Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi, është ndalur te diplomacia shqiptare, që sipas tij nuk po mbron interesin kombëtar.
"Botoks-diplomacia" nuk mund të mbrojë interesin kombëtar, e shndërroi MPJ e Shqipërisë në drejtori rajonale të Serbisë’, theksoi Blushi gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Shqipërisë.
Blushi: Të nderuar qytetarë!
Të dashur bashkëkombas!
Nuk besoj se ka krahasim më të saktë, më të duhur në atë çfarë po ndodh sot me diplomacinë shqiptare, se sa krahasimi me një botoks diplomaci.
Ku paradat vanitoze, mondane dhe eksibizioniste kanë zëvendësuar strategjitë afatgjata.
Diplomacia, në fakt, nuk është dhe nuk duhet të jetë kurrë estetikë, sepse politika e jashtme as është dhe as duhet trajtuar si skenë, as si vitrinë për vathë, kostume apo aksesorë luksi, as si një paradë vanitoze mode, por thjesht dhe vetëm së një institucion solid për mbrojtjen e interesit kombëtar.
Në fakt, në historinë botërore botoks-diplomacia nuk është e panjohur, e ka realizuar deri diku me sukses, por ka rezultuar se nuk është as e suksesshme, as efektive dhe as mbrojtëse e interesit kombëtar.
Shqipëria sot nuk ka më nevojë për një diplomaci kozmetike, por ka, sigurisht, nevojë ulëritëse për një diplomaci strategjike, për përfaqësim dinjitoz, për ambasadorë me integritet profesional dhe për marrëveshje që prodhojnë realisht përfitime konkrete për interesin dhe për sigurinë kombëtare.
A mund të më thotë sot dikush se kush është bilanci real i botoks-diplomacisë shqiptare?
Se cfarë ka prodhuar botoks-diplomacia në këto 13 vite?
Një strukturë e kapur, e deformuar dhe e zhveshur nga interesi kombëtar, sepse Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, prej 13 vitesh nuk funksionon më si një institucion strategjik i Shtetit Shqiptar, por është kthyer në një çerdhe qokash, në një sistem shpërblimi për besnikëri partie, në një mekanizëm rehatie për patronazhistë që nuk kanë as formim, as integritet dhe as dinjitet për të përfaqësuar Shqipërinë përveç se një merite, jargavitjen e pështirë ndaj Edi Ramës.
Në momentin kur Kosova, që vetëm pak ditë më parë kremtoi dhe 18 vjetorin e Pavarësisë, përballet me ofensiva të hapura diplomatike.
Duhet të ishte duke lobuar ditë dhe natë për shtimin e njohjeve të reja të Shtetit të Kosovës, sigurisht duke ndërtuar aleanca apo duke ushtruar presion pozitiv politik në çdo Forum dhe Institucion Ndërkombëtar ku Shqipëria është anëtare.
Çfarë kemi parë deri tani?
Asnjë rezultat.
Asnjë njohje të re të shtetit të Kosovës si pasojë e lobimit apo presionit pozitiv politik direkt të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë.
Asnjë rezultat, në fakt, për të frenuar dhe axhendën kriminale të Serbisë për shpopullimin e luginës së Preshevës nëpërmjet, tanimë, skemës së njohur antikombëtare të pasivizimit të adresave.
A mund të më thoni çfarë diplomacie është kjo, madje nuk është e tepërt ta them, por për fat të keq, Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, është kthyer falë jush, në një Drejtori Rajonale të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë.
Sepse është tanimë i njohur fakti se kreu juaj, Znj. Ministre, nuk është asgjë tjetër veçse një çirak dhe një mercenar i verbër i Aleksandër Vuçiç.
Interesi kombëtar nuk mundet dhe nuk duhet të negociohet më kurrë për asnjë rehati politike të kërkujt, sepse Kosova është gjaku që nuk falet dhe nuk është as çështje periferike dhe as një çështje aksesori në funksion të botoks-diplomacisë.
Sovraniteti i Shqipërisë nuk është dhe nuk duhet trajtuar kurrë si një çështje marketingu ndërkombëtar.
Ndaj kush nuk mbron sot me vendosmëri interesin kombëtar, nuk meriton më të flasë në emër të Republikës së Shqipërisë.
Të ndalemi pak tani dhe tek rezultatet me të cilat matet sot botoks-diplomacia shqiptare.
A e ka zgjidhur çështjen e kufirit detar me Greqinë?
A e ka zgjidhur çështjen e Ligjit të Luftës me Greqinë?
Asnjë.
Madje përkundrazi, këta që sot përbetohen për Kosovën, zëdhënësit titist në Parlamentin e Shqipërisë të Aleksandër Vuçiçit, në fakt çfarë i kanë rezervuar Republikës së Shqipërisë?
Një ish-Ministër të Jashtëm që mbronte me fanatizëm ndarjen e Kosovës apo një ish-Ministër që për pak nuk na e mori edhe ushtar fqinji ynë jugor.
Sigurisht, nuk përbën surprizë edhe shkrirja e Akademisë, de facto, e Akademisë Diplomatike, sepse prioritet për ju në fakt, ka qenë Akademia e Barinjve të patronazhimit .
Ndaj edhe ju lutem, meqënëse edhe këtu e përmendët çështjen e Bordit të Paqes, na i kurseni patetizmat me Shtëpinë e Bardhë, sepse në qoftë se kanë një meritë kartelet e drogës që qeverisin sot këtë vend, është që po, arritën të çojnë deri në Shtëpinë e Bardhë një ish-Ministër të dënuar sot për trafik ndërkombëtar droge.
E çuat në Shtëpinë e Bardhë, e detyruat të takohej me Presidentin Amerikan.
Sot Sinaloa, me të cilën Edi Rama edhe botërisht, është në bashkëqeverisje, ka dërguar një tjetër përfaqësues në Uashington.
Por mos mendoni se me të tillë emisarë do të mund të justifikoni qëndrimet tuaja antikombëtare dhe dëmin e madh që po u shkaktoni marrëdhënieve, sidomos me partnerët tanë strategjikë.
Faleminderit!
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
19 Shkurt17:41
Rama: Shqipëria e nderuar të jetë vend themelues i bordit të Paqes, s’më duket tentativë për të zëvendësuar OKB
Kryeministri i vendit, Edi Rama tha se Shqipëria e nderuar të jetë vend themelues i bordit të Paqes. Gjatë fjalës s&eu...
POLITIKE
19 Shkurt17:35
VIDEO/ Berisha denoncon shembjen e rrugës Kuç-Qeparo: Aty ku ndërton “Rilindja”, lë gjurmë vetëm hajdutërie
Kryetari i PD, Sali Berisha, ka denoncuar në rrjetin social facebook një video ku shfaqet segmenti rrugor Kuç–Qeparo, e cila ësht&eu...
POLITIKE
19 Shkurt17:31
Bordi i Paqes, mban fjalën Kryeministri Rama: Vlerësojmë rolin deçiziv të Trump për të vendosur paqen në Gaza
Kryeministri Edi Rama, ka mbajtur fjalën e tij në mbledhjen e Bordit të Paqes. Fillimisht, kryeministri falenderoj Trump për ftesën, nd...
POLITIKE
19 Shkurt17:26
“Trump afroi paqen Kosovë-Serbi”, Rama ngre çështjen e UÇK në Bordin e Paqes
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbajtur një fjalim të fuqishëm gjatë takimit inaugurues të Bordit të Paqes, duke...
POLITIKE
19 Shkurt16:04
Bordi i Paqes në Uashington/ Trump përshëndet Vjosa Osmanin: Po bën një punë të madhe
Presidenti amerikan, Donald Trump, hapi takimin e inaugurimit të Bordit të Paqes për Gazën, i mbajtur në SHBA ditën e sotme. Gjat&...
POLITIKE
19 Shkurt15:21
Zbardhet lista/ Rama fjalim në Bordin e Paqes, i rreshtuar pas Kazakistanit dhe Uzbekistanit
Është zbardhur lista e vendeve përfaqësuese, krerët e të cilave do të mbajnë fjalim këtë të enjte n&eum...
POLITIKE
19 Shkurt15:05
Del emri/ Ja kush do ta zëvendësojë Belinda Ballukun në Ministrinë e Infrastrukturës
Besjan Kadiu është emri që pritet të bëhet ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, në vend të Belinda Ball...
POLITIKE
19 Shkurt14:39
“Të adresohen rekomandimet e OSBE-së”/ Fatmir Mediu: Për interesin kombëtar duhet trupë diplomatike solide, jo që të përdoren si fotografë
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu nga Kuvendi deklaroi se për interesin kombëtar me rëndësi është që të ke...
POLITIKE
19 Shkurt13:20
SPAK kërkon 27 dëshmitarë në gjyqin ndaj Kristian Shkrelit, akuzohet se bleu vota për PSD
Në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po zhvillohet mesditën e kësaj të enjte procesi gjyqësor ndaj...
POLITIKE
19 Shkurt13:01
PD Elbasan thirrje për pjesëmarrje në protestën e 20 shkurtit
Sekretari politik i Partisë Demokratike e Shqipërisë, dega Elbasan, Sokol Shkëlzeni, në një deklaratë për mediat u b&e...