POLITIKE

“Qëndresë deri në fund”, Bardhi: Kjo protestë është për dinjitetin tonë të përbashkët dhe të ardhmen që nuk ia falim Ramës

Piranjat Përditësimi i fundit 22 Dhjetor 2025, 19:10

“Qëndresë deri në fund”, Bardhi: Kjo protestë

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka mbajtur një fjalim në protestën e opozitës para Kryeministrisë. Ai falënderoi qytetarët për pjesëmarrjen dhe deklaroi se prania në shesh tregon që “shoqëria shqiptare nuk është dorëzuar”.

“Ju falënderoj që qëndroni këtu të pathyeshëm. Edhe kur zhgënjimi ka qenë i madh, nuk e keni humbur dinjitetin. Forca juaj është kthyer në shpresën e përbashkët për Shqipërinë”, u shpreh Bardhi.

Ai shtoi se opozita e konsideron protestën si reagim ndaj qeverisjes aktuale, të cilën e cilësoi të kapur nga korrupsioni dhe krimi i organizuar.

“Shoqëria shqiptare ka ende zemër, ka ende guxim dhe kërkon ndryshimin”, deklaroi Bardhi, duke nënvizuar se besimi dhe sakrifica janë dy shtylla që, sipas tij, do ta çojnë vendin drejt një rruge të re.

Gazment Bardhi: Të dashur qytetarë të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë, motra dhe vëllezër, demokratë dhe qytetarë të lirë të Shqipërisë. Dua t'ju falënderoj nga zemra që qëndroni këtu të pathyeshëm. Ju falënderoj që edhe kur zhgënjimi ka qenë i madh, nuk e keni humbur dinjitetin. Ju falënderoj sepse forca juaj është kthyer gjithmonë në shpresën tonë të përbashkët, në shpresën e Shqipërisë. Mbi të gjitha ju falënderoj për besimin që i jepni Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare në një kohë të vështirë, në kohën e sundimit të kolerës, korrupsionit dhe të krimit të organizuar.

Prania juaj sonte në këtë shesh madhështor, proteste, do të thotë vetëm një gjë. Kjo shoqëri, shoqëria shqiptare ka ende një zemër, ka ende guxim e do ndryshimin. Këto ditë kam takuar shumë prej jush, kam dëgjuar shqetësimet tuaja, lodhjen, dilemat tuaja, revoltën tuaj për gjërat që po shkojnë keq. Dhe po, në çdo takim që kam pasur me ju, të dashur demokratë dhe qytetarë të lirë të këtij vendi të stërmunduar, kam marrë prej jush vetëm një mesazh: Ju nuk dorëzoheni! Të gjithë bashkë ne nuk dorëzohemi! Nga ju në këtë shesh dhe në çdo takim kam mësuar leksionin më të madh të jetës sime politike, se sakrifica dhe besimi janë dy vlerat më të mëdha që na kanë mbajtur gjithmonë në këmbë, se sakrifica dhe besimi do të na çojnë përpara.

 

Artikuj te sugjeruar

video

Reagon Cllevio!

Reagon Cllevio!

Matilda,Piranja jonë vegjetariane: gjatë javës kap të korruptuarit, të dielën thyen rekorde në male!

Deklarata e Gjestit!

7 September 2026

Pamje apokaliptike nga Puka!

7 September 2026

Aida, piranja jonë e parë, rikthehet në skuadër më e motivuar se kurrë për të kapur maniakët.

Qytetarët na frymëzojnë çdo ditë. Bisedat e mikpritja e tyre na japin motiv për punën me pasion.

Luela Gaxhja, “stari” i Piranjave, që kërkon çdo ditë rritje rroge.

5 September 2026

5 September 2026

Florjan Binaj rikonfirmon: Do kandidoj sërish si kandidat i pavarur

Edon Kuqi/Piranja jonë politike që ngatërroi ëndrrën e gazetarit me atletin 100m.

Dyshime për zjarrvënie të qëllimshme

Humbi jetën në aksidentin tragjik, një muaj më parë i propozoi për martesë.

Qytetarja denoncon me video ngacmimin ne autobus. #news

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve