POLITIKE

Pse Rama e hoqi maskën

Piranjat Përditësimi i fundit 2 Dhjetor 2025, 18:08
Pse Rama e hoqi maskën

Nga Andi Bushati


Edi Rama është përfshirë në një kryqëzatë kundër drejtësisë për të mbrojtur zëvendsen e tij të pezulluar, Belinda Balluku, me justifikimin se masa ndaj saj është një konfilkt mes pushteteve të pavarura nga njëra-tjetra.

Ai në fillim firmosi një ankimim në kushtetuese, ku pretendonte se “aktet brutale” të një prokurori dhe një gjykatësi po cënonin kompetencën e kryeministrit për të emëruar anëtarët e qeverisë, e gjithashtu po shkelnin, në mënyrë abuzive, në territoret e pushtetit ekzekutiv.

Më pas, në dajle publike, ai u vu në ballë të frontit për mbrojtjen e ministres së akuzuar se ka avulluar 50 milionë euro, vetëm në tunelin e Llogarasë, duke predikuar se një anëtar i qeverisë është pothuajse i palëvizshëm. Gjatë një podkasti në fundjavë ai këmbënguli se një ministër nuk mund të pezullohet kurrësesi, duke përcaktuar vetëm tre forma se si ai mund të largohet nga detyra: ose me dorëheqje, ose me shkarkim nga kryeministri, ose me vendim të formës së prerë.

Pra shikoni sa interesante. Sipas shefit të qeverisë edhe nëse jemi përpara një rasti abuzimi të pakundërshtueshëm, përpara një vjedhjeje uluritëse dhe ministri nuk ka vullnet të dorëhiqet, as kryeministri me urdhërin e të cilit anëtari i kabinetit mund të ketë vepruar, nuk do ta shkarkojë, ai duhet të qëndrojë në detyrë deri sa të shpallet i fajshëm edhe nga gjykata e shkallës së parë edhe më pas, nga ajo e apelit.

Pra ai, teorikisht, duhet të vijojë të jetë ministër gjatë të gjithë mandatit, nëse marrim për bazë stërzgjatjen që drejtësia jonë i bën proceseve të tilla. Duke ndjekur këtë logjikë një anëtar kabineti riskon të shndërrohet në një “hajdut të paprekshëm”.

Po ti shkosh kësaj linje edhe argumentat që Edi Rama u kujtua të rreshtojë kohët e fundit në favor të Veliajt-, jo se i dhimsej ky i fundit që e kishte flakur me kohë, por ngaqë donte që Lalin ta përdorte si mburojë për Belën-, se ai duhet të rikthehej në zyrë, situata shkon drejt absurdit.

Pra, në optikën ramiste çdo politikan i zgjedhur në një detyrë të rëndësishme, që ka mbi shpinë dyshime të rënda për abuzim, mbetet në çdo rast i pacënueshëm. Ironikja është se kryeministri këtë e justifikon me parimin kushtetues të pavarësisë së pushteteve, por duke bërë sikur haron një tjetër parim po aq të rëndësishëm, atë të “Checks and balances”.

Sistemi që ai përpiqet të mbrojë duke u ankuar se drejtësia po ndërhyn në punët e ekzekutivit, nuk mund të jetë i balancuar, pa ekuilibrin mes pushteteve, ku kjo e para është e dënuar të kontrollojë të dytin. Pra e thënë në mënyrë të vulgarizuar: vërtet prokurorët dhe gjykastësit nuk kanë të drejtë të përcaktojnë një anëtar qeverie, por ata janë të detyruar ta pengojnë atë kur e shohin se është nisur për të vjedhur.

Në fakt realiteti është se, përtej iluzionit të debatit juridiko kushtetues për kompetencat fshihet thelbi i qëndrimit të kësaj qeverie për të vepruar pa kontroll. Edi Ramës nuk është se i dhimset Balluku, ai mund ta trajtojë atë si mish për top, ashtu sikurse ka bërë me Tahirin, Beqajn, Ahmetajn, Kokën apo Veliajn. Ajo që i intereson është vetëm një gjë, vijimi i punës së mekanizmit korruptiv që ka ngritur.

Prandaj, për të ruajtur këtë makineri që shtrihet nga blerja e votave deri tek ajo e lobistëve dhe zyrtarëve perendimorë, ai mbron parimin se drejtësia nuk mund të “pezullojë” apo ngrijë ata që punojnë për të mbajtur në lëvizje ingranazhet e saj. Kaq e thjeshtë është e gjithë fabula që, pas koklavitjes me argumenta kushtetues, reket të mbulojë dëshirën për të grabitur i patrazuar, madje edhe kur kapesh me presh në duar.

Çdo kamuflim i kësaj përplasjeje me merakun për ndarjen e pushteteve, me cënimin e kompetencave të kryeministrit apo imunitetit të një ministri shërben vetëm për të tjekaluar ngërçin e devizës së deri tanishme të kësaj mazhorance, se ajo s’do të bëhej kurrë mburojë për ata me të cilët kishte punë drejtësia. Shprehja e dikurshme e Edi Ramës për shokët e vet, që kur kapeshin nuk duhet të shkonin në zyrën e tij, por te ajo e avokatit, tashmë ka ndryshuar. Ai i e ka hequr maskën duke këkuan ta lënë të vjedhë i patrazuar, i bindur se po ia “pezulluan” këtë proces regjimi i tij shembet si kështjellë rëre./Lapsi.al

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?