Qeveria ka përgatitur një ligj të ri për sigurinë kibernetike duke e përafruar atë me direktivat e Bashkimit Europian dhe duke bërë plotësimet e nevojshme në hallkat që mungonin në zinxhirin strukturor. Referuar relacionit të projektiligjit që është nxjerrë për konsultim janë disa aspekte të reja që shtohen në sigurinë kibernetike.
Së pari relacioni citon se ka parashikime të qarta ligjore lidhur me subjektet përgjegjëse të sigurisë kibernetike dhe detyrat përkatëse të tyre (Autoritetin Kombëtar Përgjegjës për Sigurinë Kibernetike, CSIRT-in kombëtar, CSIRT sektoriale, CSIRT pranë operatorëve të infrastrukturave të informacionit).
Po kështu parashikohet ngritja e një strukture që bën monitorimin e sigurisë në nivel kombëtar – SOC Kombëtar . Një tjetër strukturë e re ngrihet për trajtimin e situatave emergjente dhe gjendjes së krizës kibernetike – CERT.
Një tjetër element është garantimi i sigurisë kibernetike përmes rregullimit të certifikimit të sigurisë kibernetike në përputhje me skemat e certifikimit të Bashkimit Evropian si dhe procedurat e lidhura me to.
Relacioni nënvizon si risi parashikimet e qarta ligjore lidhur me administrimin e sigurisë kibernetike: forcimin e masave të sigurisë kibernetike, rritja e mbikëqyrjes në kuadër të zbatimit të tyre, masat për menaxhimin e riskut, raportimet e incidenteve, raportimet vullnetare.
Po kështu theksohet rritja e bashkëpunimit kombëtar dhe ndërkombëtar për forcimin e sigurisë kibernetike në vend dhe përmbushjen e detyrimeve ndërkombëtare në këtë fushë.
Drafti bën gjithashtu transpozimin e plotë të Direktivës NIS1 si dhe përfshirja e disa elementeve të Direktivës NIS2, duke përmbushur objektivin e përafrimit të legjislacionit vendas me atë të BE-së në kuadër të Planit Kombëtar të Integrimit Evropian të Republikës së Shqipërisë (2023-2025).
Projektligji vlerësohet se do të ketë efekte financiare në momentin që miratohet pasi do të kërkojë që të bëhen investime nga operatorët me infrastruktura që mund të preken nga sulmet kibernetike por sesa është ky efekt nuk mund të bëhet një përllogaritje aktualisht. Këto investime duhet të bëhen në funksion të rritjes së sigurisë për mbrojtjen e sistemeve dhe rrjeteve të informacionit. /Monitor.al
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
27 Prill11:14
Qeveria vendos: Kujt i ka skaduar karta e identitetit, do të lejohet të votojë më 14 maj
Kujt i ka skaduar karta e identitetit, do të lejohet të votojë më 14 maj. Kabineti qeveritar këtë të enjte ka zhvilluar mbl...
POLITIKE
26 Prill23:00
Shtyrja e seancës për VKM e ndërtimeve pa leje/ “Kushtetuesja”: U konstatuan parregullsi
Gjykata Kushtetuese, ka shtyrë edhe një herë tjetër seancën për shqyrtimin e padisë së Partisë Demokratike pë...
POLITIKE
26 Prill14:14
Reagimi - Posteri i Belindit/ Berisha: Më duket pak, dënoj ndërhyrjen e Sorosit dhe mafiozëve që hiqen si myftinj
Kryetari demokrat, Sali Berisha, komentoi edhe debatin e stisur nga Erion Veliaj dhe mediat e tij në lidhje me një poster të kandidatit opozita...
POLITIKE
26 Prill13:22
Mediat serbe: Rama dështoi! Nisma për të rrëzuar raportin e Dick Martit do prodhojë vetëm informacione pa peshë politike
SERBI- Mediat serbe raportojnë se kryeministri Edi Rama ka dështuar me kërkesën e depozituar në Këshillin e Evropës pas rap...
POLITIKE
26 Prill11:59
Rama niset drejt Londrës, nënshkruan marrëveshje me Manchester City, do sjellë akademi futbolli në Durrës
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka përzgjedhur Manchester City si skuadrën me të cilën do të nënshkruajë një marr&e...
POLITIKE
26 Prill11:57
Rama kërcënon votën kundër: S’është presion, por me opozitarët s’ka bashkëpunim në bashki
Kryeministri Edi Rama ka bërë sot thirrje anti- kushtetuese dhe ka kërcënuar se nuk do të njohë votën e shqiptarëve n&...
POLITIKE
26 Prill11:56
Polemika / Lubonja: Pse të barazlarguarit s’bashkohen dot kundër të keqes
Shkrimi ku shtjelloj pse sot jam kundër të baraslarguarve ka hapur mjaft polemika. Duke e interpretuar termin “bashkim” si shkrirje apo ...
POLITIKE
26 Prill11:54
Gjykata Kushtetuese shtyn sërish vendimin për VKM-në e ndërtimeve pa leje
Gjykata Kushtetuese ka shtyrë edhe një herë tjetër seancën për shqyrtimin e padisë së Partisë Demokratike pë...
POLITIKE
26 Prill11:54
Qytetari denoncon Rakip Sulin në Kamëz: I dërgojmë fëmijët në shkollë me çizme ose varka
Një tjetër denoncim vjen për kryetarin e Bashkisë Kamëz Rakip Sulin, për mungesën e investimeve në rrugët dhe lag...
POLITIKE
26 Prill09:00
Zbulohet ekipi! Rama niset drejt Londrës, nënshkruan marrëveshje me Manchester City, do sjellë akademi futbolli në Durrës
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka përzgjedhur Manchester City si skuadrën me të cilën do të nënshkruajë një marr&e...