POLITIKE

Referendumi/ Teliti: Mbështetja ndaj Berishës është më e duhura, vazhdimësi e drejtimit të tij në punët e PD

Piranjat Përditësimi i fundit 23 Maj 2026, 11:50

Referendumi/ Teliti: Mbështetja ndaj Berishës është më

Në një intervistë për Syri Tv Dorian Teliti anëtar i kryesisë dhe i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike tha se referendumi i votëbesimit ndaj Sali Berishës ishte procesi i duhur politik, pasi PD-së nuk i duhej një farsë zgjedhore të cilat demokratët vetë i denoncojnë.

Për Telitin mbështetja ndaj lidershipit aktual të Sali Berishës është gjëja sot më e shëndetshme, më e duhur është vazhdimësia e drejtimit të tij në punët e Partisë Demokratike.

Reagimi Telitit:

Sali Berisha nuk është kryetari i Partisë Demokratike, është lideri i Partisë Demokratike dhe është normale që ne sot mos të krijonim një proces farsë, por të kishim një proces demokratik ku lidershipi i saj, zoti profesor doktor Berisha, të dali para demokratëve për të marrë konfirmimin.

Unë kam qenë që në orët e para të mëngjesit, që kur ka filluar procesi, kam qenë në degën 12 dhe në degën 13 të Tiranës, ku kam parë një entuziazëm me thënë të drejtën në sytë e demokratëve, të anëtarësisë.

Kam ngelur i surprizuar nga pjesëmarrja në këto dy degë për sa i përket ardhjes dhe dëshirës për të votuar dhe që me bisedat që kam pasur me ta, pasi ata votonin ose para se të votonin jemi në kontakt sepse i njohim me pjesën dërrmuese të tyre, mbështetja ndaj lidershipit aktual të Sali Berishës është absolute. Dhe është gjëja sot më e shëndetshme, më e duhur, vazhdimësia e drejtimit të tij në punët e Partisë Demokratike.

 Nëse donim farsa, farsa kemi pasur. Kemi pasur zgjedhje të 2013 farsë, kemi pasur zgjedhje të 2021 farsë. Pra jemi të ngopur me farsa. Kurse ky është një proces demokratik ku lideri i saj del para qytetarëve për të marrë konfirmimin e tyre. Dhe vetë personalisht, si anëtar i kryesisë dhe i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, ku do i drejtohem rreth mesditës do t'i drejtohem selisë blu për të votuar dhe për të dhënë mbështetjen edhe time personale ndaj lidershipit të zotit Berisha. Ju siguroj që me bindje të plotë që ky është procesi më i duhur dhe që fatmirësisht po ecën, deri në këto momente që po flasim, po ecën ashtu siç duhet, në paqe, në harmoni, ku gjithsecili është duke shprehur vullnetin e tij.

 Pra farsat, jemi të ngopur me farsa. Ne jemi ata që denoncojmë farsat zgjedhore. Nuk na lejohej ne që të krijonim, të ishim ne autorët, të ishim ne bashkëautorët e ngritjes së një farse zgjedhore. Jo. Kjo është mënyra e duhur, kjo është rruga e duhur dhe sigurisht që do të kemi parasysh diçka, kjo janë zgjedhje brenda Partisë Demokratike. Objektivi ynë kryesor është që lidershipi aktual, Sali Berisha, gjatë javëve në vijim të bëjë atë ri-përtëritjen e partisë, duke gërshetuar vlerat aktuale ekzistuese, ata që kanë punuar me meritokraci, me fytyrat e reja, me vlerat e reja për t'i dhënë Shqipërisë opozitën e saj më të fuqishme të 30 viteve të fundit, e cila duhet të jetë e aftë dhe të jetë e gatshme për të marrë drejtimin e punëve me votën e lirë në zgjedhjet sa më të afërta të mundshme, me zgjedhje demokratike" tha Teliti në një intervistë për Syri Tv me gazetarin Bled Marku. 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?