POLITIKE

Rama në koalicionin kundër Trump, Nesho: Kërkon protagonizëm, pjesë e strategjisë për pushtet

Piranjat Përditësimi i fundit 19 Prill 2026, 17:48

Rama në koalicionin kundër Trump, Nesho: Kërkon

Diplomati dhe ish-ambasadori Agim Nesho, i ftuar në një intervistë në Syri TV, ka komentuar lëvizjen e fundit të kryeministrit Edi Rama, i cili iu bashkua në Barcelonë një koalicioni global kundër presidentit amerikan Donald Trump.

Sipas Neshos, ky veprim i Ramës nuk përbën surprizë. Ai theksoi se sjelljet e kryeministrit duhen parë si tipare të një lideri “pa vizion, konfuz dhe që i shërben vetëm pushtetit të tij”. Në analizën e tij, Nesho e cilësoi Ramën si një “kameleon politik” dhe “aventurier”, duke theksuar se një profil i tillë është shfaqur që në fillimet e karrierës së tij politike.

Më tej, Nesho ngriti pikëpyetje mbi ndikimin e këtyre lëvizjeve në forcimin e pushtetit të Ramës, duke argumentuar se qëndrimet e paqëndrueshme politike nuk krijojnë besueshmëri tek partnerët ndërkombëtarë. Ai shtoi se liderë të tillë perceptohen si oportunistë që përpiqen të kënaqin të gjitha palët, gjë që sipas tij nuk është gjithmonë efektive në diplomaci.

Nesho: E shikoj siç është ai vetë. Domethënë një njeri pa vizion, një njeri konfuz, një njeri që i shërben vetëm pushtetit të tij.

Po, e nis me nga diskutimi me atë që ju kërkuat ju në fillim, që a ishte e çuditshme. Për mua nuk përbën çudi, ashtu si nuk duhet të përbëjë çudi as për opinionin e shëndoshë të vendit tonë, i cili e ka parë një aventurier politik që në rastet, fillimet e demokracisë shqiptare, kur krijoi një parti islamiko-kristiane vetëm për të rënë në sy të ish-sekretarit të shtetit James Baker, për të thënë që në Shqipëri, modeli i bashkëjetesës së feve është aq i tillë sa mund të krijohen edhe, organizma dhe parti të ndryshme të cilat mund të avancojnë si një model suksesi këtë në botë. Pra, është një njeri përtej aventurierit, një njeri që ë, impresionohet nga gjërat e pakta.

Por, tani vijmë te pyetja juaj e dytë. A i i përkon dhe i përshtatet kjo idesë të fuqizimit të pushtetit të tij? Këtu mendoj si juve që në radhë të parë, nuk i shërben, për arsye sepse një kameleon politik si Rama duke kaluar nga një anë në anën tjetër, nuk do të prodhojë, se njëherë edhe këto organizma ose individë të cilët janë në krye të qendrave vendimmarrëse kudo që të jenë në botë, qofshin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ashtu edhe në Bruksel, kur shikojnë individë të cilët janë jo vetëm të paqëndrueshëm, po që nuk përbëjnë dhe nuk përfaqësojnë asnjë gjë përveçse, makiavelizmin e tyre imperfekto. Domethënë që përpiqen gjithmonë që t'i shesin si arritje. Domethënë, në thelb Rama përfaqëson pikërisht atë shtresë e cila, kërkon që me, me anë të veprimeve të tilla, diplomatike, të jetë në një anë i pranishëm, në një anë tjetër të tërheqi vëmendjen për atë aktivitetin e tij politik dhe nga ana tjetër t'ju bëjë qejfin të gjitha palëve. Gjë që nuk shkon, në të gjitha rastet. Por si e kompenson Rama dhe si e bën Rama që kjo gjë mos të ndëshkohet? Kjo është pyetja e dytë që vjen në mënyrë normale.

Në radhë të parë, ky kameleon politik është një njeri që blen influencë kudo në botë. Është një njeri i cili e ka kthyer Shqipërinë në një plaçkë tregu, ku interesat dhe të ardhurat që i takojnë opinionit publik, ky i tjetërson duke jua dhënë këto në një mënyrë direkte ose indirekte autokratëve të cilët dhe klientelizmit të kryeministrit. Ky e ka kapur gjithë ekonominë e vendit, e kontrollon dhe fatkeqësisht Shqipërinë të cilën e ka kthyer në një vend rentier ku këta do të marrin dhe përfitojnë nga ato interesa me zhvillimin e vendit, sidomos vetëm në një sektor që është turizmi. Pra, Rama merr pjesë në konventën e madhe për demokracinë, e cila në fund të fundit është një, një konventë e forcave progresiste për t'i kundërvënë, dhe këtu është shumë interesante se përmendi dhe një shprehje të komunizmit klasik, të që thonë kundërshtarëve reaksionarë. Domethënë sikur fryma që po sjell Trumpi dhe trumpizmi është një frymë reaksionare.

Ndaj kujt? Ndaj pikërisht atyre të cilët e krijuan dhe e sollën në pushtet trumpizmin. Dhe këtu është çështja më kryesore. Kanë qenë pikërisht këto modele të papërfaqësuara nga populli që fillonin edhe përkrahnin ë forcat, forcat e margjinalizuara ose minoritete deri në veprimet e tyre ekstreme. Lëvizja uokiste, dhënia përparitet përpara interesave të shoqërisë të LGBT-së, prishja e të gjithë standarteve për një shoqëri të fortë, për respektimin e familjes, respektimin e fesë, të një shoqërie solide që do të çonte si element bazë i shoqërisë perëndimore. Përkundrazi,  e shpërfytyruan këtë. Të një lëvizje majtiste e cila gjithë bastin e saj e vuri drejt globalizmit, duke krijuar frymën e krijimit të identitetit kulturor të gjithë masave të tjera të cilat prekeshin nga pasurimi i i i bizneseve të fuqishme, financave botërore, që bizneset e tyre i çonin në vendet e botës së tretë për arsye fitimi, sepse ë fitimet që merrnin nga një fuqi punëtore e papaguar do të ishin më të mëdha, pa respektuar të drejtat dhe jetën e qytetarëve të shumicës së vendeve të tjera perëndimore.

Pra, në themel, janë pikërisht këta, të ashtuquajtur liderë, të cilët ë e çuan shoqërinë perëndimore drejt një degjenerimi, të cilën ne e pamë edhe relativizimin dhe forcën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe gjithë perëndimit me rastin e rikthimit të talebanëve. Një Shtetet e Bashkuara të Amerikës e shpartalluar, që njerëzit ë kapeshin te avioni vetëm për të shpëtuar jetën e tyre. Pra, kjo ishte gjithë procesi që të ashtuquajturit liderët progresivë botërorë, sot po ngrenë kambanën për të një një luftë kundër ideve reaksionare, të ashtuquajtura, në thonjëza, ata e thonë tamam sikur është e tillë, ndaj një trumpizmi i cili po dominon me konservatorizmin e tij.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë