POLITIKE

“Protestoni më 20 shkurt!”/ Bozdo: AKSHI po legalizon klientelizmin me privatët, rrezikohen të dhënat e shqiptarëve

Piranjat Përditësimi i fundit 18 Shkurt 2026, 10:23

“Protestoni më 20 shkurt!”/ Bozdo: AKSHI po legalizon

Deputeti i Partia Demokratike, Eno Bozdo, ka reaguar ashpër ndaj ndryshimeve të fundit ligjore në ligjin “Për Qeverisjen Elektronike”, të cilat pritet të miratohen nga mazhoranca në Kuvend, duke i cilësuar ato si një hap që rrit mungesën e transparencës dhe rrezikun për keqpërdorim të fondeve publike.

Sipas tij, amendamentet jo vetëm që nuk adresojnë situatën problematike në të cilën ndodhet aktualisht Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), por krijojnë hapësira të reja për korrupsion dhe shmangie të kontrollit institucional.

Bozdo deklaroi se ndryshimet parashikojnë mundësinë që AKSHI të hyjë në shoqëri të përbashkëta tregtare me palë private, në emër të rritjes së eficencës dhe profesionalizmit të shërbimeve, duke theksuar se modele të tilla shtet-privat, sipas tij, kanë dështuar më parë në administrimin e pronës publike në Shqipëri.

Ai ngriti pikëpyetje mbi mekanizmat e vlerësimit të aksioneve në këto shoqëri të mundshme, duke kërkuar sqarime se kush dhe si do të përcaktojë vlerën e pjesës që do t’i takojë privatit në rastet kur shteti zotëron 51% të aksioneve.

Deputeti i opozitës argumentoi gjithashtu se përmes këtij mekanizmi mund të shmanget sistemi i Prokurimit Publik, pasi fondet do të kalojnë te kompani ku shteti është aksioner shumice, por ku një pjesë e konsiderueshme e aksioneve do të mbetet në duart e privatëve, duke reduktuar, sipas tij, transparencën mbi shpërndarjen e fondeve. Ai paralajmëroi edhe për rrezikun që të dhënat sensitive të qytetarëve të administrohen nga subjekte private, duke e cilësuar këtë si të papranueshme, sidomos në dritën e skandaleve të mëparshme të lidhura me sigurinë kibernetike.

Në fund të deklaratës së tij, deputeti i bëri thirrje qytetarëve të reagojnë dhe të marrin pjesë në një protestë të paralajmëruar më 20 shkurt, duke theksuar se, sipas tij, reagimi shoqëror është i domosdoshëm për të kundërshtuar zhvillimet që ai i konsideron të dëmshme për vendin.

