën e qytetarëve.
3 — Për të ndikuar te zgjedhësit gjatë fushatës, ajo dhuroi nga 100 euro për 730 mijë pensionistë; fali gjobat dhe kamatëvonesat për 10 vitet e fundit, që provohet se arrijnë në 1.7 miliard euro dhe nga të cilat përfitojnë mbi 209 mijë biznese dhe familje; ajo licencoi mbjelljen e 28 mijë hektarëve kanabis; katërfishoi fondet për fermerët; firmosi me dhjetëra mijëra legalizime, certifikata pronësie, leje ndërtimi e punësime të përkohshme; bëri mbi 500 milion euro prokurime publike elektorale; dhe se pati blerje të përhapur të votave, e në një seri qarqesh bandat kriminale u përdorën për të mbledhur vota për partinë në pushtet.

Partia Demokratike shton se zonja Marta Kos, përveç pjesëmarrjes në fushatën elektorale të mikut të saj Edi Ramës, në kundërshtim të hapur me realitetin, në mënyrë të përsëritur deklaron për progres “të paprecedent” të Shqipërisë në procesin e integrimit në BE. Në të vërtetë ky progres është imagjinar, pjellë e shëmtuar e dezinformimit apo propagandës së paguar të Edi Ramës. Analiza e pavarur e konvergjencës nga institute serioze europiane provon të kundërtën e asaj çka deklaron zonja Kos.

Partia Demokratike, lokomotivë kryesore e integrimit të vendit në BE, mbështet plotësisht këtë proces të bazuar në meritë si e ardhmja më e mirë e shqiptarëve. Por ajo deklaron para qytetarëve shqiptarë dhe të vendeve anëtare të BE se Shqipëria sot, përveç kriterit gjeostrategjik, nuk plotëson asnjë kriter apo standard tjetër të procesit të integrimit europian. Ajo është aktualisht narkoshteti i parë dhe i vetëm në Europë, eksportues i rrezikshëm i krimit të organizuar në Europë dhe më gjerë, eksportues kryesor i kanabisit; klanet shqiptare të drogës kontrollojnë tregun e kokainës në Europë.

Sipas Eurostat, nga viti 2014–2023, vetëm në zonën Shengen kanë emigruar 1.1 milion qytetarë të saj; ajo është vendi në të cilin, sipas Bankës Botërore, 41% e popullsisë jeton në varfëri ose rrezik varfërie.

Partia Demokratike, duke shprehur mirënjohje dhe respekt për BE, Komisionin dhe Parlamentin Europian, për ndihmën bujare e jashtëzakonshme që i kanë dhënë Shqipërisë nga vitet ’90 deri sot, beson se njohja e realitetit dhe jo fshehja e tij, plotësimi i kritereve dhe standardeve të BE dhe jo mashtrimi propagandistik i paguar për suksese imagjinare, është interesi më i mirë i shqiptarëve dhe qytetarëve të vendeve anëtare dhe institucioneve të BE

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?