DEKLARATA

Ndryshimet e fundit ligjore në ligjin “Për Qeverisjen Elektronike”, që priten të miratohen nga maxhoranca në Kuvend, jo vetëm që nuk i japin përgjigje situatës katastrofike ku AKSHI gjendet sot, por rrisin hapësirat ligjore për mungesë transparencë, kontrolli, keqpërdorim të fondeve publike dhe për rrjedhojë korrupsion shtesë.
Sikur të mos mjaftojë fakti se AKSHI praktikisht ka dorëzuar sot të gjithë infrastrukturën e tij tek kompani, pronarët e të cilëve janë në kërkim nga drejtësia, të provuar që kanë bashkëpunuar me krimin e organizuar, ndryshimet ligjore të propozuara do t`i japin mundësi AKSHI-t të hyjë në shoqëri tregtare të përbashkëta me palë të treta, me privatë, në emër të rritjes së eficencës dhe profesionalizmit të shërbimeve.
Së pari, hyrja në marrëdhënie të tilla tregtare, në shoqëri aksionare të përbashkëta, edhe në rastin e qëllimeve më të mira, është shumë problematike sepse modele të tilla menaxhimi praktikisht kanë dështuar gjithmonë në Shqipëri. Shoqëritë e përbashkëta shtet-privat janë forma që në administrimin e pronës publike kanë 25 vjet që nuk përdoren më, sepse eksperienca ka treguar që ato nuk funksionojnë!
Së dyti, kush do të përcaktojë dhe me çfarë mekanizmi do të përcaktohet vlera e aksioneve? Në një kompani ku AKSHI zotëron 51% të aksioneve, sa vlen pjesa e mbetur prej 49%? Kush e vendos vlerën e një aksioni, apo i lihet ajo në dorë humorit të drejtuesve të AKSHI-t?
Së treti, këto kompani praktikisht do të shmangin edhe sistemin e prokurimit publik, sepse zotërohen nga shteti. Pra në praktikë AKSHI do t`i japë fondet, pa garë, një kompanie ku ai vërtet zotëron 51%, por ku gjithashtu 49% të aksioneve zotërohen nga privati. Pra, nuk do të kemi asnjë transparence në shpërndarjen e fondeve.
Së katërti, privati tashmë do ketë në dorë, me bekimin e ligjit, të dhënat sensitive të shqiptarëve. Kjo nuk duhet të ndodhë në asnjë mënyrë, sidomos pas skandaleve ku AKSHI gjendet gjithmonë si promotor i tyre! Praktikisht, kjo shpikje ligjore e bën edhe më dëshpëruese situatën katastrofike ku AKSHI ka rënë.
Në vitet e fundit janë rreth 500 milionë euro të dhëna nga AKSHI për sisteme IT që sot as funksionojnë dhe ndoshta as ekzistojnë, sisteme që kanë lidhje më të dhënat sensitive, me funksione të rëndësishme të kadastrës, me të dhëna të menaxhimit të sistemit gjyqsor, me sistemet e brendëshme të informacionit të policisë së shtetit, të gjitha këto të vëna në dispozicion të krimit të organizuar dhe që shqiptarët ende nuk dinë si dhe ku janë përdorur!
Problemi pra është shumë i madh sepse nuk kemi të bëjmë thjesht dhe vetëm me megakorrupsion, çka nuk do të përbënte më lajm në Shqipërinë e Edi Ramës. Por është hera e parë, e provuar nga hetimet, që institucioni i cili është ngritur për të ruajtur sigurinë kibernetike kombëtare, për të ruajtur të dhënat sensitive dhe private të cdo shtetasi dhe të dhënat e pronësisë së tyre, i është dhënë dhuratë në tabaka, krimit të organizuar.
Këtu nuk kemi më të bëjmë me kalbëzim të shtetit nga megakorruosioni, por kemi të bëjmë më gangrenizim të eshtrës së shtetit nga ana e krimit të organizuar. E pra kështu, asnjë shoqëri, sado e shëndoshë të jetë, nuk mbijeton dot!
Për sa kohë Edi Rama të jetë në krye të vendit, kjo situatë do të përsëritet shpesh e më shpesh. Nuk ka shpëtim nga e keqja e madhe që na ka zënë, veçse me reagim shoqëror. Nuk është më një detyrë e secilit nga ne për të reaguar kundër korrupsionit, por është detyrë e të gjithëve për tu ngritur ndaj së keqes që po i vjedh të ardhmen vendit!
Në datë 20 shkurt, të mblidhemi të gjithë të protestojmë për të ardhmen tonë dhe të familjeve tona!!

Artikuj te sugjeruar

video

Reagon Cllevio!

Reagon Cllevio!

Matilda,Piranja jonë vegjetariane: gjatë javës kap të korruptuarit, të dielën thyen rekorde në male!

Deklarata e Gjestit!

7 September 2026

Pamje apokaliptike nga Puka!

7 September 2026

Aida, piranja jonë e parë, rikthehet në skuadër më e motivuar se kurrë për të kapur maniakët.

Qytetarët na frymëzojnë çdo ditë. Bisedat e mikpritja e tyre na japin motiv për punën me pasion.

Luela Gaxhja, “stari” i Piranjave, që kërkon çdo ditë rritje rroge.

5 September 2026

5 September 2026

Florjan Binaj rikonfirmon: Do kandidoj sërish si kandidat i pavarur

Edon Kuqi/Piranja jonë politike që ngatërroi ëndrrën e gazetarit me atletin 100m.

Dyshime për zjarrvënie të qëllimshme

Humbi jetën në aksidentin tragjik, një muaj më parë i propozoi për martesë.

Qytetarja denoncon me video ngacmimin ne autobus. #news

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve